Author: tirana

Terroristëve të Hamasit të përfshirë në sulmin vdekjeprurës ndaj Izraelit, iu dhanë urdhra të qarta për të vrarë dhe rrëmbyer civilë. Sipas Jerusalem Post , terroristët që shihen duke folur me hetuesit në video, ishin të përfshirë në sulmet e forcave të Hamasit, në kibbutz dhe objektiva të tjerë të organizatës. Megjithëse përvojat që ata përshkruajnë janë të ndryshme, është e habitshme që të gjithë ata pranuan se ishin urdhëruar të vrisnin dhe rrëmbenin civilë. Plani fillestar ishte që të pushtonin qytetet ku ata kryenin sulmin dhe të qëndronin atje, pas ekzekutimeve dhe rrëmbimeve të civilëve. Disa terroristë të Hamasit…

Read More

Mbrëmjen e së hënës u mbajt ”Prime” i edicionit më të ri të Big Brother VIP Kosova. Gjatë spektaklit fokusi ishte tek Edona James, e cila mes tjerash ka rrëfyer historinë e saj të transformimit dhe paragjykimet me të cilat hasi. Edona zbuloi se që nga mosha 12-vjeçare ishte larguar nga shtëpia, atëherë kur edhe nisi të merrte hormone për ndërrimin e gjinisë. “Jam larguar nga shtëpia në moshën 12-vjeçare, nga 12 deri në 16 vjeç nuk e kam takuar nënën, nëna e ka ditur nga fillimi që nuk kisha dëshirë të isha djalë, nëna ka menduar se do të…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi se priti në mjediset e veta një delegacion gjerman, ku pas njohjes së konvertimit, shkëmbyen eksperienca mbi përfitimin e lejeve të drejtimit në shtetet respective. Sekretari Parlamentar i Shtetit dhe Koordinatori Federal për Logjistikën dhe Transportin e Mallrave në Gjermani, Oliver Luksic, Guido Zielke, drejtor i Përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit të Ministrisë Federale Gjermane të Digjitalizimit dhe Transportit, si edhe Sebastian Peter këshilltar i Oliver Luksic u pritën në mjediset e DPSHTRR. “Pas njohjes së konvertimit të patentave me shtetin gjerman, takohemi sërish me kolegët tanë, për shkëmbimin e…

Read More

Spektakli i dytë i ”Big Brother VIP Kosova 2” pati debate të shumta. Një ndër ta ka qenë ai i Shqipes me Azemin, ku për të qetësuar situatën ndërhyri opinionistja Anita Muçaj-Haradinaj, por kjo e fundit në qëndrimin e saj po kritikohet nga publiku. Ajo i tha Shqipes që të bëjë kujdes pasi Azemi ka qenë ushtar, dhe si një grua e një ish-komandanti lufte, e di mirë se sa vështirë është të debatosh me ta. “Unë jetoj me një komandant lufte, me një ushtar dhe duke e ditur që Azemi ka qenë ushtar po e zgjate muhabetin mbi tri…

Read More

Nga Skënder Minxhozi Prej tre dekadash politika shqiptare ka krijuar tempujt e saj të paprekshëm. Parti politike, politikanë e të afërm të tyre, që të gjithë me imunitet të pakufizuar në kohë dhe në hapësirë. Kanë ndodhur drama ekonomike si në rastin e fajdeve, tragjedi kombëtare si viti ’97, vrasje politike në sytë e njëzet kamerave siç ndodhi në 21 janar apo skandale të panumërta korrupsioni ku janë akuzuar praktikisht të gjithë ata që kanë pasur në dorë një zyrë të lartë publike. Burgjet sërish mbetën bosh dhe faji mbeti rregullisht jetim. Në krye të kësaj piramide zyrtarësh të paprekshëm…

Read More

Ka habitur Boban Bogdanoviç, Sekretar i Përgjithshëm për Strategjinë Euro-Atlantike dhe politikan i njohur serb. Ai ka reaguar për fjalimin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç. Ai ka thënë se fjalimi i kryeministres serbe reflekton një “fjalim të turpshëm dhe autokratik”. Nga ana tjetër politikani serb ka lavdëruar fjalimin e Osmanit si një fjalim demokratik, si një qytetare e vërtetë e Evropës. Reagimi i tij ka ardhur pas zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB. “Si serb dhe qytetar i Republikës së Serbisë, më vjen turp nga fjalimi i djathtë dhe autokratik…

Read More

Këtë të martë, forca të shumta të policisë kanë kryer një aksion për kapjen e Suel Çelës. Forcat e policisë kanë zbarkuar në tregun agro-ushqimor në Elbasan dhe në shtëpinë e personit të shumëkërkuar për kontrolle. Ende nuk dihet nëse Çela është gjetur apo arrestuar pasi policia është e rezervuar në dhënien e informacionit. Suel Çela kërkohet prej disa vitesh si person i dyshuar i përfshirë në ngjarje kriminale.

Read More

Në vizitën e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar edhe me një mik të veçantë të vendit tonë, ish-ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu.Siç e shihni edhe nga kjo foto e publikuar nga Veliaj, miqësia me ish-diplomatin amerikan është tepër e madhe, ndërkohë që kryebashkiaku e cilëson atë si avokatin e përjetshëm të Shqipërisë.“Asnjë udhëtim në SHBA, sado i shkurtër qoftë, nuk quhet i plotësuar pa një bisedë të këndshme me Alex Arvizu, avokatin e përjetshëm të Shqipërisë dhe kryepromotorin e Tiranës! Faleminderit Alex-Tiranës i mungon”, shkruan Veliaj.

Read More

Presidenti francez, Emmanuel Macron sapo ka mbërritur në Izrael, shkoi menjëherë për të takuar shtetas izraelito-francezë që kanë humbur të dashurit, si dhe familjet e pengjeve. Macron po viziton vendin për të treguar solidaritetin e Francës, ndërsa pritet të bëjë thirrje për lirimin e pengjeve nga Hamasi. Presidenti francez pritet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, presidentin izraelit Issac Herzog dhe liderin e opozitës Yair Lapid. Kjo vizitë e tij vjen pak pas udhëtimit të kryeministrit britanik, Rishi Sunak dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në Izrael pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Read More

Injeksione Ozempic false janë identifikuar në Bashkimin Evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar duke ngjallur kështu shqetësim te qytetarët, jo vetëm aty por edhe në vende të tjera. Florian Toti, endokrinolog është shprehur se Ozempic nuk është për të dobësuar njerëzit. Ai ngriti shqetësimin duke thënë se ky ilaç po përdoret në mënyrë masive dhe pa rekomandimin e mjekut. “Ozempic nuk është për të dobësuar pacientët, Po përdoret vend e pa vend dhe shpesh dhe pa rekomandime mjekësore. Përdoren nga klinika që janë për dobësim. Nga nutriocionistët. Kam shumë pacientë që më kanë thënë që kanë marrë këtë medikament. Njerëzit…

Read More

Tanush Kaso ka lindur në vitin 1934 në Tiranë ku babai i tij asokohe shërbente si ushtarak i Monarkisë së Zogut, por origjina e tyre është nga Çamëria. Ai ka mbaruar Shkollën Pedagogjike të Elbasanit dhe në vitin e tretë të Fakultetit Gjuhë-Histori, arrestohet e dënohet me 13 vjet burg politik, i akuzuar për pjesëmarrjen në një grup antikomunist me pikëpamje social-demokrate, ku bënin pjesë edhe Pjetër Arbnori, Uran Kalakulla etj. Pas viteve ’90-të, përveç angazhimit të tij në Shoqatën e ish-të Përndjekurve dhe Burgosurve Politikë të Shqipërisë, ai ka botuar një mori artikujsh në shtypin e kohës si dhe…

Read More