Author: tirana

Debati i ashpër mes Ronaldo Sharkës dhe Eni Shehut të premten e kaluar gjatë spektaklit të Dancing With The Stars u bë pjesë e diskutimit të Fan Club. Roza Lati tha se figura e Ronaldos është ndërtuar mbi ironinë e debatin, duke e konsideruar një gjë normale sjelljen e tij. Nga ana tjetër Lei Kraja, tha se nuk do të ketë më zënkë mes tyre, pasi Eni është i fokusuar tek fitorja e DWTS. Roza: Ronaldo është siç ka mbiemrin, Sharka, peshkaqen. Edhe me thinja në kokë të jetë kështu do të jetë, secili nga ne e ka një pozicion…

Read More

Kryetari i PD së vulës, Lulzim Basha, vizitoi sot në Koplik familjen e Rexhep Currit, familje që vuajtur persekutimin e egër të diktaturës komuniste. “Bashkë me pendesën dhe ndjesën e thellë të Partisë Demokratike për vonesën me të cilën jemi ballafaqur me çështjet themelore si të përndjekurit dhe prona, shpreha vendosmërinë tonë për të hedhur të gjithë hapat e duhur për të shlyer borxhin moral dhe material që shteti dhe shoqëria ka ndaj të përndjekurve politikë”,-shkruan Basha në rrjetet sociale. Postimi i plotë: Kënaqësit të vizitoja familjen e Rexhep Currit, në Koplik. Një familje që ka vuajtur nga persekutimi i…

Read More

Në spitalin Rajonal Memorial Fier kanë filluar të realizohen me sukses procedurat e para të diagnostikimit të patologjive të arterieve karotide (arterieve kryesore që furnizojnë trurin me gjak) dhe arterieve cerebrale nëpërmjet angiografisë cerebrale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se “në Njësinë e Strokut në Spitalin Rajonal Memorial Fier, realizohet me sukses procedura e diagnostikimit të patologjive të arterieve që furnizojnë trurin nëpërmjet angiografisë cerebrale. Kjo procedurë realizohet duke përdorur teknologjinë më bashkëkohore nëpërmjet një kateteri duke krijuar pamje imazherike të avancuara, për të shmangur ndërhyrjet kirurgjikale te pacienti”. Ministrja Koçiu shprehu mirënjohjen…

Read More

Sali Berisha ka bërë thirrje që demokratët dhe opozitarët të ngrihen në betejë kundër regjimit të Edi Ramës. Me një video mesazh në faqen e tij në Facebook, shprehet se ora e fitores po afron dhe prandaj të gjithë duhet të bëhemi bashkë dhe të luftojmë këtë qeveri që i ka shpallur luftë opozitës dhe pluralizmit në vend. ‘‘Ka 8 vite që me egërsinë më të madhe, përdor pushtetin kundër shqiptarëve. Ne nuk mund të pajtohemi më me këtë situatë, me një Vuçiç të dytë në Tiranë, me një Pashiq shqipfolës në Tiranë. Tani është koha për betejë, tani është…

Read More

Prindërit e yllit të Liverpool, Luis Diaz janë rrëmbyer në vendlindjen e tij, në qytetin Barrancas të Kolumbisë. Luis Manuel Diaz dhe bashkëshortja e tij Cilenis Marulanda u rrëmbyen të shtunën pasdite pranë shtëpisë së tyre. Sipas një burri, të cilit mediat kolumbiane iu referuan si miku më i mirë i sulmuesit të Liverpool, prindërit e tij ishin nisur për të shkuar në shtëpinë e një të afërmi kur u rrëmbyen rreth orës 17:30 me kohën lokale, pranë një karburanti, ku sapo kishin furnizuar makinën. Autoritetet u informuan në kohë dhe iu qepën pas rrëmbyesve, duke liruar fillimisht nënën e…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u ka dërguar një mesazh deputetëve të Rithemelimit, mbështetësve te tij dhe aleatëve për shkuar në seancën plenare në Kuvend, ndonëse 23 prej tyre janë përjashtuar pas kaosit që kanë krijuar herët e fundit. “Nesër e hënë, ora 17:00, është planifikuar seanca e radhës plenare. Pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili parashikon përjashtimin tonë për 11 ditë, ne duhet të jemi të gjithë në seancë. Për këtë qëllim, mblidhemi të gjithë bashkë në orën 16:30 për të shkuar në grup në seancë. Ndërkohë, mbledhja e radhës e grupit do të zhvillohet…

Read More

Mjetet ikonike nga Old Cars Club nga Italia tërhoqën vëmendjen e mijëra të pasionuarve pas motorsportit gjatë edicionit të II të Automotive Fair Albania, që u zhvillua 26-29 nëntor në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga ky panair me mjete të veçanta e të rralla. “Mjetet ikonike nga Old Cars Club nga Italia garuan për herë të parë në Shqipëri në një cirkuit të dedikuar qytetës duke tërhequr me qindra e mijëra të pasionuar pas motorsportit në zemër të Tiranës si pjesë e Automotive Fair Albania”. Gjatë këtij panairi publikut ii ofruan minigara, parada dhe shfaqje…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiç tha për televizioni Prva të Serbisë se afatet kohore për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë më nuk kanë asnjë kuptim dhe se Serbia është e gatshme të përmbushë gjithçka që nuk përfshin njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara. Gjermania, Franca dhe Italia kanë kërkuar që Beogradi të njohë de facto pavarësinë e Kosovës dhe që Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kështu është thënë në letrën e nënshkruar nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. Kjo letër vjen pasi…

Read More

Zv/ministri i Jashtëm grek, Giorgos Kotsiras nga Këlcyra ka folur për çështjen ‘Beleri’. Zyrtari grek deklaroi se Greqia shpreson që çështja Beleri të zgjidhet sa më shpejt nga autoritetet shqiptare dhe sipas standardeve të BE. Mesazhi në fjalë është bërë gjatë festës kombëtare të Greqisë, në varrezat ku prehen ushtarët grekë. Mes të tjerash Kotsiras theksoi rëndësinë e zbatimit të Kushtetutës së Shqipërisë, ndërsa shtoi se Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, duhet të betohet dhe të marrë detyrën. Uroj që çështja Beleri të zgjidhet sa më shpejt dhe sipas standardeve të BE. Beleri të betohet dhe të…

Read More

Nesër deputetët do rikthehen në seancë plenare. Për shkak të kaosit që krijuan, 23 deputetë të opozitës, rezultojnë të përjashtuar. Me kërkesë të deputetëve socialistë, mes të përjashtuarve janë kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi si dhe kreu I Rithemelimit Sali Berisha. Gazment Bardhi deklaroi se të përjashtuarit do të jenë në Kuvend, pasi afati për përjashtimin me 10 ditë, përfundon më 29 tetor, dhe jo më 30, sikurse thuhet në vendimin e vulosur me votat e socialistëve në Sekretariatin e Etikës. Më herët, këtë e konfirmoi përmes një statusi në rrjetet sociale, edhe një tjetër prej të përjashtuarve…

Read More

Policisë dhe të burgosur janë lënduar gjatë një përplasje fizike në burgun e Idrizovës në Shkup. Disa nga familjaret qëndronin në hyrje të burgut të Idrizovës për të marrë informatë se në çfarë gjendje shëndetësorë janë të afërmit e tyre. “Vëllain e kam këtu, është i burgosur e di se është i maltretuar dhe është shumë keq, ndoshta ka edhe këmbë të thyer dhe është shumë keq. Nuk e di në çfarë shteti jetojmë a është shtet demokratik ky a nuk di çka të them. I mora edhe disa foto që ua dërgova edhe ju si dëshmi se në çfarë…

Read More