Author: tirana

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzon Serbinë se po dëshiron të nxisë një luftë në Ballkanin Perëndimor. Duke folur përpara studentëve të Universitetit Drake në Iowa, ajo shpjegoi çfarë ndodhi gjatë sulmit terrorist të 24 shtatorit dhe tregoi se qëllimi I Beogradit me anë të atij agresioni, ka qenë aneksimi i veriut të Kosovës. “Ai ishte një plan që destabilizoi të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe na ktheu në vitet ’90, të mbushura me dhunë. Fatkeqësisht, këtë dëshiron Serbia. Ajo është ende e udhëhequr nga mendësia e viteve ’90. Ata duan të rrëmbejnë territorin nga…

Read More

Me një sfidë drejtuar Edi Ramës që të shkojnë në Kuvend dhe të votojnë amendamentin që i hap rrugë thirrjes më pas në gjykatë të ish-kryeministrit, Sali Berisha i cilësoi gjykatësit si mercenarë porositës së Ramës. “Rama, në shkelje të Kushtetutës, dhe ligjeve të vendit, anëtarit të familjes i ka hapur mundësi për të fituar dhe dhjetëra tendera kontraktore. Disa burime më thonë, por duhet verifikuar, se prej 7 vitesh, në kundërshtim flagrant me çdo ligj, zonjusha nuk ka deklaruar në ILDKP pasurinë. Rama, i mirënjohur tashmë si Pashiqi shqiptar, është shndërruar në figurën më të urryer për çdo patriot…

Read More

Ish-drejtuesja e komanduar e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi është arrestuar me urdhër të SPAK. Dashi është arrestuar në orët e paradites në zyrën e saj në Kadastrën e Tiranës, në zonën e Rinasit. SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar, ku thuhet se Dashi dyshohet se ka ndihmuar dy vëllezër shqiptarë që të pastrojnë paratë ne vendin tonë, të cilat dyshohet se ishin vënë nga aktiviteti kriminal i tyre në Belgjikë. Ata rezultojnë të dënuar për drogë nga autoritete belge. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi bazën e akteve te dërguara nga autoritetet e Drejtësisë…

Read More

Prej vitesh në skenë, këngëtarja Anxhela Peristeri thotë se nuk është e lehtë të jesh në këtë treg, por tashmë njerëzit e vlerësojnë për artin e saj. Ajo pranon se ky i fundit në ditët e sotme ka si ndihmë shumë të madh marketingun e rrjeteve sociale, por kjo nuk ndikon në arsyen pse njerëzit e kërkojnë, ndryshe nga një kategori e caktuar këngëtarësh. Aldo: Klikimet apo njerëzit? Anxhela Peristeri: Njerëzit. Aldo: Ama çdo gjë ti e poston, mundohesh ta postosh. Anxhela Peristeri: Po tashmë rrjetet sociale janë bërë mjet shumë i nevojshëm për çdo lloj biznesi, sidomos për biznesin…

Read More

Një çift arriti t’i jepte fund martesës së tyre pa hapur dy procedura të veçanta. Martesa dhe divorci në të njëjtën ditë, një risi e mundësuar nga reforma e fundit ligjore, vlefshmëria e të cilës u konfirmua nga Gjykata e Lartë italiane vetëm pak ditë më parë, është bërë e mundur në Verona. Sipas mediave italiane, një çift arriti të marrë të ashtuquajturin divorc të shkurtër pa hapur dy procedura të veçanta, brenda 24 orëve. Vendimi i shqiptuar nga Gjykata e Veronës, ka bërë realitet një nga gurët e themelit të ligjit të ri familjar të prezantuar në Reformën e…

Read More

Juliana Nura ka treguar se si familja e saj emigroi drejt Finlandës kur ajo ishte ende foshnjë, por të gjithë anëtarët kanë punuar fort për të arritur një nivel të mirë financiar. “Familja më ka mësuar që duhet të punoj për të arritur çdo gjë. Kam qenë 8-9 vjeç kur kam punuar. Kam mbledhur boronica gjithë ditën me prindërit dhe të nesërmen në mëngjes i shisnim në tregun e Finlandës, se atje boronicat shkonin 10 euro”. Ajo theksoi se ka qenë gjithnjë një vajzë që i pëlqente biznesi dhe paratë, ndaj në moshën 18-vjeçare arriti të blinte shtëpinë e saj…

Read More

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama pas vizitës në Bruksel është ndalur në Vlorë. Kreu i qeverisë ka inspektuar punimet e Lungomare 3, ndërsa shoqërohej nga ministrja Mirela Kumbaro. Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për mediat, por nuk ka preferuar që të komentojë vendimet fundit të drejtësisë, për arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe vendosjen emasave të sigurisë për Sali Berishën. ”S’më ndahet Vlora mua. Vazhdojnë punët. Do ta çojmë Lungomaren deri në fund të botës. Dmth një vlonjat kur të niset po të dojë mund të shkojë deri në fund të botës. Ku ka shtëpi pa problematika, çdo shtëpi…

Read More

Fitorja në kualifikueset e Europianit me Republikën Çeke dhe fitorja me Bullgarinë në miqësore kanë ndihmuar Shqipërinë që të ngjitet sërish në renditjen e FIFA-s. Kombëtarja kuqezi ka fituar plot tre pozicione duke u ngjitur nga vendi i 62-të në të 59-tin, duke lënë pas përfaqësuese të njohura si Gana dhe Katari. Sa i përket rivalëve, Polonia ka rënë në vendin e 30-të, Çekia vazhdon të qëndrojë në vendin e 37-të, Moldavia është ngjitur në vendin e 159-të, ndëersa Ishujt Faroe kanë rënë në vendin e 135-të. Progres ka bërë dhe Kosova, që është ngjitur ne vendin e 105-të. Sa…

Read More

Një 38-vjeçar, i cili kishte dalë për gjueti së bashku me kuhsëririn e tij ka përfunduar në prangat e Policisë së Përmetit, pasi aksidentalisht ka qëlluar me armë këtë të fundit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Urgjencën e spitalit të Përmetit, kishte shkuar i plagosur shtetasi G. B., 37 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Read More

Një 49-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës, pasi mëngjesin e së mërkurës në gjendje të dehur ka lyer veten dhe bashkëshorten e tij me benzinë, në rrugën “Vangjel Noti”. Më pas është larguar me automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese, dhe kur u arrestua iu gjet një thikë me vete. Në pranga ka rënë Besim Dedej, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Read More

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete mori pjesë në eventin e prezantimit të gjetjeve të anketimit të Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) “Mjedisi i biznesit në Shqipëri 2023”. Ministri vlerësoi anketimin e realizuar nga FIAA, i cili vëren përmirësim të ndjeshëm në vlerësimin e përgjithshëm të klimës së të bërit biznes dhe pritshmëritë për përmirësim të mëtejshëm. “Përmirësimi i një sërë treguesve të anketimit, si ato që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me administratën tatimore e doganore, nivelin e transparencës, konkurrencën, si edhe nivelin e burokracisë me të cilën përballen bizneset, dëshmojnë se kemi pasur rezultate…

Read More

Gjykata Kushtetuese e kalon për shqyrtim dosjen e Fredi Belerit. Ju informojmë se në Gjykatën Kushtetuese në datën 28.09.2023 është paraqitur dhe regjistruar me nr. 2 (Dh) 2023 regjistri themeltar, datë 28.09.2023 kërkesa me kërkues Dhionisios Alfred Beleri, me objekt: “Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-1313 (224), datë 25.07.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i vendimit nr. 19, datë 01.06.2023 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe i vendimit nr. 46, datë 22.05.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e…

Read More