Author: tirana

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj tha në një deklaratë për mediat se kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. ‘Kemi bërë kallëzim në SPAK për veprën penale të shpërdorimit të detyrës’. Gjykimi është ndërprerë për të gjykuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit të kërkesës për përjashtimit. Ne nuk vijmë këtu për 3 orë e të lexojmë 20 mijë faqe. Na ka autorizuar ne.’- tha Gjokutaj.

Read More

Një ndër vendimet që ka sjellë rezultate positive për vendin ka qenë moratoriumi i gjuetisë disa vite më parë, gjë që ka rezultuar në shtimin e numrit të kafshëve në të gjithë territorin. Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura ka publikuar pamjet e kamerave kurth në parkun e Malit të Tomorrit, të cilat kanë fiksuar arinj, dhelpra, lepuj, etj. Për më tepër, ndiqni pamjet e mëposhtme:

Read More

Një aksident mes dy automjetesh ka ndodhur sot në fshatin Leshan të Pejës. Lajmin e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i njoftoi se në aksident janë të përfshira dy makina, njëra prej të cilave ishte e KFOR-it. “Në ora 15:18 policia është njoftuar për një aksident në Leshan të Pejës. Dy automjete janë të përfshira. Njësitet kompetente janë në vend të ngjarjes, ndërsa nëse ka të lënduar apo deri tani nuk kam informacione”, ka thënë Gashi. Ai ka shtuar se ende nuk ka informacione për gjendjen e personave të aksidentuar,…

Read More

Ish-Presidenti Donald Trump paraqitet sot sërish në gjyqin ndaj Organizatës Trump, drejtuesit e së cilës akuzohen se kanë gënjyer në dokumentet financiare të bankave, duke e rritur vlerën e kompanisë në miliarda dollarë për të përfituar kushte më të mira për kreditë. Zoti Trump i ka mohuar të gjitha akuzat. Gjatë një fjalimi fushate në Nju Hempshër, zoti Trump të hënën e krahasoi veten me aktivistin kundër apartaedit dhe ish-Presidentin e Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, duke u përpjekur ta paraqesë veten si një viktimë politike të prokurorëve federalë dhe shtetërorë që kanë ngritur akuza ndaj tij. Ai gjithashtu kritikoi…

Read More

Tetëdhjetë e pesë vjeçarja Yocheved Lifschitz dhe Nurit Cooper, 79 vjeçe, janë dy pengjet e fundit të liruara nga Hamasi që u rrëmbyen bashkë me bashkëshortët e tyre nga vendbanimi Nir Oz. Përmes vajzës së saj, zonja Lifschitz tregon për momentin e përballjes me Hamasin. “Nëna ime po tregon një rrëfim tmerrues. Ajo thotë se shumë, shumë njerëz, një lumë njerëzish, depërtuan përmes rrethimit, rrethimit së sigurisë, që kushtoi 2 miliardë e gjysmë shekel dhe që nuk ndihmoi fare. Nëna thotë se e hipën në pjesën e pasme të motoçikletës, me këmbë të lidhura në njërën anë… Pastaj ka kaluar…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar ndërprerje të Përkohshme të Qarkullimit të mjeteve në datat 24-26 dhe 30 tetor në Tiranë. Në këto data do të zhvillohet “Automotive Fair Albania II” dhe do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi në disa akse. Akset që do të bllokohen Në datën 24-26, 30 Tetor 2023 do të ketë bllokime në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Nënë Tereza”. Në datë 27.10.2023 – DUAL TRACK RACE / 17:00 – 20:30 Fillimi i rrugëve “Ibrahim Rrugova”, “Adem Jashari” deri tek Sheshi “Frederik Shopen” Rruga “Lekë Dukagjini” deri tek UPT Sheshi “Nënë Tereza”…

Read More

Luiz Ejlli duket se pas kthimit nga Kosova në Shqipëri nuk ka qenë mirë me shëndet. Ai është shfaqur i shtrirë në spital ku është parë duke marrë infuzion. Nga shtrati i spitalit ai ka filmuar edhe një mesazh për ndjekësit e tij, teksa ka falënderuar infermierët që i kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kohës. “Nuk më kanë lënë vetëm asnjë sekond”, thotë Luizi.

Read More

Agjencitë e ndihmave po bëjnë thirrje për një armëpushim në Gaza, pasi mjekët paralajmërojnë se një bllokadë izraelite ndaj karburantit do të thotë se shumë foshnje dhe njerëz të plagosur në spitale së shpejti do të vdesin. Madje, një agjenci thotë se të paktën 2,000 fëmijë në Gaza janë vrarë në javët e fundit. Ndërkohë, udhëheqja izraelite është zotuar të zhdukë Hamasin në përgjigje të sulmeve terroriste vdekjeprurëse të 7 tetorit dhe më pas, në të cilat 1,400 njerëz, kryesisht civilë, u vranë dhe më shumë se 200 u morën peng.

Read More

Marsid Senia dhe Mentor Selmani janë dënuar me 33 vjet burg për një sherr fatal në rrugë, ku mbeti i vrarë një 22-vjeçar shqiptar. Dy të rinjtë janë dënuar nga pakujdesia për rolet e tyre në një përleshje të madhe në rrugë në Sheffield, e cila çoi në vdekjen e një 22-vjeçari, janë vënë pas hekurave. Armend Xhika vdiq nga plagët me thikë pas një përleshjeje masive midis dy grupeve shqiptarësh në rrugën Earl Marshall në Fir Vale, Sheffield më 13 maj 2021, thuhet në media. Policia e Yorkshire-it të Jugut thotë se pas një përplasjeje në trafikun rrugor, e…

Read More

“Nuk jam një politikan, por një ish-ushtar dhe një qenie njerëzore. Dhe, nga eksperienca ime, që limitohet me luftën në Kosovë, kaq e ngjashme me atë që ndodh sot në Ukrainë dhe Izrael, mund të them që në çdo konflikt ata që vuajnë, janë gjithmonë civilët dhe të pafajshmit dhe kjo është realisht e frikshme”. Është kjo fjala e James Blunt (kantautor, këngëtar, muzikant) në Milano ku ndodhet për të prezantuar “Who we used to be”, albumin e parë në studio nga “Once Upon a mind”, në 2019-ën. Në qershor të vitit 1999 Blunt, në atë kohë kapiten i ushtrisë…

Read More

Në vendimin më të fundit të qeverisë botuar në Fletoren Zyrtare, parashikohet se 4 kategori të personelit të Policisë Ushtarake të Forcave të Armatosura do përfitojnë sigurim jete 5 milionë deri në 10 milionë lekë për rastet e aksidenteve në punë apo humbjes së jetës. Referuar vendimit përfitues do të jenë punonjësit e Sektorit të Policisë Kriminale, Inspektorati i Qarkullimit Rrugor; seksioni i Rendit Ushtarak; Inspektorati për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin dhe Toga e Ruajtjes se Sigurisë së Personaliteteve në Kompaninë Operacionale dhe Objekteve të Veçanta. Ky sigurim do të mbuloje rastet e: Humbjes së jetës për shkak të detyrës…

Read More