Drejtimi i Vllaznisë pritet t’i besohet ish-trajnerit të Shkëndijës, Qatip Osmani. Ky i fundit do të zëvendësojë Migen Memellin, i larguar këtë të diel pasdite.
Mësohet se palët janë në bisedime të avancuara dhe pritet një marrëveshje në orët e ardhshme.
54-vjeçari ka drejtuar më herët edhe dy skuadrat e tjera shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Renovën dhe Shkupin.