Këtë të hënë, një makinë e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e ish-shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Bashkim Smaka. Ka qenë avokati Artan Qerkini i ka konfirmuar bastisjen, por ende nuk dihet arsyeja e kontrolleve. “Është duke ndodhur një bastisje, por asnjë informacion tjetër nuk mund të ndajë për momentin”, ka thënë ai. Gjykata Speciale është duke kryer bastisje në banesën e Blerim Shalës, i cili ka qenë këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku e ka cilësuar këtë spektakël të radhës nga Gjykata Speciale. “Batisjet…
Author: tirana
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, nënvizoi domosdoshmërinë që përveç asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është obligim i Kosovës, Serbia duhet të zbatojë të gjitha nenet e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve. “Por, ky [Asociacioni] nuk është i vetmi element që duhet të zbatohet. Serbia po ashtu ka shumë detyrime të pazbatuara nga Marrëveshja dhe ne duhet të shohim që zbatimi të ecë paralelisht, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të marrin atë për të cilën janë pajtuar”, tha Lajçak përmes një postimi në rrjetet sociale. Duke iu referuar propozimit…
Të dielën u shënua një sherr pronësie që agravoi deri në përdorimin e armës. Kjo ndodhi në zonën e Kepit të Rodonit. Në konflikt janë përfshirë disa persona që pretendojnë se janë përfaqësues të Kishës Katolike, me banorët e fshatit Shetaj, mes tyre edhe ish-deputeti i PS Mark Frroku dhe të afërm të tij. Si pasojë policia ka vënë në pranga 8 persona që janë përfshirë në konflikt, mes tyre edhe Frroku. Përfaqësuesja e Kishës Katolike në këtë zonë, Ana Shtjefni ka thënë për një media në vend, se personat që kanë pretenduar se janë përfaqësues të Kishës, nuk janë…
Kreu i “Forumit Shqiptar”, Nik Gjeloshaj, do të jetë zëvendëskryeministri i ri i Malit të Zi dhe Ministër i Ekonomisë. Në qeverinë e ardhshme të Malit të Zi pritet të ketë dhe 2 poste të tjera ministrore që do të mbahen nga shqiptarët, respektivisht Fatmir Gjeka do të marrë drejtimin e Ministrisë së Pakicave. Ndërkohë që Marash Dukaj do të jetë ministër i ardhshëm i Administratës Publike. Ai thotë se është një maratonë për të punuar dhe zhvilluar Malësinë dhe shqiptarët. ”Rrugëtimi do të jetë sfidues, por përpjekja ime do të jetë maksimale për t’i qëndruar fjalës së dhënë! Dhe…
Një tjetër grua humb jetën nga dhuna e bashkëshortit. 31-vjeçarja Etleva Bodi që bashkëshorti tentoi ta mbyste dy ditë më parë në Itali, ka ndërruar jetë në spital, pasi po luftonte mes jetës dhe vdekjes. Ajo banuese prej kohësh në qytetin e Ligurisë, humbi jetën mbrëmjen e së dielës së 29 tetorit. Ajo u mbyt nga bashkëshorti i saj, Selami Bodi, një punëtor ndërtimi 41-vjeçar shqiptar, në dhomën e tyre të gjumit, në lagjen qendrore Villapiana. Çifti ka katër fëmijë të vegjël, të gjithë të mitur, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç. Etleva po luftonte mes jetës dhe…
Një konflikt pronësie në zonën e Kepit të Rodonit, çoi në arrestimin e tetë personave nga Policia e Shtetit. Mes të arrestuarve është dhe ish-deputeti i PS-së, Mark Frroku. Mësohet se gjatë sherrit është qëlluar me armë. Nga të dhënat paraprake, ka dyshime se personi që ka qëlluar me armë është kushëri i ish-deputetit Frroku. Konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e fshatit Shetaj, nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga rikonstruksioni i bibliotekës së Lushnjes. Rama shprehet se pas transformimit të bibliotekës, të rinjtë kanë tashmë akses në plot 83 mijë libra për të zgjeruar dijet e tyre, dhe për të kaluar kohë cilësore në mjedise moderne e dinjitoze. Rikonstruksioni i bibliotekës,e konceptuar edhe si hapësirë multifunkisonale, ku të rinjtë angazhohen në trajnime dhe bashkëbisedime të ndryshme, u mundësua me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR), në kuadër të projektit “Të rinjtë për të rinjtë”. Pjesë e bibliotekës do të jetë edhe një kënd i teknologjisë së informacionit ku…
8 persona janë përfshirë në konfliktin në Kepin e Rodonit në Durrës për çështje pronësie. Mes të arrestuarve është edhe ish-deputeti i PS-së Mark Frroku. Ky i fundit ka qenë i pranishëm në sherrin me banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike për çështje pronësie. NJOFTIMI I POLICISE Në zonën e Kepit të Rodonit, disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., M. F., M. L. dhe P. D. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se…
Më 4 nëntor, kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste. Sipas udhëzimeve të selisë rozë delegatët në orën 11:00 do të duhet të jenë tek Pallati i Kongreseve për të zyrtarizuar vendimet e Asamblesë në fillimi të sezonit të ri politik. Më 4 shtator Rama prezantoi ndryshimet në sekretariatin ekzekutiv të partisë që drejton, me në krye Sekretarin e Përgjithshëm që mbahej nga Damian Gjiknuri. Emrat e rinj me në krye zëvendësuesin e Gjiknurit, Blendi Klosi, që më herët mbante detyrën e sekretarit organizativ do të votëbesohen për të nisur punën në postet drejtuese në…
Edhe këtë të hënë, studentët e Mjekësisë vijojnë bojkotin dhe protestat kundër ligjit që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve. Sot ata janë mbledhur sërish në protestë para godinës së rektoratit, ndërsa një përfaqësi e tyre do të zhvillojë edhe një takim me rektorin Arben Gjata. Studentët kërkojnë mbështetje publike nga Gjata, kërkojnë mos u paraqitet asnjë kontratë derisa Gjykata Kushtetuese të japë vendimin final dhe pedagogët të mos ushtrojnë presion. Prej më shumë se 4 javësh tashmë studentët e Mjekësisë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur protestat kundër ligjit që i vendos mes…
Fshati Iballë feston 120 vjetorin e shkollës e hapjes së shkollës në gjuhën shqipe për zonën e veriut, njëherësh një prej katër shkollave të para në gjuhën shqipe në të gjithë vendin. Në vitin e largët 1903 pariotët arsimdashës të Iballës me mbështetjen e Ipeshkvisë së Sapës dhe vëllezërve Mjeda, si dhe Konsullatës Austro- Hungareze në Shkodër, morën nismën patriotike dhe atdhetare për të hapur shkollën shqipe në Iballë të Pukës. Kjo shkollë e ktheu zonën në simbol të dijes dhe kulturës kombëtare. Me rastin e 120-vjetorit të themelimit të kësaj shkolle, intelektualë dhe biznesmenë patriotë të zonës ngritën komisionin…
Nga ”armiqë” në ”Big Brother Albania”, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari u bënë bashkë në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”. Ata kanë treguar emocionet gjatë xhirimeve, ku nuk kanë munguar as debatet, por më tepër kanë mbizotëruar momentet e bukura. Në një dokumentar ku tregohen prapaskenat e filmit, Olta Gixhari thotë se i ka qëndruar shumë pranë Luizit nga ana profesionale. Ajo shprehet se i gjithë xhirimi i filmit është shoqëruar me debate, por edhe punë. Luizi: Është shumë e vërtetë që raporti që ne kemi në jetën reale është ndjerë gjatë gjithë kohës në xhirime. Olta: Në fakt kështu…