Jozefina Topalli ka dalë në mbrojtje të Sali Berishës, pavarësisht akuzave për korrupsion që ka ngritur SPAK. Përmes një postimi në rrjete sociale, Topalli shkruan se mbrojtja e Sali Berishës, në fakt është mbrojtje për lirinë dhe të vërtetën. “Pa asnjë provë as fakt, pas 3 vitesh hetime të iniciuara nga Taulant Balla; në skadencë të afateve ligjore, në shkelje të tmerrshme të Kushtetutës, në përpjekje të minimit të demokracisë, përmes vjedhjes së emrit e vulës së Partisë, sulmi brutal politik kundër kryetarit të PD, zotit Sali Berisha është në fakt një sulm kundër opozitës dhe çdo qytetari. Pas 3…
Author: tirana
‘Big Brother Vip Kosova’, edicioni i dytë ka vetëm 4 ditë që ka nisur dhe ndjekësit e këtij ‘reality-show’ e kanë tashmë një emër të preferuar për të fituar çmimin e madh Bëhet fjalë për Gani Gërmian, i cili sipas ndjekësve po ‘sfidon’ në lojë edhe fituesin e ‘Big Brother Vip Albania’ edicioni i dytë, Luiz Ejlli. Energjia, humori dhe vetëbesimi janë tre tiparet që i bëjnë dy personazhet e ngjashëm, po a do të ketë edhe Ganiu të njëjtin fat si Luizi? Emri i tij i vërtetë është Visar Dërmaku, por njihet se Gani Gërmia. Ai është i njohur…
Kërkesat dhe propozimet që pesë emisarët perëndimorë kanë nxjerrë para Kosovës dhe Serbisë, janë të prera për të dyja vendet, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë dhe Beograd. Për përmbajtjen e tyre ka pak informacione, por thuhet se i obligojnë palët për disa hapa që do të çonin në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u takuan për herë të fundit më 14 shtator. Dhjetë ditë më pas ndodhi sulmi në Banjskë, ku grupe të armatosura sulmuam policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Kosova bëri përgjegjëse Serbinë për këtë sulm, Serbia tha se…
Gazetari Poli Hoxha, duke folur për akuzat e SPAK ndaj Sali Berishës, u shpreh se hetimet treguan që ish-kryeministri ka shkelur besimin e qytetarëve dhe se ka përdorur pushtetin për pasurimin e familjes. I ftuar në “Dritare TV”, gazetari tha se Berisha mund të zgjedhë që hetimet e SPAK t’i shmangë përmes mbrojtjes së avokatëve ose të kërkojë azil politik. “Nuk ka më alibi, nëse je caktuar në krye të shtetit për t’i mbrojtur dardhat e vendit, do mbash përgjegjësi. Aq më tepër kur ndryshon VKM, pasi kjo përkthehet në pasuri për familjen. Është proces i kthjellimit të turbullirës, që…
Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi (sot) të martën që koalicioni ndërkombëtar i cili lufton kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri të zgjerohet për të përfshirë luftën kundër grupit militant palestinez Hamas në Gazë. Presidenti francez e bëri këtë propozim ndërsa po viziton Izraelin, por nuk dha detaje se si do të mund të bëhej kjo. Kryeministri izraelit, Netanyahu pas takimit e cilësoi luftën e vendit të tij kundër Hamasit si lufta për shpëtimin e qytetërimit. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pas takimeve me udhëheqësit izraelit në Tel Aviv dhe Jerusalem, propozoi që grupi militant palestinez, Hamas të luftohet nga…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 200 euro gjobë ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për akuzën lidhur me aksidentin ku goditi një fëmijë. “E pandehura R.H obligohet që të paguajë shumën prej njëqind (100) € për mendimin e ekspertit të komunikacionit, po ashtu obligohet të paguajë shumën prej nëntëqind (900)€ për super ekspertizë dhe për ekspertizë mjeko – ligjore të paguajë shumën prej 50 €. Nëse e pandehura nuk e kryen pagesën e gjobës në afatin e paraparë me ligj, si dhe shpenzimet e procedurës kundërvajtëse, në të kundërtën ekzekutimi do te bëhet sipas dispozitave të Ligjit…
Gazeta e njohur ESPN në bashkëpunim me faqen e njohur WhoScored kanë nxjerrë formacionin e javës në 5 më të mira të Europës. Mes tyre bie ne sy emri i portierit të kombëtares shqiptare Etrit Berisha, i cili vlerësohet me notën 8,94. Lista e plotë e 11-s së Europës Portieri: Etrit Berisha (Empoli) – Nota 8.94 Mbrojtës i djathtë: Carlos Soler (PSG) – Nota 8.23 Qëndërmbrojtës: Craig Dawson (Wolves) – Nota 8.39 Mbrojtës i majtë: Diego Rico (Getafe) – Nota 8.08 Mesfushë e djathtë: Jacob Murphy (Newcastle) – Nota 9.34 Qëndër mesfushë: Aleksandr Golovin (Monaco) – Nota 9.16 Qëndër mesfushë: Douglas Luiz (Aston Villa) – Nota 8.81 Mesfushë e majtë: Khvicha Kvaratskhelia (Napoli) –…
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal i cili do të sjellë mot me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet do të bëhen prezente që në orët e para me intensitet të ulët deri mesatar. Gjatë orëve të mesditës në veriperëndim-perëndim dhe qendër reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të lartë do të jenë prezente në veriperëndim të vendit.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Në deklaratën e Presidencës turke, thuhet se Erdogan i ka thënë Putin se “brutaliteti” ndaj territoreve palestineze po intensifikohet dhe se civilë po vriten vazhdimisht, teksa theksoi se heshtja e vendeve perëndimore po e përkeqëson krizën humanitare në Gaza. Lideri turk përsëriti këmbënguljen e Turqisë për të arritur paqen në rajon.
Gjykata ka njoftuar se seanca për Sali Berishën është shtyrë për ditën e nesërme në orën 14:30, pasi mbrojtësit kanë kërkuar që të njihen me aktet. Ish kryeministri Sali Berisha refuzon të përballet individualisht me drejtësinë për akuzën e korrupsionit pasiv të ngritur nga SPAK. Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Gjykata e Posaçme e ka ndaluar atë të dalë jashtë vendit.
Policia italiane ka vënë në pranga tre persona, për posedim të 30 kg marijuanë, mes tyre edhe një 28-vjeçar shqiptar. Mbrëmjen e 20 tetorit, Policia italiane vendosi të kontrollojë një rrugë banimi në komunën e Ardeas për shkak se disa lëvizje të çuditshme u vunë re, prandaj dhe vendosën të hetonin. Ata kanë vënë re në rrugë të riun shqiptar dhe kanë vendosur ta kontrollojnë atë dhe banesën e tij për shkak të nervozizmit të tij, raporton radioroma. Në bastisjen e shtëpisë së shqiptarit, u gjetën edhe 5 persona të tjerë, 3 meshkuj italianë dhe dy femra, një italiane dhe…
Në muajin gusht kreditë për shtëpi në lek bëhen më të lira. Sipas BSH norma mesatare e interesit për kreditë në lek zbriti në 3.89% nga 4.04% që ishte në korrik duke shënuar dhe vlerën më të ulët të normës mesatare për kredi për shtëpi brenda një viti. Norma mesatare e interesit filluan duke zbritur gradualisht në muajin nëntor të 2022, ku niveli mesatar ishte 4.99%, dhe aktualisht qëndrojnë ndjeshëm, nën mesatare me mbi 1% diferencë. Por çfarë ndikoi në këtë trend? Frenimi i rritjes së normës së interesit nga Banka Qendrore si masë frenuese për të kontrolluar inflacionin. Konkretisht…