Elis Ballaxhia dhe Daniel Hazizaj, dy të rinj nga Gjirokastra janë vënë në pranga pas disa muajsh hetime, pasi dyshohet të jenë përfshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Nga kontrollet në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 236 gramë kokainë dhe 253 kanabisi. “Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesat e këtyre 2 shtetasve, në të cilat kanë gjetur 253 fara cannabis sativa, 236 gramë kokainë dhe 2 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 celularë”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Author: tirana
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se operacioni nga toka në Gaza është faza e dytë e luftës ndaj Hamasit, duke shtuar se objektivat janë shumë të qarta. Netanyahu konfirmoi praninë e ushtrisë izraelite në atë që ai e quan “kështjella e së keqes”, duke iu referuar Gazës. “Ushtarët dhe komandantët izraelitë janë tani në Rripin e Gazës, janë dislokuar kudo”, tha Kryeministri i Izraelit. Kryeministri Netanyahu bëri një lidhje midis konfliktit me Hamasin dhe Luftës Arabo-Izraelite midis 1947 dhe 1949, e cila ndodhi kur Izraeli shpalli pavarësinë e tij. “Lufta brenda Gazës do të jetë e gjatë. Kjo është lufta…
Çmimi kryesor i edicionit të parë dhe historik të Festivalit të Këngës në RTK i takoi konkurrentit La Fazani me këngën “Oj Kosovë”. Trofeu i këtij edicioni atij iu nda nga kryeministri Albin Kurti. “Kaq shumë energji dhe bukuri për më shumë se dy orë në skenën e cila është më e madhja në Kosovë. Përjetim i paharrueshëm por edhe përvojë shumë e veçantë besoj për secilin nga ne që ishim këtu”, tha Kurti pak çaste para ndarjes së çmimit kryesor.
Klodian Bajraktari vuan dënimin në një prej burgjeve të Itali ka mundur që të bëhet arbitër i një skuadre Rugby. Ai debutoi në këtë sport me top oval ndërsa ishte pas hekurave falë një programi rehabilitimi. Ndeshja e tij e parë si arbitër ishte me Cus Torino-Biella. “Më herët jam marrë me boks dhe futboll, por tani u pasionova pas këtij sporti. Për adrenalinën dhe kontaktin fizik dhe sepse është vërtet një sport kolektiv”. Klodiani nuk flet shumë por, ka një vështrim të thellë dhe të vëmendshëm. Ai thotë se në ditët e para preferonte të rrinte vetëm, por Rugby…
Aktori amerikan Matthew Perry, i njohur më shumë për rolin e Chandler Bing në hitin televiziv të viteve ’90 “Friends”, ka vdekur në moshën 54-vjeçare. Sipas mediave amerikane ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. LA Times dhe TMZ raportuan se aktori u gjet i pavetëdijshëm në një vaskë të nxehtë në shtëpinë e tij. Seriali i “Friends”, që tregonte historinë e gjashtë miqve të rinj që jetonin në New York City, u transmetuan nga viti 1994 deri në 2004. Episodi i tij i fundit u pa nga 52.5 milionë në SHBA, duke e bërë…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nis sot një tur 4 ditor në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Sipas njoftimit Von der Leyen, nesër do të jetë në Prishtinë ku do të zhvilloj takime me kryeministrin dhe presidenten. “Të hënën ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftim. Pas vizitës në Prishtinë, Von der Leyen pasdite do të udhëtojë për në Beograd. Atje ajo do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe…
Thumana dikur nga epiqendra e tërmetit, sot për kryeministrin Edi Rama është kthyer në lagjen më të mira në Shqipëri. MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë të Rilindjes së Thumanës, si një shembull i forcës së politikës për të rilindur shpresën, besimin, krenarinë për vendlindjen, ju uroj një ditë të mbarë.
Moti në këtë të dielë parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës. Më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare, ndërsa në pjesën tjetër të territorit parashikohet të ketë kthjellime dhe vranësira. Pas mesdite parashikohet që vranësirat të jenë prezente në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në pjesën veriore ku do të gjenerojnë dhe reshje shiu. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre, duke luhatur vlerat nga 7 gradë…
Ushtria izraelite ka postuar foto duke u përgatitur për sulm tokësor në Gaza. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim televiziv të shtunën se Izraeli ka hyrë në fazën e dytë të luftës së tij me Hamasin dhe ka vendosur ushtarë dhe komandantë “në të gjithë” Rripin e Gazës. Ai thotë se “kjo do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë”. “Jemi gati për pushtim tokësor”.
Akrepat e orës kanë ndryshuar. Ndërrimi i orës me një orë pas ndodhi mes mbrëmjes së ditës së shtunë 28 tetor dhe të dielës 29 tetor, kur akrepat u zhvendosen nga ora 3:00 në 2:00. Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë. Me ndryshimin e orës në realitet do të humbasim një orë dritë pasdite, të cilën do ta rikuperojmë në mëngjes, siç do ta vërejnë sidomos ata që zgjohen herët. Në mars të vitit 2019, Parlamenti Evropian mbështeti propozimin e Direktivës, e cila duke filluar nga viti 2021, heq lëvizjen gjashtëmujore të orës…
Dashi Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e vlerësoni shume përkrahjen qe partneri iu ka dhënë kohet e fundit dhe do keni me tepër besim tek ai. Beqaret do kenë shume takime, por do e kenë te vështirë te vendosin për personin e duhur. Për financat do jete dite e qete dhe pa probleme. Hiqni ndonjë para mënjanë nëse doni qe edhe ditët ne vazhdim te jene te mira. Demi jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete. Kjo do iu krijoje atyre mundësinë te flasin për disa tema delikate dhe me ne fund t’iu…
Analisti Arjan Curri i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, u shfaq më ndryshe se kurrë më parë. Teksa u rrëfye për fëmijërinë, apo vendimin e tij për t’u bërë pjesë e televizionit, Curri tha edhe dy fjalë për Grida Dumën, moderatoren e “Top Story”, aty ku shpesh herë është i ftuar për të ndarë opinionet dhe analizat e tij në çështjet politike. Opinionisti është shprehur edhe më parë që në syrin e tij, Grida Duma është një grua e bukur. Por ai zbuloi se për të Grida është më e bukur dhe më e butë se më parë. “Ia…