Author: tirana

Nuk është mister që Kylian Mbappe kur ishte fëmijë mbështeste plot pasion Milanin. Këtë e tregon nëna e “yllit” të Paris Saint-Germain, Fayza Lamari, e cila shpjegon për “La Gazzetta dello Sport”: “Ai dëshiron të lërë përshtypje të mirë, përndryshe do të tallet nga miqtë tanë. Që i vogël i është rrënjosur në zemër Milani”. Nëna e ish-fenomenit të Monakos tregon disa histori të këndshme: “Kur vinte në shtëpi, fliste vetëm për Milanin. Nëse Milani humbte, e hidhte telekomandën drejt televizorit dhe thoshte disa sharje në italisht. Megjithatë, në “Play Station”, ai zgjidhte gjithmonë Realin e Madridin. Fanellën e Robinhos…

Read More

Vajza që u drogua dhe më pas u përdhunua nga tre djem në Vlorë, është tërhequr nga kallëzimi i saj. Në dëshminë që ka dhënë për policinë e Vlorës, vajza ka treguar se s’kishte asgjë për të thënë pasi ajo kishte shkuar me dëshirë. “Unë shkova me dëshirën time, pavarësisht se gjërat rrodhën kështu…”, ka deklaruar vajza. Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim Oltjan Tahirin, djalin e një personi që ka servis Skafesh në “Triport”, ndërsa janë ndaluar Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti. Tashmë vajza 26-vjeçare e dëmtuar është kthjelluar dhe në deklarimin e parë që ka dhënë në polici, ka pohuar…

Read More

Këtë të martë, banorët e Kamzës janë paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dhënë deklarimet e tyre për kallëzimin e depozituar në SPAK, pak javë më parë ndaj kryebashkiakut socialist të Kamzës, Rakip Suli. Më 11 shtator Partia e Lirisë dhe këshilltarët e koalicionit ”Bashkë Fitojmë” në Kamëz, kallëzuan penalisht në SPAK, kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli. Duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë bashki, por edhe njoftimit dhe zhvillimit të mbledhjeve të këshillit online, ata kërkuan ndjekje penale për të zgjedhurin socialist për disa akuza si shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje e barazisë…

Read More

Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Arjan Dodaj ka folur për mesazhin që Ati i Shenjtë, Papa Françesku dha dje për të rinjtë shqiptarë. Dodaj thotë se Papa Françesku ka një lidhje të ngushtë me Shqipërinë. “Ne po përjetojmë disa javë me Papa Françeskun këtu në Vatikan sa i përket Asamblesë të mbarë Kishës Katolike e kështu është më e mundshme dhe takimi me Papën. Personalisht kemi folur disa herë këto ditë dhe shpesh herë dhe pyetja kryesore është: Si po ecën Shqipëria? Kështu që dalin dhe këto konfidenca edhe mbi vështirësitë, përshembull dimri i madh demografik që po përjeton…

Read More

Sali Berisha është thirrur nga GJKKO për t’u marrë në pyetje ditën e sotme lidhur me hetimin e çështjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Berisha nuk është shprehur qartazi nëse do i përgjigjet thirrjes së GJKKO, duke qenë se ka refuzuar edhe të komunikojë me efektivët e policisë për t’u njohur me masën e ndalimit. Vetëm 30 minuta para orarit të caktuar nga GJKKO për marrjen në pyetje, pra në orën 13:30, Sali Berisha do të mbajë një konferencë për shtyp.

Read More

Merushe Gjuzi, vetëm 57-vjeç ishte në gjendje të rënduar psikologjike, kur mëngjesin e së premtes (20 tetor) u hodh nga furgoni që ishte në lëvizje, duke gjetur kështu vdekjen e menjëhershme. Një ngjarje e trishtë që tronditi mbarë opinionin publik. Për ngjarjen në fjalë është arrestuar bashkëshorti i viktimës, i cili akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Djali i së ndjerës, në emisionin ”Me zemër të hapur”, ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj babait të tij, ndërsa theksoi se ai nuk ushtronte dhunë psikologjike ndaj nënës. Djali mes lotësh tha se prindërit shkonin mirë dhe…

Read More

Presidenti Bajram Begaj, kthen në Parlament për rishqyrtim ligjin për Shtetësinë dhe kjo është hera e parë që kreu i shtetit del kundër një ligji nga ana e qeverisë ”Rama 3”. Në arsyetimin e kreut të shtetit thuhet se ky ligj nuk është miratuar sipas kushtetutës, e cila parashikon miratimin me shumicë të cilësuar. “Për një ligj për të cilin Kushtetuta ka parashikuar miratimin me shumicë të cilësuar, konkretisht 84 vota, këto amendamente nuk e kanë marrë numrin e kërkuar të votave dhe nuk mund të quhen të miratuara”. Sipas presidentit, në ndryshimet në ligj janë konstatuar shkelje procedurale. “Në…

Read More

Një tjetër kryebashkiak i PS-së do të përballet me drejtësinë. Prokuroria e Posaçme po heton kryebashkiakun socialist të Këlcyrës, Klement Ndoni. Në pyetje sot është marrë një tjetër qytetare për të cilën ka dyshime se i është ofruar mbështetje në formë ryshfeti kundrejt votës për kryebashkiakun në 14 maj. Procedimi penal nr.178 i vitit 2023 për të cilën ndodhet nën hetim Ndoni nga prokurori Ols Dado ka të bëjë me dyshimet për krime zgjedhore, të denoncuar edhe nga qytetarë të Këlcyrës. Pikërisht njëri prej tyre, një i moshuar 75-vjeçar u paraqit të mërkurën e kaluar në SPAK për t’u marrë…

Read More

Zhvillime ka edhe nga selia rozë. Këtë të martë, Taulant Balla, Damian Gjinkuri, Bledi Çuçi, Toni Gogu, Niko Peleshi dhe Nasip Naço kanë zhvilluar një takim rreth 60 minuta në kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama. Sipas pjesëmarrësve, pjesë e diskutimeve janë çështje të brendshme te socialistëve. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla pas takimit heshti përballë pyetjes për situatën e drejtësisë me Berishën, edhe pse është pikërisht ai që e ka denoncuar çështjen e privatizimit të ish kompleksit “Partizani”.

Read More

Pesë të rinj, të moshave 16-20 vjeç shisnin drogë në afërsi të shkollës 9-vjeçare ‘Sabaudin Gabrani’. Ata siguronin lëndën narkotike, e ndanin në doza dhe më pas e shisnin pranë shkollës, apo në zona të tjera në Tiranë afër shkollave. Ata janë: Klevis Bardhoshi, 19 vjeç, Marsel Baraj, 19 vjeç, Bjorn Ziu, 18 vjeç, Françesko Zaçe, 20 vjeç, dhe një 16-vjeçar. Po ashtu, policia ka sekuestruar 163 doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje, 1 grirëse metalike dhe 5 celularë. Në kuadër të megaoperacionit të nisur prej 14 shtatorit 2023 deri tani janë arrestuar mbi 240 persona në mbarë vendin…

Read More

Ushtria izraelite tha se kishte goditur 400 shënjestra. Hamasi bëri me dije se të paktën 140 civilë mbetën të vrarë gjatë orëve të fundit, dhe se dhjetëra shtëpi ishin shkatërruar. Hamasi liroi të hënën dy gra izraelite të cilat ishin mes më shumë se 200 pengjeve të marra gjatë sulmit të koordinuar të 7 tetorit. Nurit Cooper dhe Yocheved Lifschitz 85 dhe 79 vjeç, janë pengjet e treta dhe të katërta që lirohen, por bashkëshortët e tyre vijojnë të mbahen nga militantët. Ata u rrëmbyen në vendbanimin izralit Nir Oz, i cili ndodhet përgjatë kufirit të Izraelit me Rripin e…

Read More