Author: tirana

Sherri dhe kaosi në seancat plenare në Parlamentin e Shqipërisë do të jetë nga ana e grupit të Rithemelimit dhe të Gazment Bardhit, derisa të plotësohen 3 kushtet që ata kanë. Kërkesën e parë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Bardhi e ka për kryeparlamentaren Lindita Nikolla. “Së pari duhet të ndërpresë provokimin e opozitës. Letrat që lexon, lexon ca paçavure. I thashë të kanë shndërruar në një specialiste arkivë kontrolli të një partie të caktuar politike. Nuk favorizon asgjë se nuk ka mundësi të favorizojë, nxit mbajtjen zvarrë të 50 deputetëve të opozitës duke lexuar letra që as ajo…

Read More

E kthyer në artisten më in të momentit, Dafina Zeqiri ndan çdo moment të jetës të saj profesionale dhe personale me ndjekësit e saj. Këtë herë në Instastory, ajo ka postuar një video krah partnerit të ri, biznesmeni i njohur nga Kosova Kreshnik Gjergji, me të cilin edhe ka shkëmbyer edhe një puthje. Flitet edhe se çifti do të martohet.

Read More

Zyrtarë të lartë të SPAK-ut po marrin pjesë në një vizitë studimore në Uashington, DC këtë javë. Pjesë e delegacionit është edhe Arben Kraja, prokurori i cili po heton dosjen e Sali Berishës dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi. Të udhëhequr nga anëtarët e ekipit të Zyrës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit të Ambasadës së SHBA në Tiranë (OPDAT), zyrtarët e SPAK-ut u takuan me drejtuesit kryesorë të Departamentit të Drejtësisë nga OPDAT dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP). Prokurorët e SPAK diskutuan gjithashtu sfidat e sigurisë me Shërbimin Marshall të Shteteve të…

Read More

Forcat amerikane në Irak dhe Siri janë sulmuar me dronë dhe raketa të paktën 24 herë gjatë ditëve të fundit, përfshirë tre sulme të hënën, thanë zyrtarët amerikanë të mbrojtjes. Të paktën pesë nga këto sulme janë bërë pasi forcat amerikane goditën dy objekte në Sirinë lindore që përdoreshin nga Garda Revolucionare e Iranit dhe grupet bashkëpunëtore gjatë orëve të mëngjesit të së premtes. Asnjë nga sulmet e kryera që nga goditjet ndëshkuese të Shteteve të Bashkuara të premten nuk ka shkaktuar viktima apo dëme, sipas zyrtarëve të mbrojtjes. Gjatë sulmit të fundit të hënën u përdorën disa raketa për…

Read More

Vjeshta i ka dhënë Tiranës një pamje mbresëlënëse, ndërsa ka veshur me ngjyrat e saj rrugët e parqet. Kryeministri Edi Rama përcolli në rrjetet sociale një foto me pamje vjeshte në Tiranë Të shumtë janë vizitorët në këtë stinë në Tiranë që mahniten me ngjyrat e vjeshtës, ndërsa banorët përjetojnë stinën me shëtitje në natyrë, ku parku i Liqenit Artificial sidomos dhuron pamje mahnitëse. Edhe pemët e mbjella përgjatë Lanës kanë marrë ngjyra të ngrohta ndërsa gjethet e verdha e të kuqe stolisin netët nëpër rrugë. Vjeshta me temperaturat e ngrohta që ka dhuruar këtë vit ka sjellë atmosferë magjike,…

Read More

Millojko Spajiç, kryetar i ”Lëvizjes Europa Tani” do të jetë kryeministri i ri i Malit të Zi. Pas javësh negociatash, parlamenti emëroi qeverinë e re, një koalicion partish pro-europiane dhe pro-serbe që pritet ta udhëheqin vendin në përpjekjen e tij për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Qeveria mori mbështetjen e 46 deputetëve nga partia e Spajiçit, nga partia pro-ruse Fronti Demokratik që është shpërbërë së fundi, Demokratët, Partia Popullore Socialiste dhe partitë shqiptare. 19 deputetë votuan kundër, 1 abstenoi dhe pesë deputetë munguan në seancë gjatë votimit. Votimi i Qeverisë së Malit të Zi vjen pasi aleanca pro-serbe dhe pro-ruse…

Read More

Festat e fundvitit po afrojnë, dhe pa muzikë asnjë festë nuk ka kuptim. Atalanta Banda, sapo ka publikuar projektin e ri ”Potpuri 2023”, ku Florion Thaqi dhe Faton Isufi kanë sjellë një kolazh unik të këngëve të vjetra, të përpunuara mjeshtërisht nga ata. Një kolazh që do të na shoqërojë në ditët festive. Një grup i cili vitet e fundit është kthyer në të preferuarin e publikut për gëzime dhe festa familjare. Në kohën e sotme ku muzika fast-food po zë peshë shumë, zëra si Florioni duhet që të dëgjohen edhe mbështetur më shumë. Një i ri që këndon muzikë…

Read More

Argita Malltezi në një rrëfim televiziv, pas shumë vitesh kjo, ndër të tjera tha se nuk ishte ajo që e bëri Lulzim Bashën pjesë të PD, nisur nga pyetja e drejtuar nga gazetarja Anila Hoxha. Malltezi: Për sa kohë ai nuk do të pranojë të bëjë kompromis me të keqen, është e drejta e tij të ndjekë atë që mendon se është e drejtë. Një ditë të gjithë ne dalim dhe bëjmë logaritë para tjetërkujt, atë ditë duhet të jesh i bindur se do të kesh diçka për të thënë. Hoxha: Lulzim Basha ka qenë miku juaj, a jeni penduar…

Read More

31 tetori është dita kur fëmijë dhe të rinj trokasin nëpër dyer dhe kërkojnë ëmbëlsira. Por përse vishen si fantazma? Kur vjen muzgu ata dalin rrugëve, nga dy nga tre, të maskuar si vampirë, si fantazma, si shtriga dhe trokasin nëpër dyer duke thirrur: Të ëmblën a të thartën? (Süßes oder Saures). Është Halloween – dita kur fëmijët lejohen të ngacmojnë fqinjët, sepse nëse ata nuk u japin ëmbëlsira, mund t’u bëjnë ndonjë rreng, pra, për t’i thartuar. 31 tetori është dita kur duhet të kesh ca ëmbëlsira në dollap. Nga të korrat te shenjtorët Po nga vjen ky zakon?…

Read More

Në mesantë është votuar qeveria e re e Malit të Zi. Deputetët kanë votuar për qeverinë e 44-të dhe kryeministri i ri është Milojko Spajić. Për qeverinë votuan 46 deputetë, kundër 19 dhe një abstenoi. Gjatë votimit thuhet se nuk kishte deputetë të GP të URA dhe të Partisë Boshnjake BS. Edhe pse pritej që Milojko Spajić të paraqiste ekspozenë e tij, kjo nuk ndodhi sepse ai tha se një gjë e tillë tashmë ishte publikuar dhe se nuk kishte nevojë për ta bërë një gjë të tillë. Ai vetëm ka bërë propozimin e kandidatëve për përbërjen e qeverisë. Kjo…

Read More

Këtë të martë moti do të jetë me vranësira e reshje shiu dhe stuhi në veriperëndim pasdite, reshje të pakta në zonën qendrore. Temperaturat minimale do të luhaten 8-16 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 18 -21°C në veri, 23 -26°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 10-20 m/sek dhe dallgëzim te forcës 5-6 ballë në det të hapur.

Read More

Lionel Messi është fituesi i “Topit të Artë”. Në ceremoninë e zhvilluar mbrëmë në Paris, argjentinasi fitoi për herë të tetë trofeun prestigjioz, duke thelluar rekordin e tij të jashtëzakonshëm. Një vlerësim natyral që vjen pas triumfit në Botërorin 2022 në Katar. Messi kaloi finalistët e tjerë, De Brujn, Mbape dhe Haland. Ai bëhet gjithashtu edhe i pari fitues në histori që nuk luan në Europë, pas transferimit te Inter Majemi në Shtetet e Bashkuara.

Read More