Një 34-vjeçar është arrestuar dhe një 33-vjeçar është vënë në hetim në gjendje të lirë nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se kanë kanë dhunuar një punonjës policie dhe i kanë marrë armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në rrugën “Foto Xhavella”, ku shtetasit e identifikuar me inicialet E.T. dhe E.N., si pasojë e një konflikti të çastit, kanë goditur me grushte punonjësin e policisë, i cili ishte jashtë jashtë shërbimit, dhe pasi i kanë marrë armën e shërbimit janë larguar.
Author: tirana
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për konfliktin e ndodhur këtë të diel në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës. Në konflikt janë përfshirë disa banorë të fshatit Shetaj dhe përfaqësues të kishës katolike. Përplasja nisi gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë. Konflikti midis palëve ka agravuar deri në përdorim të sendeve të forta. Në vendngjarje është gjetur…
Taluant Balla ka përgëzuar Policinë e Shteti për operacionet antidrogë të zhvilluara kryesisht në mjediset që frekuentohen nga të rinjtë, duke thënë se po shënohen rezultate Ministri i Brendshëm ripërsëriti porosinë ndaj Policisë së Shtetit për domosdoshmërinë e shkatërrimit të grupeve kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike. “Policia e Shtetit po godet rrjetet e shpërndarësve të lëndëve narkotike duke shënuar rezultate konkrete. Vetëm gjatë 48 orëve të fundit aksionet policore Gjirokastër, Lezhë, Mirditë, Berat dhe Durrës kanë ndaluar gjashtë persona dhe sekuestruar doza të shumta kokaine dhe kanabis në mjedise argëtimi, të frekuentuara nga të rinjtë. Ndërsa e…
Një konflikt mes disa personave ka ndodhur këtë të diel në Durrës. Ngjarja është shënuar në zonën e Kepit të Rodonit, dhe situata ka eskaluar për shkak të çështjes së pronave. Mësohet se një person, cili raportohet të ketë një pronë pranë parkut, është konfliktuar me rojen e ambientit. E gjitha mendohet të ketë nisur për shkak të një pjese toke, për të cilën kanë certifikatë pronësie Kisha Françeskane dhe familja Kaçuli. Konflikti ka shkuar deri në përplasje fizike mes dy personave, ku më pas shtetas të tjerë i kanë ardhur në ndihmë rojes së parkut. Bëhet e ditur se…
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë më 4 nëntor Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste. Mësohet se delegatët do të duhet të jenë në orën 11:00 tek Pallati i Kongreseve për të zyrtarizuar vendimet e Asamblesë në fillimi të sezonit të ri politik. Më 4 shtator kryesocialisti prezantoi ndryshimet në sekretariatin ekzekutiv të partisë që drejton, me në krye Sekretarin e Përgjithshëm që mbahej nga Damian Gjiknuri. Emrat e rinj me në krye zëvendësuesin e Gjiknurit, Blendi Klosi, që më herët mbante detyrën e sekretarit organizativ do të votëbesohen për të nisur punën në postet drejtuese në parti. Si një…
Kategoria e Parë luan sot të gjitha ndeshjet e javës së nëntë të saj, me sfida shumë interesante të cilat mund të thonë shumë për vijimësinë e sezonit për skuadrat. Burreli ka kaluar në avantazh ndaj Flamurtarit në minutën e 62-të. Për matjanët shënoi Osikel. Lushnja kryeson 2-0 ndaj Kastriotit, ndërsa nuk ka gol në tre sfidat e tjera. LUSHNJA-KASTRIOTI 2-012′ Tabaku, Leruks 20′ BESA-LUZI 2008 0-0 Burgaj 45′ (aut) BURRELI-FLAMURTARI 1-0 Osikel 62′ ELBASANI-TOMORI 0-0 APOLONIA-BYLIS 0-0
Mungesa e Ilir Metës prej disa javësh në daljet mediatike nxiti aludimet se kreu i Partisë së Lirisë është larguar nga Shqipëria, për shkak të frikës së një arrestimi të mundshëm nga SPAK. Por, mesa duket Meta ndodhet në Tiranë, pasi sot ish-presidenti është fotogafuar në një nga kafet e kryeqytetit. I pari që hodhi pretendimet për “arratisje” ishte analisti Plator Nesturi. Gjatë emisionit “Spotlight”, ai tha se Meta nuk ndodhet në Shqipëri, mendim i cili u ndoq më pas edhe nga kolegu i tij Arjan Curri, i cili tha se brenda shumë pak ditëve do të jepet një masë…
Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi tha se numri i palestinezëve të vrarë që kur nisi lufta me Izraelin më 7 tetor ka kaluar shifrën prej 8.000. Kjo ministri tha të dielën se numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 8.005, përfshirë mbi 3.300 të mitur dhe mbi 2.000 gra. Ministria e Shëndetësisë në Gazë është pjesë e Qeverisë që udhëhiqet nga Hamasi, por po ashtu përfshin mjek dhe shërbyes civilë që nuk janë të lidhur me grupin. Numri i viktimave që nga nisja e luftës, kalon numrin e viktimave që janë regjistruar nga Kombet e…
Dea Mishel ka folur për vijimësinë e marrëdhënies me Luizin, raport i cili ka qenë gjithnjë i shoqëruar me tensione si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”. Blogerja u shpreh se nuk e priti aspak mirë ofendimin që këngëtari i bëri gjatë një koncerti në Shkodër, ndërsa e ftuar në “S’e luan topi” ajo i bëri një thirrje publike. “Doja t’i thoja publikisht që të përpiqet që këta ndjekës që i ka kaq të zjarrtë, t’í udhëzojë që të jenë më të dashur dhe më pozitiv”. View this post on Instagram A post shared by S'e…
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur sot në aksin rrugor Librazhd–Elbasan. Sipas policisë, automjeti me drejtues një 75 – vjeçar ka përplasur një motoçikletë që drejtohej nga G.Zh., 51 vjeç. Për pasojë, ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin rajonal për mjekime. Njoftimi: Elbasan/Informacion paraprak- Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e panoramës”, automjeti me drejtues shtetasin, 75 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin , 51 vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë është dëmtuar 51-vjeçari, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Me shtetasin 75-vjeçar …
80 programe studimi në universitetet publike dhe private po shkojnë drejt mbylljes. Këtë vit akademik rezultoi se secilën prej këtyre degëve janë regjistruar jo më shumë se 5 studentë. Kryesisht bëhet fjale për degë të bujqësisë në Tiranë e rrethe, për degë të gjuhëve tëhuaja dhe mësuesi. Pas përfundimit edhe të raundit të tretë të regjistrimeve, disa universitete vendosën ti mbyllin këto degë dhe studentët ti transferojnë në programe të tjera. Afro 21 mijë studentë frekuentojnë universitetet publike dhe private në Shqipëri. Por rritja e programeve të studimit vitet e fundit, në 650 degë, ka bërë që shumë prej shkollave…
Grupi i Laert Haxhiut do të hetohet në SPAK nga prokurori Behar Dibra. Dosja nga Elbasani ka ardhur që në datë 20 tetor, ndërsa prokurori pritet ta dorëzojë brenda ditës së Hënë kërkesën në Gjykatën e Posaçme për rivlerësimin e masave të sigurimit. SPAK ka studiuar thëniet e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani. Tafani ka folur edhe për dy linja të trafikut të kokainës jashtë vendit. I penduari ka treguar edhe emra konkretë në lidhje me këtë çëshjte. SPAK do të nisë letërporosi drejt disa vendeve të BE-së për të mësuar më shumë mbi personat e përfshirë. Ai ka…