Author: tirana

Profesori i njohur në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Ardit Bido ka zhvilluar një bisedë të hapur me anëtarë të minoritetit në Himarë. Gjatë diskutimit për vetëdeklarimin në pyetësorin e Censusit, Bido është përfshirë në debat me qytetarët që morën pjesë në diskutimin e hapur. Një prej qytetarëve i është drejtuar Bidos duke i thënë “kur kam qenë unë grek ti nuk ke ekzistuar fare”, në mes të debatit për vetëdeklarimin në census. Bido tha se Beleri ka bërë fushatë të mirë, por ka pasur numrin më të madh të emigrantëve që janë kthyer për të votuar, shifër e lartë kjo dhe që…

Read More

Zv/presidentja e SHBA, Kamala Harris nënvizon se SHBA nuk ka asnjë qëllim apo plan për të dërguar trupa luftarake në Izrael ose Gaza. Në një intervistë në programin televiziv 60 Minuta të CBS, Harris saktësoi mbrëmë se SHBA po i ofron shtetit hebre këshilla, pajisje dhe mbështetje diplomatike. “Izraeli pa dyshim ka të drejtë të mbrohet. Thënë kjo, është shumë e rëndësishme që të mos ketë konfuzion midis Hamasit dhe palestinezëve. Rregullat e luftës duhet të respektohen dhe ndihma humanitare duhet të arrijë”, tha Harris.

Read More

Këtë të hënë, vendi do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në vijën bregdetare. Parashikohet që orët e pasdites; të sjellin vranësira në të gjithë territorin e vendit ku më të dendura vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, por mundësia për reshje do të jenë thuajse zero. Përsa i përket situatës termike; Temperaturat e ajrit do të rriten si mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Read More

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën në mbrëmje mbërriti në Shkup, duke filluar turneun e saj në Ballkanin Perënidmor, pasi ajo pas kryeqendrës maqedonase do të vizitojë Prishtinën, Podgoricën, Beogradin dhe Sarajevën. Gjatë vizitës në Shkup dhe vende tjera të Ballkanit Perëndimor, kryetarja e Komisionit Evropian, Von der Leyen do ta do të prezantojë Kornizën Investuese të Ballkanit Perëndimor. Korniza është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Paketa e investimeve e planifikuar nga blloku për avancimin e rajonit…

Read More

Sot në orën 17:00 ka seancë plenare dhe deputetët rikthehen dy javë pas kaosit të fundit. Ndonëse e fundit nuk u zhvillua, për shkak të vendimit të opozitës për të shkaktuar kaos dhe për të bllokuar punimet e Kuvendit, deri në plotësimin e kërkesave të saj, ligjvënësit do të rikthehen për të diskutuar, sipas rendit të ditës për 4 orë, problematikat e zgjedhësve. Por njëjtë si seanca e fundit, edhe seanca e së hënës, pritet të zhvillohet me përplasje mes opozitës dhe maxhorancës. Për shkak të kaosit që krijuan, 23 deputetë të opozitës, rezultojnë të përjashtuar. Me kërkesë të deputetëve…

Read More

Dashi Të hënën mund t’ju sjellë disa vështirësi, por përpiquni të përveshni mëngët pasi do të keni shumë gjëra për të bërë. Kthejeni faqen dhe lini disa situata pas me forcë dhe guxim. Demi Dita e hënë më në fund do të jetë më e mirë se e kaluara dhe humori juaj gjithashtu do të ndikohet pozitivisht. Mundohuni të mos shfryni nervozizmin e grumbulluar në punë apo për çështje të ndryshme në dashuri. Binjakët Të hënën përpiquni të mbani larg nervozizmin dhe agjitacionin edhe nëse keni përgjigje që mund të jenë të ngadalta në arritjen e tyre. Mundohuni të lehtësoni…

Read More

Interi triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Romës, falë golit të Turam, i cili dërgoi në rrjetë një aksion që nisi nga këmbët e Kristjan Asllanit. Asllani u hodh në fushë në minutën e 75-të, në vendin e Çalhanoglu, teksa fjalët më të mira për shqiptarin shprehu dhe trajneri Inzagi pas ndeshjes. I pyetur për aktivizimin e Asllanit, Inzagi u shpreh:  “Asllani erdhi me një personalitet të madh, po rritet shumë. Ka një vit e gjysmë këtu, e di që është ndryshe të luash te Interi. Por ai po i gdhend minutat vetes sepse ai ka kualitet të madh dhe është…

Read More

Interi fitoi 1-0 me Romën për javën e dhjetë në Serie A. Në “Giuseppe Meazza” vendosi goli i Marcus Thuram në minutën e 81-të të ndeshjes. Djemtë e Inzaghit marrin kështu tri pikë me vlerë që i katapultojnë në krye të Serie A. Vendimtar në këtë sfidë ishte edhe Kristjan Asllani. Në minutën e 75 mesfushori u hodh në fushë, teksa iu deshën vetëm gjashtë minuta për të treguar cilësitë e tij. Një pasim i gjatë i kalibruar nga afro 35 metër prej Asllanit, bëri që Dimarco të kontrollonte bukur dhe më pas të pasonte për Thuram, që shënoi golin me…

Read More

Fieri është “blinduar” nga forca të shumta të policisë të cilat kanë zbarkuar në terren. Grupe kontrolli të përbëra nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Struktura e Hetimit në drejtorinë e Policisë Fier, oficerë e agjentë të krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe patrulla e përgjithshme kanë ngritur disa postblloqe në disa pika kryesore të qytetit. Automjetet luksoze e ato te dyshuara janë ato që ndalohen më tepër, ndërsa vihen re edhe kontrolle automjetesh e kontrolle trupore të drejtuesve të tyre e pasagjerëve. Burime të sigurta pranë policisë së Fierit kanë bëre me dije se fokusi është tek kapja…

Read More

Ministri i Jashtëm i Kinës thotë se nuk do të jetë e lehtë të arrihet deri tek një takim i pritshëm mes Presidentit Xi JinPing dhe Presidentit Joe Biden, duke shtuar se të dyja palët duhet të bashkëpunojnë për të arritur rezultate, njoftoi të dielën Pekini. Kryediplomati Wang Yi u takua me Presidentin Biden, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare Jake Sullivan, gjatë një vizite tre-ditore në Uashington. Palët ranë dakord të punojnë për të realizuar një takim dypalësh gjatë forumit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit që zhvillohet në San Françisko në nëntor. Në një deklaratë…

Read More

Nga Mero Baze Sot pati një çlirim të Berishës dhe mbështetësve të tij nga riatdhesimi i Ilirit dhe Monikës në Shqipëri. Në fakt filloi qysh mbrëmë, kur Monika postoi foto me parukierien dhe Meta me një militant të LSI. Edhe pse Berisha nuk ishte i sigurt ku u zhduk këtë javë Ilir Meta ankthi lexohej qartë. Sa herë e pyesnin gazetarët përtypte fjalë sikur kish arra në gojë. Askush tjetër përveç atij dhe mbështetësve të tij nuk kishin ndonjë kuriozitet ku ishte Meta dhe gruaja e tij. Dikush thoshte në një klinikë shëndeti, dikush në një udhëtim turistik në Hungari,…

Read More

Mohammed Hadid, babai i Gigi dhe Bella Hadid, ndau një mesazh në llogarinë personale në Instagram për luftën midis Izraelit dhe Palestinës, teksa e krahasoi qeverinë izraelite me nazistët. Në mbishkrimin e postimit të tij, agjenti palestinez i pasurive të patundshme shprehu pikëpamjen e tij se të dyja palët i kishin etiketuar viktimat si terroriste, pavarësisht nga veprimet e tyre aktuale, ndërsa vuri në dukje se disa njerëz me rrënjë palestineze dhe hebreje kishin ndryshuar emrat e tyre. Ai më pas theksoi ato që ai tha se ishin “ngjashmëri” midis Izraelit dhe nazistëve, duke përfshirë dëbimin e miliona njerëzve nga…

Read More