Ndeshja Inter-Roma, që u mbyll me rezultatin 1-0, solli një sërë diskutimesh si përpara ashtu edhe pas përfundimit të saj, kjo për shkak se tifozët besnikë të “zikaltërve” patën paralajmëruar se do e e prisnin ish-sulmuesi e tyre, Romelo Lukakun me vërshëllima bilbilash. Mediet italiane kanë zbuluar episode të ndodhura gjatë kësaj përballjeje, që nuk janë kapur nga kamerat. Trajneri i “verdhekuqve”, Jose Mourinho, i cili këtë përballje e ndoqi nga tribuna për shkak të kartonit të kuq që mori në sfidën ndaj Monza-s, u ul në zonën e medies. Megjithatë para se të ulej në vendin e ti, portugezi…
Author: tirana
Eglantina Osmanlli është caktuar administratorja e pronave të vendosura në sekuestro preventive të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. Osmanlli është caktuar nga agjencia e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Më 20 tetor 2023 mbështetur në kërkesën e datës 15 tetor 2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë vendosi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M., 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të…
A e ndryshon pushteti njeriun? Politikani Nard Ndoka shprehet se pushteti është shumë i rrezikshëm, ndërsa solli dhe disa shembuj të politikanëve, të cilët në lupën e tij, janë transformuar nga pushteti. “Padiskutim që pushteti i ndryshon të gjithë njerëzit. Ka një lloj ndryshimi të dukshëm. Një pjesë të tyre i tjetërson fare. Kjo është çështja e formimit dhe karakterit, dy elementët kryesor në tjetërsimin e një personi. Pushteti është i rrezikshëm, kjo është evidente. E kalojnë masën e autoritetit dhe e kthejnë disi në diktaturë. Berisha u zgjodh president dhe kaloi në një lider që shfaqi autoritet me pasoja…
Drejtoria e Burgjeva ka ngritur një grup punë për të verifikuar nëse ka shkelje në trajtimin e të dënuarit Imer Jupa, i cili pretendon se është lidhur me zinxhirë dhe pranga për 6 ditë. Zv. Drejtoresha e burgjeve, thotë se hetimi është në fazën e verifikimit dhe mbledhjes së të dhënave dhe nëse faktohen pretendimet do të ketë masa për përgjegjësit. “Vendimin e merr Komisioni i Vlerësimit të Riskut pranë IEVP, i cili mblidhet, vlerëson situatën dhe del në një vendim. Për aq sa jam njohur me rastin, i dënuari në tërë praktikën dhe qëndrimin e tij në burgje ka…
10 prokurorë të SPAK-ut me në krye kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanin, janë nisur për në Washington. Arsyeja e vizitës zyrtarisht lidhet me punën e tyre dhe kontaktet me kolegët amerikanë të FBI-së. Axhenda e Dumanit parashikon dhe takime shtesë me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme amerikane dhe Departamentit të Drejtësisë. Organizatorët amerikanë dhe SPAK nuk kanë dashur t’i japin bujë kësaj vizite, por më shumë se një vizitë pune kjo konsiderohet një vizitë e konfirmimit të mbështetjes absolute që SPAK merr nga SHBA./hashtag
Elsa Lila vjen me një koncert recital për hërë të parë për publikun shqiptar. Në Pallatin e Kongreseve, po bëhen përgatitjet e fundit për koncertin e 1 nëntorit, ku Elsa Lila, e shoqëruar nga një bandë muzikore italiane do të performojë për të gjithë ata që janë rritur me këngët e saj, nga “Pyes lotin”, “Vetëm një fjalë” e deri te “Evita”, kënga dedikuar vajzës, me të cilën mori pjesë vitin e shkuar në Festivalin e Këngës. Me emocionet për këtë event të rëndësishëm në karrierën e saj, në një konferencë për mediat këtë të hënë, Elsa Lila u shpreh…
Për të bërë deklarimin e adresës së shtëpisë, qytetarët do të kenë 6 muaj afat. I ftuar në emisionin “Box to Box”, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Vango Stavro dha detaje mbi nismën e re ligjore të Ministrisë së Brendshme “Për sistemin e adresave”. Pasi të informohen përmes faqes “Adresari.mb.gov.al”, që do të jetë funksionale prej fillimit të vitit që vjen, qytetarët do të kenë 6 muaj afat që të regjistrojnë të dhënat e tyre pranë zyrave të Gjendjes Civile. Regjistrimi do të kryhet online, përmes portalit qeveritar E-albania. Ata të cilët nuk përmbushin këtë detyrim, paralajmëroi Stavro nuk…
Një 39-vjeçare është plagosur rëndë nga ish i dashur i saj në Vjenë, mbrëmjen e së premtes. Burri, me origjinë nga Kosova, ka pikasur ish-partneren para shtëpisë së saj dhe e ka goditur me thikë, njoftoi policia të shtunën. 39-vjeçarja ka marrë plagë të shumta në shpinë dhe shpatull. Ishte një kalimtar i rastësishëm ai që njoftoi policinë. Jeta e saj nuk është në rrezik, siç bëjnë me dije mediet gjermane. Burri, po 39-vjeç ka refuzuar të dëshmojë para hetuesve. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje.
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka mirëpritur presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ai tregoi se presidentja e KE-së do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ndërsa theksoi se pret diskutime të frytshme. “E mirëprita presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila mbërriti sot në Kosovë, në kuadër të vizitës së saj katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Malin e Zi, Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë. Ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurtin. Në pritje të diskutimeve të frytshme”, shkroi Szunyog.…
Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e Ermal Peçit në programin më të ri ‘E diela jonë’. Ahmeti nuk e priste që gjatë emisionit këngëtaret të luanin LIVE këngët e saj me bandën muzikore, momente këto që i dhanë shumë emocione e përlotje. Mimoza i tregoi Ermalit se nuk e kishte menduar se këngët e saj do luheshin aq bukur nga banda dhe zërat e programit dhe se emocionet për të ishin aq të veçanta. Duke mbetur tek muzika e saj, Ahmeti tregoi se kishte planifikuar një koncert por projekti ka mbetur peng për shkak të financave. Por si e gjen…
Kryebashkiakët do të jenë tashmë nën lupën e perfektit të qarkut.Qeveria ka hedhur për konsultim ndryshimet ligjore, “Për prefektin e qarkut” të cilat synojnë të shtojnë monitorimin te drejtuesit vendor duke i dhënë më shumë kompetenca prefektit të qarkut. Në projektligj thuhet se prefekti do të ketë të drejtë të propozoj pranë ministrit përgjegjës për çështjet vendore shkarkimin e kryetarit të bashkisë, pjesë e qarkut përkatës në rast të kryerjes së shkeljeve të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve. Madje prefektët do të kenë detyrë të monitorojnë zbatimin e projekteve apo programeve sektoriale në qark, që zhvillohen me fonde të…
Prokuroria Lezhë ka sekuestruar 9 pasuri të të dënuarit nga autoritetet Angleze për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, Gjovalin Kozhuta, si dhe të familjarëve të tij. Sipas njoftimit të Prokurorisë, pasuritë dyshohen se janë krijuar nga veprimtaria kriminale. Kozhuta është i dënuar nga autoritetet e drejtësisë Angleze për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal dhe pasuritë e mëposhtme përllogariten se kapin një vlerë prej 500.000 euro. Nën sekuestro janë vënë: – Pasuri në zonën kadastrale me nr.2180, Lezhë me sipërfaqe 400 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Z.K.…