Author: tirana

Qeveria e Serbisë i dërgoi Presidentit të Republikës propozimin për shpërndarjen e Kuvendit Kombëtar dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Në arsyetimin e qeverisë serbe thuhet se “mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat ekzistuese do të siguronte një shkallë më të lartë të demokracisë, duke reduktuar tensionet e krijuara midis opsioneve kundërshtare në shoqëri, duke refuzuar ekskluzivitetin dhe gjuhën e urrejtjes dhe duke afirmuar të drejtën për të shprehur lirisht mendime dhe pikëpamje për çështje të caktuara politike, ekonomike dhe të tjera, duke përfshirë edhe afirmimin e mëtejshëm të vlerave evropiane”. Në propozimin për shpërndarjen e parlamentit,…

Read More

Presidenti kinez Xi Jinping u ka bërë thirrje grave në vendin e tij që të krijojnë një “kulturë të re të martesës dhe lindjes së fëmijëve”, ndërsa kombi po përballet me një popullsi të plakur dhe një rënie rekord të shkallës së lindjeve. Në komentet e publikuara të hënën nga agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, Xi tha se roli i grave është pjesë e diskutimit me grupin e ri drejtues të Federatës së Grave Gjithë-Kinë, e cila vepron nën Partinë Komuniste. Të bësh punë të mirë në punën e grave nuk lidhet vetëm me zhvillimin e vetë grave, tha ai,…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi fajëson socialistët se krijuan ngërç në funksionimin normal të seancës plenare. Ai lajmëroi se opozita është e vendosur që të mos lejojë normalitetin në seanca plenare, me argumentin se mazhoranca ka vendosur asgjësimin e opozitës. Ai renditi dhe arsyet që sipas tij tregojnë se opozita nuk po lejohet që të kryejë veprimtarinë e saj si duhet. “Së pari Kryetarja e Kuvendit të ndërpresë ndërhyrjen në punët e brendshmë të Partisë Demokratike. Të lejohen deputetët e opozitës të caktojnë përfaqësuesit që dëshirojnë në Komisionet Parlamentare pa diktim nga ana e maxhorancës. Çuçi ka…

Read More

Përplasja mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës ka vijuar edhe në ambientet e jashtme të Kuvendit. Ndonëse seanca plenare u ndërpre për shkak të akteve të dhunës, deputetët nuk kanë mundur të ulin tensionet as jashtë Kuvendit. Siç dallohet në videon e siguruar, Garda është prezente për të evituar përplasjen mes deputetëve, të cilët konfliktohen me njëri-tjetrin. Gjatë seancës plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati me deputetin e PS, Vullnet Sina u përfshinë në një konflikt fizik.

Read More

Pas mbylljes së seancës së sotme parlamentare, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi se fletëthirrje nga ana e SPAK ka pasur vetëm për çështjen e inceneratorëve. “S’kam problem të shkoj sërish edhe për operacionet plastike pres të më thërrasë SPAK, s’jam thirrur akoma dhe jam në pritje! Jo nuk jam thirrur për lobimin”, tha Kryemadhi. Sa i përket pyetjes nëse ka ndonjë çështje ndaj bashkëshortit të saj, Kryemadhi tha se edhe mund të ketë, por kjo s’do të thotë asgjë. Sa i përket akuzave të SPAK për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, Kryemadhi u shpreh: “Për mua, Arbër…

Read More

Dita e hënë do të ketë mot të kthjellët. Dita e martë do të nisë me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhën prezente në orët e mesditës në veriperëndim të vendit e gradualisht në orët e mbrëmjes do të shtrihen në të gjithë territorin. Në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave. Dita e mërkurë do të jetë më vranësira dhe prej mesdite intervale kthjellimesh. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të…

Read More

Argita Malltezi, vajza e kryeministrit Sali Berisha ka vendosur si rrallë herë të shfaqet në një intervistë televizive. Malltezi do të jetë sot e ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, teksa pritet të flasë për çështjet e fundit ligjore lidhur me familjen e saj. Prej disa ditësh tashmë, bashkëshorti i saj Jamarbër Malltezi ndodhet në arrest me burg, me akuzat e pastrimit të parave dhe korrupsionit, ndërsa ndaj babait të saj, ish-kryeministrit Sali Berisha rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Read More

Seanca plenare e ditës së sotme ka degraduar në konfrontime fizike mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Lindita Nikolla ka ironizuar me demokratët, duke u thënë: “Mirë e keni krahun?!” Në këto momente deputetët e opozitës kanë tentuar t’u presin fjalën socialistëve, ç’ka solli dhe konfrontimin fizik mes Bledjon Nallbatit dhe Vullnet Sinës. Nallbati ka goditur me grusht Sinën, ndërkohë që ky i fundit e ka shtyrë. Strategjia e PD ka qenë intimidimin e kolegeve të PS, duke i penguar ata të flisnin. “T’ju vij turp, turp!” “Je zonjë e nderuar ndërprite fjalën”- është shprehur Flamur Noka, teksa tentoi t’i…

Read More

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka mbyllur seancën plenare, e cila u shoqërua me tensione dhe debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. “Kanë ardhur me paramendim për të bllokuar seancën”, u shpreh Nikolla për deputetët e Rithemelimit. Seanca e sotme plenare ka agravuar në përdorimin e dhunës. Ka qenë deputeti demokrat Bledion Nallbati dhe socialisti Vullnet Sina që janë përplasur me njëri-tjetrin fizikisht në Kuvend.

Read More

Seanca plenare sot është ndërprerë dy herë për shkak të bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës. Këta të fundit nuk lejuan që kolegët socialistë të mbanin fjalën e tyre, duke penguar punimet e Kuvendit. Teksa deputetja e PS Pranvera Resulaj mori fjalën e saj nga vendi, deputeti i PD, Flamur Noka i ka shkuar pranë tavolinës dhe fliste i tensionuar pa mikrofon në drejtim të saj.

Read More

Pas dhunës dhe debateve në nisje të seancës së sotme plenare, ish-kryeministri Sali Berisha është futur “live” në rrjetin e tij social “Facebook”. Sipas tij, ky është Parlamenti i Edi Ramës që funksionon si repart garde dhe jo si institucion i deputetëve. “Kjo skenë që shihni ju sot, kjo skenë që përbën një provokacion të ulët, banditesk ndaj opozitës e krijon fakti sepse këta bajlozë krimi në qeveri, këta hajdutë që kanë humbur çdo normë etike, morale, ligjore na përjashtojnë ne deputetëve të opozitës nga të drejtat kushtetuese të deputetit. Një nga të drejtat më themelore kushtetuese të deputetit në…

Read More

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci i është nënshtruar ditën e sotme një ndërhyrje kirurgjikale. Mediat lokale raportuan se Beci ishte parë sot në mjediset e Spitalit Rajonal të Shkodrës dhe se ishte operuaar nga apandesiti. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryebashkiaku, i cili njofton se tashmë është mirë, teksa falenderon bluzat e bardha të Spitalit të Shkodrës, me në krye drejtorin e institucionit Dr.Senad Halluni, mjekët kirurg të Shkodrës Dr.Gëzim Galiqi, Dr.Shpëtim Ymeri dhe mjekun anestezist Ervin Troshani, për gatishmërinë dhe kujdesin e treguar. “Të nderuar bashkëqytetar, më lejoni t’ju falenderoj për çdo mesazh që më keni përcjellë…

Read More