Author: tirana

Ndryshime në kupolën drejtuese të përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshëme, nuk do të jetë më pjesë e përbërjes së grupit negociator. Ajo do të zëvendësohet në këtë funksion nga Ilr Beqaj, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. Qeveria ka bërë disa ndryshime në vendimin për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimit financiar të grupit negociator dhe detyrat e kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, shkruan rtsh.al. Mbështetur në ligjin për shërbimin e jashtëm,…

Read More

Deputeti nga komunitetet jo shumicë, Erxhan Galushi është kapur nga kamerat duke vendosur baste në telefon, gjatë seancës së sotme parlamentare. Galushi është parë duke vënë baste, veprimtare kjo e ndaluar me ligj në Kosovë. Erxhan Galushi, sipas medieve në Kosovë ka luajtur ekipet e Filipines, e në të njëjtën kohë ishte duke votuar.

Read More

Al Pacino dhe e dashura e tij Noor Alfallah kanë hedhur poshtë lajmet për ndarjen e tyre, pasi çifti u pa duke shijuar një takim në Los Angeles në restorantin italian “Pace”. Kjo vjen vetëm disa ditë pasi producentja 29-vjeçare u pa duke shijuar një drekë me Princin Alexander von Furstenberg, djalin e stilistes ikonike të modës Diane von Fürstenberg dhe Princit Egon von Fürstenberg, duke ndezur thashethemet për ndarjen e saj me aktorin e famshëm 83-vjeçar. Dalja e fundit e çiftit ka hedhur poshtë lajmet në lidhje me marrëdhënien e tyre. Al Pacino dhe Noor filluan të takoheshin në…

Read More

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ajo e detyrimit me paraqitje dhe bllokimi i pasaportës për të mos dalë nga Shqipëria. Njoftimi:– Në datën 26.10.2023, ora 15.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u riçel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt “Marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha”.– Të pranishëm në sallën e gjykimit ishin prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millona, ndërsa i hetuari Sali Berisha u përfaqësua nga mbrojtësit e caktuar kryesisht nga…

Read More

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, paralajmëroi mundësinë e takimeve të reja të udhëheqësve evropianë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Disa takime të tilla u zhvilluan më herët në Bruksel. “Puna është në vazhdim e sipër. Ndoshta duhet të largohemi nga samiti i BE-së dhe të ulemi sërish me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe të shohim nëse mund të gjejmë ndonjë zgjidhje përmes dialogut. Nuk ka zgjidhje tjetër. Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes këtij dialogu”, u tha Borrell gazetarëve. Kurti dhe Vuçiç u pritën veç…

Read More

Një marinar ka humbur jetën brenda bordit të anijes. Bëhet fjalë për Anri Mikeladze, 18 vjeç, shtetas gjeorgjian, me vendlindje në Batumi. Ai ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që ka qenë në bord duke kryer detyrat e tij. Sipas të dhënave, anija “ATA 2” me flamur Vanuatu, ka kryer shkarkim malli në Portin e hidrokarbureve në Porto Romano dhe është larguar rreth orës 09:30 të paradites drejt vendit të origjinës, por gjatë daljes për në ujërat territorialë, ka njoftuar se një ndër personat e ekuipazhit ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Read More

Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë: Në kuadër të përgjegjësive që ka lidhur me rekrutimin e gjyqtarëve të rinj, Këshilli, në vijim të procedurave të verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore përfshirë dhe pasurinë e figurën, të kandidatëve për pranimin në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2023-2024, profili gjyqtar, vendosi kualifikimin e 17 (shtatëmbëdhjetë) kandidatëve:

Read More

Një mjet autoshkolle është përplasur me një motor në Berat. Si pasojë e aksidentit, është plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë drejtuesi i autoshkollës që ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe ka kryer një manovër të gabuar. Blutë e Beratit njoftojnë se ai ka qenë në gjendje të dehur në timon dhe se është shoqëruar në polici.

Read More

Nga 1 janari 2024 hyn në fuqi ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Përmes ligjit të ri, të ardhurat nga punësimi do të tatohen sipas normave progresive 13% dhe 23%; të ardhurat neto nga biznesi tatohen sipas normave progresive 15% dhe 23%; të ardhurat nga investimi tatohen sipas normave respektive 8% dividendi dhe ndarjet e fitimit dhe 15% të ardhurat e tjera nga investimi, raporton Revista Monitor. Këshilli i Ministrave ka gati projektvendimin për vendimin i cili ka saktësuar listën analitike të shërbimeve, përfshirë ato profesionale, të ofruara nga personat fizikë të vetëpunësuar dhe entitetet, me të ardhura…

Read More

24-vjeçarja Sabrina Durán, e njohur si “mbretëresha narkotike e TikTok” është ekzekutuar në Santiago, Kili, teksa shkonte në sallonin e bukurisë. Durán identifikohej në “TikTok” si “vajza e keqe”, duke treguar blerjet e luksit. E reja u qëllua tetë herë nga burra të armatosur në qytezën Padre Hurtado në periferi të Santiagos. Dy vrasësit e ndoqën atë në një rrugë dhe pas ekzekutimit morën makinën e saj, e cila u gjet më vonë e djegur. Duran sapo ishte liruar nga burgu, ku prej tre vitesh vuajti dënimin për trafik të lëndëve narkotike.

Read More

Autoritetet franceze janë vënë në gatishmëri pasi në 5 aeroporte u ngrit alarmi për bombë, 4 prej tyre u evakuuan. Sipas policisë bëhet fjalë për aerportet e Bordeaux, Basel-Mulhouse, Tarbes, Pau dhe Biarritz. Të gjithë, përveç aeroportit të Biarritz, u evakuuan për të lejuar skuadrën e bombave të kryente të gjitha hetimet e nevojshme. Javën e kaluar, rreth 70 alarme të rreme për bomba ndërprenë funksionimin e aeroporteve nëpër Alpe. Sipas ministrit të Transportit, Clément Beaune, pothuajse të gjitha sinjalizimet janë lëshuar “nga e njëjta adresë emaili që ndodhet në Zvicër”.

Read More

Pas eliminimit të Xhoanës nga vila e “Love Island Albania”, Arlindi ishte zgjedhja e Uedës për “Folenë e dashurisë” ku nisën shkëndijat mes tyre. Ata i shprehën pëlqimin njëri-tjetrit dhe ditën në vazhdim u bënë çift, gjë që “tërboi” Xhoanën jashtë shtëpisë. Me votat e publikut, ajo u rikthye në vilë me synimin e vetëm për të kërkuar llogari, ndërsa situata është parë e tensionuar këto ditë. Xhoana pati një ballafaqim aq shumë të kërkuar me Arlindin, i cili i tha se nuk hedh poshtë ato që ka kaluar me to, por tashmë i është përkushtuar Uedës Mirëpo, mes dy…

Read More