Author: tirana

Ylli i NEC Nijmegen, Bas Dost u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes së skuadrës së tij në Eredivisie me AZ Alkmaar të dielën. Sulmuesi holandez u rrëzua në minutën e 90-të të ndeshjes, duke pasur konvulsione, me arbitrin që ndaloi menjëherë ndeshjen dhe ekipin mjekësor që vrapuan në fushë. During the AZ Alkmaar – NEC Nijmegen match, Bas Dost suddenly collapsed to the ground and was surrounded.We hope nothing bad happens pic.twitter.com/Bn5uxKl1De— Football Live (@tod32255) October 29, 2023 Mjekët ofruan menjëherë ndihmën mjekësore, ndërsa klubi i Az Alkmaar ka qetësuar të gjithë duke konfirmuar se 34-vjeçari është në vetëdije të…

Read More

Lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit po shoqërohet me lajme të rreme, që gazetarët përpiqen t’i verifikojnë. Por sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës Robin Guess, masat e situatës së jashtëzakonshme përmes të cilave Izraeli po ndalon kanalin televiziv Al Jazeera mund të krijojnë hapësirë për censurë në një peizazh tashmë të paqëndrueshëm lajmesh dhe informacioni. Në kuadër të përshkallëzimit të fushatës ushtarake ndaj Hamasit, Izraeli ka ndërmarrë hapa për të goditur një media të cilën e akuzon se po përkrah grupin militant. Si pjesë të rregullave të situatës së jashtëzakonshme, Izraeli ka përfshirë një plan për të mbyllur zyren e…

Read More

Armaldo Kllogjeri ka qenë sot i ftuar në “Dancing With the stars Fan Club”. Pak pas nisjes së intervistës, Armaldo, ashtu si gjithë, donte të mësonte të vërtetën për shtatzëninë e Kiara Titos, e në emision nuk kanë munguar ngacmimet. “Doja të uroja për shtatzëninë, nuk e di nëse je apo jo, po kështu thuhet”, i tha ai Kiarës. Mirëpo, kjo e fundit e zhvendosi bisedën në një temë tjetër, duke mos e zbuluar sërish se si qëndron e vërteta, duke argumentuar se sot ishin aty për të folur për Maestron.

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të takohet të hënën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Von der Leyen sot ka nisur një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Kjo vizitë u bë me qëllim që të diskutohet bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Read More

Drejtimi i Vllaznisë pritet t’i besohet ish-trajnerit të Shkëndijës, Qatip Osmani. Ky i fundit do të zëvendësojë Migen Memellin, i larguar këtë të diel pasdite. Mësohet se palët janë në bisedime të avancuara dhe pritet një marrëveshje në orët e ardhshme. 54-vjeçari ka drejtuar më herët edhe dy skuadrat e tjera shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Renovën dhe Shkupin.

Read More

Izraeli ka përgjegjësi për jetën e banorëve të pafajshëm në Gazë, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. Me numrin e viktimave që ka arritur në mbi 8.000 në Rripin e Gazës, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, është nën presion që ta bëjë të qartë se mbështetja e tij për Izraelin nuk nënkupton mbështetje për gjithçka që Izraeli po bën në këtë enklavë. Sullivan tha se Uashingtoni i ka bërë pyetje të vështira Izraelit, përfshirë edhe për çështjet që kanë të bëjnë me ndihmat humanitare, dallimin midis terroristëve dhe civilëve të pafajshëm dhe si Izraeli…

Read More

Një e moshuar ka ndërruar jetë tragjikisht pasditen e kësaj të diele në Sarandë, pasi ra nga ballkoni i banesës. Bëhet fjalë për një 80-vjeçare me inicialet S.A. Ajo jetonte së bashku me të birin, i cili në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në banesë. Priten hetimet e policisë për zbardhjen e rrethanve të ngjarjes.

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në bypass-in e Lushnjës. Drejtuesja 28-vjeçare e mjetit “Toyota” ka përplasur për vdekje një këmbësor. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima i ka prerë rrugën 28-vjeçares. Ndërkohë ende nuk është bërë identifikimi i të ndjerit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Një automjet u përfshi nga flakët pasditen e kësaj të diele para tunelit Tiranë-Elbasan. Mjeti ishte duke lëvizur nga Tiranë në drejtim të Elbasanit, ku ka shpërthyer në flakë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërsa policia po heton ngjarjen.

Read More

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se një e treta e spitaleve dhe gati dy të tretat e klinikave të kujdesit në Gaza tashmë janë mbyllur, për shkak të dëmeve nga lufta ose mungesës së karburanteve. Pas sulmeve të militantëve të Hamasit më 7 tetor, Izraeli ka mbyllur dy pikat e tij kufitare me Gazën dhe e ka vendosur atë nën rrethim të plotë, duke i bllokuar furnizimet me karburante, energji elektrike dhe ujë. Kjo i ka detyruar spitalet në të gjithë Gazën të mbështeten në rezervat e tyre me karburante. Ministrja palestineze e Shëndetësisë, Mai al-Kaila, ka bërë…

Read More

Shumë ukrainas shohin ngjashmëri të madhe mes sulmit të 7 tetorit të Hamasit ndaj civilëve izraelitë dhe agresionit rus kundër Ukrainës që filloi vitin e kaluar. Mes frikës se lufta mes Izraelit dhe Hamasit do të largojë vëmendjen e botës nga vuajtjet e tyre, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze, udhëheqësit dhe politikanët e komunitetit hebre të Ukrainës shpresojnë që SHBA do të vazhdojë të mbështesë si Izraelin edhe Ukrainën. Në një nga sinagogat më të vjetra në qendër të Kievit, përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare mblidhen për të ngrënë darkë së bashku. Në tryezë ata…

Read More