Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha pak para hyrjes së tij në selinë e PD u ndal në një prononcim për mediat. Ai ironizoi ish-avokatin e shtetit që i caktoi GJKKO, Artan Simoni, i cili më pas u zëvendësua nga dy kolege të tij. “Kushtetua dhe vetëm kushtetuta! (qesh) E patë ju kush ishte. Fytyra e vërtetë e tyre. Ai ishte (qesh) S’kam asnjë njoftim për shtyrjen. Ai ishte ekzemplari më i shkëlqyer për Edi Ramën. Pastaj unë nuk kam njoftim”, tha Berisha. Zëvendësimi nga ana e GJKKO u bë për shkak të një postimi që Simoni kishte bërë një rrjetet…
Author: tirana
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka pasur një bisedë telefonike me Papa Françeskun, gjatë së cilës e ka quajtur “turp për njerëzimin“, indiferencën e komunitetit ndërkombëtar për atë që po ndodh në Gaza. Sipas mediave turke, Erdogan i komunikoi Atit të Shenjtë se sulmet e Izraelit në Gaza kanë arritur “nivelet e një masakre“. “Paqja e përhershme në rajon, në të cilin ndodhen selitë e shenjta të tre feve monoteiste, do të jetë e mundur vetëm me krijimin e një shteti të pavarur, sovran dhe gjeografikisht të Palestinës në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqyteti i saj”,…
26 vjeçarja e cila u bë viktimë e përdhunimit në grup është marrë në mbrojtje. Ajo është nga fshatrat e Vlorës dhe punonte në një lokal për të ndihmuar familjen e saj me të ardhura, por është sjellë në Tiranë ku dhe është marrë në mbrojtje. Në pranga deri më tani kanë rënë Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri, të cilët akuzohen për 2 vepra të rënda penale, marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura kryer në bashkëpunim, për të cilën rrezikojnë dënimin nga 5-15 vjet burg’ dhe për nxitje për përdorimin e drogës, vepër sipas Kodit Penal, dënohet nga 5-10…
Avokati i Popullit ka dënuar ashpër ngjarjen e rëndë të përdhunimit në grup të 26-vjeçares në Vlorë. Ky institucion inkurajon organet ligjzbatuese që ta zbardhin me përparësi rastin, si dhe apelon për një reagim të gjerë qytetar dhe reflektim të thellë publik. “Avokati i Popullit ka përcjellë me shqetësim ngjarjen e ditëve të fundit të ndodhur në qytetin e Vlorës, ku është shënuar rasti i rëndë i përdhunimit të një vajze 26 vjeçare. Referuar rrethanave të bëra publike në media kjo është një ngjarje shumë e rëndë ndaj së cilës duhet të ketë një reagim të gjerë qytetar dhe reflektim…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, thotë se bombardimet ajrore në Gaza janë veç fillimi. Pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar për të zbutur dorën ndaj Rripit të Gazës, ai njofton se sulmi tokësorë në territor do të ndodhë shpejt. Në një fjalim televiziv Netanjahu nuk saktësoi se kur do të hynin në enklavën e kontrolluar nga Hamasi forcat tokësore duke thënë se vendimi do të merrej nga kabineti i posaçëm i luftës. “Ne po lëshojmë zjarr nga ferri mbi Hamasin. Kemi vrarë tashmë mijëra terroristë dhe ky është vetëm fillimi. Njëkohësisht po përgatitemi për pushtim tokësor. Për momentin, nuk do të…
Duket se krisja mes Luizit dhe Salsanos sa vjen dhe bëhet më e madhe. Me një video gjatë premierës së filmit në Shkup të cilën e ka shpërndarë një fanpage. Luizi nuk e ka lën pa komentuar dhe ironizuar Salsano Rrapin duke thënë : “Kjo ishte hera e fundit qe me lejojne te flas per filmin. Kisha edhe nje batute perle per nje qeros por po e ruaj per ndonje dite me shi”
Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati, janë dy avokatet e shtetit si mbrojtëse të Sali Berishës, që u caktuan mbrëmë nga SPAK. Sot, në seancën e radhës gjyqësore në GJKKO, e cila është shtyrë për në orën 15:00, ish-kryeministri do të përfaqësohet nga këto dy zonja. Kastrati rezulton të ketë qenë dikur kandidate për deputete e LSI, sot Partia e Lirisë, me kryetar Ilir Metën.
Banorët e edicionit të dytë të ”Big Brother VIP Kosova 2”, kanë vëmendje të madhe. Ata po komentohen për secilën lëvizje që bëjnë dhe tashmë rrjetet sociale janë pushtuar me videot nga shtëpia e famshme. Mes shumë debateve dhe diskutimeve, në ‘reality-show’ të tillë ndodh që të lindi dashuri mes banorëve. Dhe një afërsi që la të kuptohej se mund të jetë më shumë se shoqëri kanë lënë të kuptohet edhe Alba dhe Azemi. Dyshja janë parë të afërt duke biseduar me njëri-tjetrin, ndërsa nuk munguan as përqafimet. “Kam raport të mirë me ty, ndihem shumë rehat me ty sinqerisht…
Është arrestuar këtë të enjte ish-drejtoresha e Kadastrës në qytetin e Durrësit, Rajmonda Dashi. Arrestimi është kryer në qytetin bregdetar. Mësohet se ajo aktualisht punonte në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë. Rajmonda Dashi u ndalua me urdhër të SPAK-ut, ndërsa mësohet se bëhet fjalë se bëhet fjalë për një çështje të nisur 3 vite më parë lidhur me tjetërsimin e pronave kur ajo mbante pozicionin e drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit. Po ashtu raportohet se asaj i kanë sekuestruar edhe celularin, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për ndalimin e saj.
Vijon beteja e Sali Berishës kundër gjyqtares Irena Gjoka. Mbrojtja e tij ka depozituar kërkesën në GJKKO, ku kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi për ish-kryeministrin në çështjen e aferës së privatizimit të Partizanit. ”Në kryesekretarinë e GJKKO-së, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09:45, është paraqitur kërkesa e kërkuesit Sali Berisha, me objekt: “Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka”, nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha, me bazë ligjore nenet 17, 18, 19, 21, 22, 23 të Kodit të Procedurës Penale. Duke…
Ambasadorja e Izraelit në Britaninë e Madhe, Tzipi Hotovely thotë se operacioni kundër Hamasit do të jetë i ndërlikuar. ”Hamasi përdori të gjithë ndihmat humanitare që shkuan në Gaza në vitet e fundit për të ndërtuar këtë qytet tunel nëntokësor. Çdo tunel kushtoi 3 milion dollarë (2.5 milion £) gjithsej, Izraeli ekspozoi mbi 30 tunele, 100 milion dollarë (82 milion £) ndihma humanitare mund të ishin furnizuar për popullin e Gazës por jo, i përdori për të ndërtuar këto tunele”,
Gaforrja dhe Peshorja Këto dy shenja janë shpirtra binjakë. Gaforret janë shumë të ndjeshme dhe emocionale, ndërsa Peshoret janë përzierja e duhur e romancës dhe stabilitetit emocional. Ata ekuilibrojnë njëri-tjetrin shumë mirë, sepse kanë objektivin e njëjtë për të pasur një marrëdhënie dhe familje të qëndrueshme dhe të përkushtuar. Dashi dhe Binjakët Këto dy shenja kanë karakteristika të ngjashme, por në mënyrë shumë interesante, janë të kundërta me njëra-tjetrën. Personaliteti simpatik i Dashit frymëzon Binjakët të jenë vetvetja mes të gjithëve. Ata të dy i shijojnë plotësisht eksperiencat e reja dhe e duan ndjesinë e të bërit gjëra emocionuese së…