Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli sapo ka mbërritur në selinë e PD-së, për t’u takuar me ish-kryeministrin Sali Berisha. Berisha ka zgjedhur të qëndrojë sot në seli dhe jo të shkojë në gjyq, ku është thirrur për privatizimin e ish-Kompleksit Partizani.
Author: tirana
Këtë të martë mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj Fredi Belerit. Në ambientet jashtë Gjykatës së Posaçme është shpalosur një banderolë kundër tij. “Beleri në jug, Radoiçiç në veri”, shkruhej aty. Në seancën e parë të gjyqit, më 12 tetor, Fredi Beleri kërkoi përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtares Etleva Deda. Më 17 tetor, kjo gjyqtare u zëvendësua nga Flora Hajredinaj, duke bërë që seanca të shtyhet për këtë të martë. Sot pritet të lexohet kërkesa për gjykim nga SPAK, e cila e akuzon Belerin se bleu vota në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
85-vjeçarja Yocheved Lifshitz u lirua nga Hamasi ditën e hënë, dhe ka rrëfyer eksperiencën e hidhur. Në një konferencë për mediat, e moshuara u shpreh se në Gaza ishte sikur të ndodhej në ferr. “Ishte e vështirë, por do ta kalojmë”,-u shpreh ajo. Ajo u mbajt peng në Gaza për më shumë se dy javë, bashkë me qindra izraelitë të tjerë që u rrëmbyen natën e sulmit në fillim të tetorit. Hamasi liroi atë dhe mikun e saj Nurit Cooper, 79 vjeç, të hënën, dhe më vonë ata u ribashkuan me anëtarët e familjes. E pyetur nëse ishte mbajtur me…
Monitorimi i faunës ka konstatuar shtimin e kafshëve të egra në parkun kombëtar të malit të Tomorit. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video me pamjet e mrekullueshme të jetës së egër në Parkun Kombëtar “Mali i Tomorit”, fiksuar nga kamerat kurth të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Mali i Tomorit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Me sipërfaqe 28 mijë hektarë ky mal me biodiversitet të pasur është habitat dhe për shumë kafshë të tjera të egra si ariu i murrmë dhe kaprolli. Po kështu…
Etrit Berisha ishte një nga protagonistët kryesor në fitoren 2-0 që Empoli regjistroi në Firence, ndaj Fiorentinës. Gardiani shqiptar, me pritjet e tij, shkëlqeu në fushë duke mbajtur portën e paprekur. Caputo dhe Gyasi shënuan në secilën pjesë dhe siguruan 3 pikë me vlerë për skuadrën e Empolit. Vëmendje të veçantë mori dhe gardiani kuqezi që në përfundim të ndeshjes u vlerësua me notën 9, më shumë se çdo lojtar tjetër në fushën e blertë. Etrit Berisha po kalon një formë të shkëlqyer, duke u kthyer në një protagonist dhe titullar absolut me Empolin. Këtë nuk po e tregon vetëm…
Është blinduar këtë të martë Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër. Kjo pasi po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Igor Kokunov, 59-vjeçari i arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, i kërkuar nga Interpoli Ndërkombëtar Rusi. Masa të rrepta sigurie janë ndërmarrë për shkak të informacioneve se bandat e Beogradit mund të ndërhyjnë për lirimin e tij. Kokunov akuzohet për afro 30 vrasje në Rusi, ndërsa cilësohet edhe si koka e grupeve kriminale në Beograd, kryeqytetin e Serbisë. Gjatë qëndrimit në burgun e Reçit ka patur informacione se bandat serbe mund të ndërhynin për arratisjen e tij ndaj janë marrë masa…
Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, në një kohë që sot në GJKKO pritet të mbahet senaca sa i takon çështjes së privatizimit të Partizanit. Dje ish-kryeministri tha se nuk do të marrë pjesë në seancë. Kurse sot për gazetarët, Berisha deklaroi se është i gatshëm që të paraqitet në çdo kohë, por nuk do të pranonte kurrë që të shkelte kushtetutën. ”Unë nuk kam kundërshtuar dhe nuk do kundërshtoj një urdhër të organeve gjyqësore me të vetmin kusht që ato të jenë në respekt të kushtetutës. Jam i gatshëm për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje, por kurrë për vendime…
Paketa e Sigurisë në Shkolla do të forcohet me ligj duke bërë të mundur ashpërsimin e dënimeve të parashikuara në Kodin Penal për veprat penale që kryhen në mjediset e një institucioni arsimor apo në perimetrin e sigurisë së tij. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh sot se, “kryerja e një vepre penale në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij të parashikohet si rrethanë rënduese, nëse në dëm të një të mituri, dhe, në çdo rast, si rrethanë cilësuese e figurës së veprave penale të mëposhtme: Dhuna seksuale (neni 107/a); Pornografia (neni 117);…
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku u diskutua për raportin për Kosovën të sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, Kosova dhe Serbia lëshuan akuza ndaj njëri-tjetrit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se me 24 shtator Kosova “ishte shënjestër e një akti të agresionit të kryer nga Serbia nëpërmjet grupeve terroriste dhe paraushtarake të saj”. Sipas saj Beogradi priste të “të kishte sukses në aneksimin e planifikuar të veriut të Kosovës sipas stilit të Krimesë. Ndërsa u zotua se nuk do të lejojnë kurrë Serbinë të përvetësojë territorin e tyre, presidentja theksoi para anëtarëve të Këshillit…
Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës i cili është arrestuar për aferën e privatizimit të Partizanit, është dërguar në paraburgimin 313 në Tiranë. Ai është transferuar në paraburgim një ditë pasi GJKKO la në fuqi masën ”arrest me burg”.
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 38-vjeç, pasi ishte i përfshirë në sigurimin e armëve për grupet kriminale në vend. Lorenc Lukut iu sekuestrua një armë zjarri Scorpion, tre skelete pistoletash, një sasi e konsiderueshme municioni luftarak, 9 celularë dhe 5 ora dore të markave të ndryshme. Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Operacioni, rezultat i inteligjencës policore të siguruar nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u zhvillua në bashkëpunim me Forcën…
Policia greke ka bërë publik identitetit dhe foton e një 25-vjeçari shqiptar. Klement Alban Tushe nga Lushnja, është arrestuar për 20 vjedhje në zonën e Pikermiou dhe lagjet fqinje të saj në Athinë. Sipas policisë, Tushe bashkë me persona të tjerë kanë vepruar prej majit deri në gusht 2023 duke vjedhur banesa kryesisht në orët e pasdites kur mungonin banorët. Gjatë kontrollit personal dhe të banesës, Klement Tushes i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi floriri dhe 19 ora dore, 7 celularë, 9 karta SIM, 2 thika, 1 Lap top, shkop, 0.66 gram “cannabis sativa”, 200 euro, 1 automjet, 1…