Author: tirana

Në nisje të seancës së sotme parlamentare, ka pasur përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. Situata e agravuar ka sjellë edhe ndërprerjen e seancës plenare, ndërsa media është nxjerrë nga salla. Deputetë të opozitës dhe mazhorancës kanë replikuar me njëri-tjetrin, duke mos lejuar të marrë fjalën asnjëri dhe duke bllokuar punimet e kësaj seance plenare. Pjesë e seancës janë edhe 23 deputetët e përjashtuar, të cilët javën e kaluar bllokuan foltoren, hoqën mikrofonët dhe nuk lejuan ministrat që të ulen në vendet e tyre.

Read More

Ka nisur me tensione seanca plenare e Parlamentit. Deputetët e opozitës kanë rrethuar sërish foltoren e Kuvendit. Nderkohe qe mes ligjvenesve te PS dhe Pd nuk kane munguar dhe konfrontimet fizike me grushte. Ndërkohë që deputetët e opozitës janë penguar nga Garda e Republikës. Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të largohen nga salla e Parlamentit efektivët e Gardës së Republikës. Të dalë jashtë garda! Nxirreni Gardën e Republikës”- janë shprehur deputetët e PD.

Read More

Banka Botërore pret që çmimet globale të naftës të jenë mesatarisht 90 dollarë për fuçi në tremujorin e katërt dhe të bien në një mesatare prej 81 dollarë vitin e ardhshëm pasi ngadalësimi i rritjes frenon kërkesën. Megjithatë, Banka paralajmëroi se një përshkallëzim i konfliktit të fundit në Lindjen e Mesme mund të rrisë ndjeshëm çmimet, raporton Reuters. Raporti i fundit i Bankës Botërore mbi perspektivën për tregjet e mallrave vëren se çmimet e naftës janë rritur vetëm rreth 6% që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, ndërsa çmimet për mallrat bujqësore, shumicën e metaleve dhe lëndëve të tjera të para…

Read More

Moderatorja Rudina Magjistari ka ndarë disa pamje nga Parisi, ku së bashku me vajzën dhe bashkëshortin kanë kaluar disa momente të bukura në Disneyland. Ajo ka postuar një seri fotosh, mes tyre edhe imazhe me vajzën Mia, të cilën rrallë e nxjerr në rrjete sociale. Familja kanë pozuar të tre së bashku dhe shumë të lumtur nga ky udhëtim në tokën e përrallave Disneyland. View this post on Instagram A post shared by RUDINA MAGJISTARI (@rudinamagjistari)

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku një 80-vjeçar është gjetur i vdekur. I moshuari ishte larguar nga shtëpia që ditën e djeshme dhe kishte dalë në bjeshkët e Pojanit, por nuk u rikthye më. Pas kontrolleve, 80-vjeçari është gjetur i pajetë, teksa në trup nuk i janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka qenë natyrale. Njoftimi i policisë: Më datë 30.10.2023, në Komisariatin e Policisë Tropojë kanë njoftuar familjarët e shtetasit D. B., 80 vjeç, banues në fshatin Kojel, se ky shtetas kishte dalë në bjeshkët e Pojanit, që ditën e djeshme dhe nuk ishte…

Read More

Të gjitha automjetet e parkuara gabim tek Kryesia e Kuvendit janë gjobitur nga policia rrugore. Vetëm gjatë javës së fundit Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë rreth 11 mijë e 400 drejtues mjetesh të cilët nuk respektonin kodin rrugor. Rreth 10 mijë masa janë vendosur për parkimet e gabuara. “Vazhdon të jetë fenomen shqetësues parkimi i gabuar pavarësisht se ne e kemi monitoruar, ndëshkuar, kemi bere dhe sensibilizime. Rreth 40% e trafikut mbingarkohet si pasojë e parkimeve të gabuara. Janë disa segmente rrugore si rruga “Myslym Shyri”, “Rruga e Kavajës”, Durresit, Dibrës, bulevardi “Zogy i Parë”, “Bajram Curri”…

Read More

Pesë punëtorë humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur në një aksident të rëndë në një kantier ndërtimi në lagjen Hafen City të Hamburgut në Gjermani. Viktimat ishin duke punuar në skela, të cilat në një moment u shembën duke i zënë ata poshtë. Forca të shumta policie dhe të ndihmës së shpejtë shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.

Read More

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur të hënën aktakuzë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe tre deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me përleshjen fizike të 13 korrikut në një seancë plenare në sallën e Kuvendit të Kosovës. Bislimi dhe deputetët Mërgim Lushtaku dhe Hajdar Beqa dyshohen për kryeje të veprave penale “sulm”, ndërsa Beqa akuzohet edhe për “asgjësim apo dëmtim të pasurisë”. Ndaras, për këtë çështje penale, Prokuroria ka thënë se ekziston dyshim i bazuar që deputeti tjetër, Bekim Haxhiu e ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”. Më 13 korrik, në sallën e Kuvendit përleshjet…

Read More

Më 6 nëntor do të nisë para gjykatës penale në Bruksel gjyqi më i madh i drogës deri më tani në këtë vend. 125 të akuzuar janë në gjyq, kryesisht anëtarë të mafies shqiptare dhe marokene. Ata shkëmbyen miliona mesazhe përmes shërbimit të enkriptuar të bisedave Sky ECC, kodin e të cilit forcat e policisë mundën të thyenin në vitin 2021. Ekzaminimi i të dhënave më pas çoi në kërkime dhe arrestime në të gjithë vendin, dhe më shumë se 32 ton kokainë dhe 7 milionë euro janë sekuestruar. Gjithashtu u çmontuan disa laboratorë droge. Në bankën e të akuzuarve…

Read More

Horoskopi sipas astrologes Krisanthi Kalogeri për muajin Nëntor: DASHI: Shumë e rëndësishme në Nëntor të veprojë dhe të zgjedhë rrugën e dialogut. Rruga më e mirë është biseda. Në jetën personale dhe në fushën e bashkëpunimit, do të keni shanse unike dhe partnerët do të jenë pranë jush. Kujdesuni në Nëntor në sferën financiare dhe kujdesuni që të bëni lëvizje të kujdesshme e të programuara dhe të jeni të kujdesshëm që lëvizjet që do të bëni në Nëntor të mos ju udhëheqin në gabime që do të jetë vështirë t’i korrigjoni më vonë. Pas datës 24 Nëntor, situata përmirësohet dhe…

Read More

Shoqëria gjermane dhe forcat e armatosura duhet të përgatiten për një luftë të mundshme në Evropë, kështu deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Ministri Pistorius tha se lufta Rusi-Ukrainë ishte një pikë kthese historike për Gjermaninë, e cila duhet të sjellë një “ndryshim mentaliteti” në politikë dhe shoqëri. “Ne duhet të mësohemi me idenë se mund të ketë një kërcënim lufte në Evropë dhe kjo do të thotë që ne duhet të bëhemi gati për luftë”, deklaroi ai për transmetuesin publik ZDF. “Ne duhet të jemi gati të mbrohemi dhe të përgatisim forcat e armatosura gjermane dhe shoqërinë për…

Read More