Çim Peka ka treguar për herë të parë gabimin politik të Sali Berishës, gabim që sipas tij i ka kushtuar shumë opozitës. Peka tha se Lulzim Basha u mbështet nga shumica e demokratëve në 2013, por mosrikthimi i Berishës në krye të PD në 2017 ishte sipas tij gabimi fatal. Nëse Berisha do kishte marrë drejtimin e partisë në 2017-tën, sot PD thotë Peka do të ishte në pushtet. “Tek Lulzim Basha kemi faj të gjithë. Në 2013, e mbështetëm sepse nuk shikonim kandidaturë tjetër. Ishte një çun i larë, nuk kishte raport të keq me shampon. I mungonte lidershipi…
Author: tirana
Kiara Tito është një nga vajzat më simpatike të ekranit shqiptar, si dhe ka qenë mjaft aktive në televizion që nga fillimet e karrierës së saj. Pas pjesëmarrjes në “Big Brother Vip”, moderatorja fitoi shumë fansa dhe dashamirës të cilët e mbështetën jo vetëm për lojën por edhe për lidhjen që krijoi me këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli. Dhe shumë shpejt Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer në çiftin e preferuar të publikut. Së fundmi Kiara ka postuar në llogarinë e saj në “instagram” një story ku shfaqet ajo e vogël teksa kërcen. E veshur me një triko Kiara kërcen…
Europa po kërkon aktualisht rreth 500 mijë kamionistë. Të gjesh sot një shofer kamioni, po bëhet si të kërkosh gjilpërën në kashtë. Ky është një profesion që siguron të ardhura të kënaqshme. Vendet e Bashkimit Europian paguajnë mesatarisht 3500-4000 euro për shoferin e kamionit. Ndërsa në Amerikë japin 7000 dollarë në muaj. “Kjo është mëse e vërtetë që ka një krizë për kamionistë. Ne na kërkojnë nga vende të BE-së, si Italia, Polonia, Hungaria, Rumania. Kjo mungesë shpjegohet me konfliktin në Ukrainë. Marrim p.sh. Italinë, që deri para kësaj luftë e kishte pjesën më të madhe të kamionistëve nga Ukraina…
Ai tentoi të mbyste gruan e tij pas një debati xhelozie, por kur kuptoi se ajo nuk merrte më frymë, kërkoi ndihmë. Gruaja, në gjendje kritike, u shtrua në spitalin San Paolo në Savona dhe është jashtë rrezikut për jetën, por nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor, raportojnë mediat italiane. Policia, e cila mbërriti në vendngjarje, gjeti bashkëshortin e viktimës, një 42-vjeçar me origjinë shqiptare, por banues prej vitesh në qytetin e Torretta-s, i cili tashmë kishte rrëfyer se kishte tentuar të mbyste gruan e tij 31-vjeçare dhe se ndaloi vetëm kur kuptoi se gruaja nuk po merrte më frymë.Gjithçka ka…
Dy gra janë zënë ditën e sotme në Prrenjas me njëra-tjetrën. Mësohet se një 39-vjeçare ka goditur me sende të forta një 38-vjeçare për motive të dobta. Njoftimi i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I. K., 39 vjeçe, banuese në Prrenjas, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 38-vjeçare.
Edhe këtë ditë të shtunë, Sali Berisha ka vijuar betejën në media kundër qeverisë, SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme për dosjen e ish-kompleksit “Partizani”. Me dyshimet për korrupsion në këtë proces, gjykata i ka caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe bllokim të daljes jashtë vendit. Ish-kryeministri tha se “kryetari i opozitës u vendos nën sanksione nga një gjykatëse e lidhur direkt me Edi Ramën pa autorizimin e parlamentit”. Iu përgjigj edhe atyre që pyesin se ku i mori lekët dhëndri, Jamarbër Malltezi për të investuar. “Biznesmeni i nderuar, Fatmir Bektashi shiti në gropë. Qytetari kur blen në themele, blen…
Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (Eurocontrol) e renditi Shqipërinë të parën në Evropë me rritje të numrit të fluturimeve në javën 16-22 tetor, në raport me periudhën e parapandemisë. Ndërkohë edhe tetori shënoi një bum në turizëm si kurrë më parë, informon kryeministri Rama ndërsa ndau statistikat e publikuara nga Eurocontrol. “Edhe tetori bum bum bum në turizëm si kurrë më parë, ndërkohë që Aeroporti “Nënë Tereza” vazhdon në krye të klasifikimit të Agjencisë Europiane të Trafikut Ajror, për rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve” shkruan Rama. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se në periudhën janar-shtator, në…
Presidenti i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik ishte në një vizitë në një shkollë ditën e djeshme duke u përballur me një të vërtetë të dhimbshme, e thënë nga femijët. Teksa po përpiqej të fliste me ta, njëri nga fëmijët fillon dhe bërtet: Hajduti! Shihni, një hajdut! I vogli i kërkoi shokëve dhe shoqeve në radhë që të shinin nga Dodik,të cilin ai e quajti “hajdut”. Dodik është në listën e zezë të SHBA-ve dhe aleat i ngushtë i Putinit. Fillimisht videoja u shpërnda live nga zyra e propagandës së Dodik, por e fshinë pasi dëgjuan fëmijën.
Nga Ben Blushi Europa i ngjan një statuje të vjetër të cilës po i lëkunden këmbët. Dy këmbët mbi të cilat ajo ka qëndruar për shekuj janë demokracia dhe krishtërimi. Demokracia funksionon përmes partive dhe Krishtërimi përmes kishës. Sot të dyja këto këmbë janë më të dobëta dhe më të plasaritura se kurrë. Herë pas here duket sikur njëra do thyhet dhe Evropës duhet ti sjellin paterica që të qëndrojë drejt dhe mos rrëzohet. Nganjëherë Rusia dhe shumë më shpesh Amerika i bëjnë një shërbim ortopedik por nuk dihet për sa kohë. Dikur, Europa ishte fuqia më e madhe në…
Është publikuar traileri i parë i plotë për sezonin 6 të serialit të njohur të Netflix, ‘The Crown’. Sezoni i gjashtë dhe i fundit do të jetë i ndarë në dy pjesë. Sipas njoftimit zyrtar të platformës, pjesa e parë do të ketë premierë më 16 nëntor, ndërsa e dyta më 14 dhjetor. Traileri tregon momentet e Princeshës Diana përpara përplasjes në Paris, ku ajo u vra, së bashku me Dodd al-Fayed, në gusht 1997. Diku tjetër, Mbretëresha Elizabeth, e luajtur nga Imelda Stanton, duket se po flet me ‘fantazmën’ e Princeshës Diana. Deri më tani, nuk janë publikuar detaje të tjera për…
Gjatë një konference për shtyp sot në Tiranë, deputeti në në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, nuk la pa përmendur as situatën që gjendet sot PD-ja. Ai shprehet se i vjen keq për ndarjen e PD-se dhe se një parti që nuk zgjidh dot problemet e veta, nuk zgjidh as problemet e popullit. “Një qeveri e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Më vjen keq për ndarjen e PD. Unë jam jurist nga formimi dhe për mua, shteti ligjor është e rëndësishme për një parti. Berisha thotë “unë jam kryetari, unë kam financat e selisë. Njerëzit në një vend…
Një konflikt për motive të dobëta, ka përfunduar në një sherr të madh në një lokal në Cërrik. Në këtë sherr u përfshinë babë e bir dhe tre vëllezër të tjerë të cilët filluan të godisnin njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta. Nisi procedimi në gjendje të lirë përkatësisht për shtetasit B. H., 57 vjeç, K. H., 32 vjeç (babë e bir), E. M., 32 vjeç, E. M., 37 vjeç dhe M. M., 25 vjeç (të 3 vëllezër). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.