Author: tirana

Gjatë paradites së sotme në rrjete sociale qarkulloi videoja e një tanku izraelit që qarkullon në rrugën “Salah ed Din”, e ciola lidh veriun e Gazas me jugun ku presupozohet se do të lëvizin palestinezët për të shkuar në jug. Gazetarët kanë filmuar momentin kur tanku qëllon me predhë ndaj një makine që po lëvizte aty. BBC verify ka konstatuar se videoja është e vërtetë dhe ka ndodhur sot. Initial unconfirmed footage circulating social media, reportedly an IDF Merkava on Salah Al-Dinn Street pic.twitter.com/aLBizwPYIv— Aurora Intel (@AuroraIntel) October 30, 2023

Read More

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani së bashku me disa prokurorë dhe oficerë të BKH-së janë nisur në Washington në kuadër të trajnimeve. Pritet që gjatë takimit të kenë takime dhe me kolegët amerikanë të FBI-së. Po kështu në axhendën e Dumanit parashikohen dhe takime me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme amerikane dhe Departamentit të Drejtësisë.

Read More

DASHI: Shumë e rëndësishme në Nëntor të veprojë dhe të zgjedhë rrugën e dialogut. Rruga më e mirë është biseda. Në jetën personale dhe në fushën e bashkëpunimit, do të keni shanse unike dhe partnerët do të jenë pranë jush. Kujdesuni në Nëntor në sferën financiare dhe kujdesuni që të bëni lëvizje të kujdesshme e të programuara dhe të jeni të kujdesshëm që lëvizjet që do të bëni në Nëntor të mos ju udhëheqin në gabime që do të jetë vështirë t’i korrigjoni më vonë. Pas datës 24 Nëntor, situata përmirësohet dhe me Hënën e plotë në datën 27 Nëntor,…

Read More

Mesa duket skenaret se sot në orën 17:00 mund të kishte një përplasje në ambientet e jashtme të Parlamentit ka bërë që maxhoranca të anulojë vendimin për përjashtimin e 23 deputetëve të Rithemelimit dhe të grupit të Gazment Bardhit, dhe të lejojë pjesëmarrjen e tyre në seancë plenare. “Të nderuar kolegë, zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anulluar”,-mësohet të ketë njoftuar Bardhi kolegët.

Read More

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli do të duhet të paraqitet në dyert e Prokurorisë në orën 10:00, ditën e mërkurë më 1 nëntor. Ai do të pyetet për të dhënë versionin e tij mbi hetimet që po kryen për dëmshpërblimet e tërmetit. SPAK-u po kryen hetime ndaj kryebashkiakut dhe zyrtarëve të bashkisë, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Nga ana tjetër, SPAK-u ka vendosur nën hetim edhe kryetarin e Rrogozhinësn Edison Memollën, pas…

Read More

Avokati Genc Gjokutaj ka ankimuar masën e Gjykatës së Posaçme ndaj Sali Berishës, i cili është lënë në ”detyrim paraqitje” si dhe nuk lejohet që të udhëtojë jashtë vendit. ”Unë depozitova ankimin ndaj Apelit. Vendimi për seancë e verifikimit të ekzekutimit nuk është depozituar akoma, kjo është një shkelje akoma më e madhe flagrante, në përpjekje të gjykatës edhe për të na humbur afatin, pasi sigurisht për masat e sigurimit kanë një praktikë antiligjor që kanë aplikuar dhe kjo praktikë ka hequr mundësinë për të bërë ankim me argumente. Ne e kemi dorëzuar dhe kemi thënë shkakun përse ky ankim…

Read More

UNICEF jep alarmin se fëmijët dhe familjet në Gaza po vuajnë edhe për ujë të pijshëm. Sipas OKB-së pavarësisht gati 100 kamionëve me ndihma që kanë hyrë ditët e fundit nga Egjipti, banorët e Rripit të Gazës kanë nevojë për shumë herë më shumë furnizime. Qartë situata duket në këto pamje ku me mijëra palestinezë shfaqën duke u dyndur e mbajtur radhë në pikat e Kombeve të Bashkuara të shpërndarjes së ndihmave. Prokurori i gjykatës ndërkombëtare për krimet, Karim Khan tha se privimi i civilëve nga nevojat elementare si ushqimi dhe ilaçet përbën krim lufte. Ai i bëri thirrje Izraelit…

Read More

Ish-deputeti i PS-së, Mark Frroku nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me konfliktin për pronën te ”Kepi i Rodonit”. Pavarësisht se blutë kanë administruar pamje filmike ku dokumentojnë veprimet e dhunës, Frroku u ka thënë hetuesve se nuk dinte asgjë, nuk kishte ndodhur asgjë dhe nuk ishte konfliktuar askush. Për shkak të deklarimeve të tij i janë shtuar në ngarkim edhe veprat penale moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Praninë e tij në zonë e ka justifikuar si ndërtues i murit dhe ishte pajtuar nga përfaqësuesit e kishës. Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe për…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka porositur zyrtarët maqedonas se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian varet nga ndryshimet kushtetuese. Pas takimit me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, të hënën në Shkup, shefja e KE-së tha se ndodhet në Maqedoninë e Veriut që Kovaçevskit dhe qytetarëve të këtij shteti t’iu përcjell mesazhin se “jeni në rrugë të mirë që t’i bashkoheni BE-së dhe se BE-ja mezi pret që t’iu shohë në mesin e saj”. “Ndryshimet kushtetuese janë një hap i domosdoshëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Ajo çfarë ka arritur Maqedonia e Veriut…

Read More

Edmond Rrushi, ish-deputet i ish-LSI, është drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke zëvendësuar në këtë detyrë Jeta Dedën, e cila dha dorëheqjen tre ditë më parë. Edmond Rrushi u prezantua nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj. “Në prezantimin e drejtorit të ri të AKU, Edmond Rrushi, përcolla për të gjithë punonjësit e këtij institucioni mesazhin e rëndësishëm që siguria ushqimore është “gur themeli” për një jetë të shëndetshme për konsumatorët, për familjet tona. Theksova se forcimi i metodologjisë së riskut, përmes rakordimit të një plan veprimi për 2024, bashkë me Ministrinë e Brendshme,…

Read More

Ish-deputeti i PS-së, Mark Frroku u arrestua për konfliktin e ndodhur dje në Kepin e Rodonit. Emri i tij padashje u bë çështje diskutimi në mbledhjen e sotme të Komisionit të Financave dhe Ekonomisë. Kryetari i Komisionit, deputeti i PS-së Eduard Shalsi po diskutonte mbi pikat e rendit të ditës, i është drejtuar deputeti të PS, Frrok Gjinit, duke i thënë “zoti Frroku”. Ky i fundit i është kthyer me batutë duke i thënë ‘s’jam Frroku, jam Gjini… Frroku është në…”. Pjesë nga diskutimi: Shalsi: Kalojmë në votim nëse nuk ka diskutime të tjera? Duke falënderuar të ftuarit kalojmë tek…

Read More