Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto të shkollës së rilindur në Rrogozhinë ”Qamil Gjuzi”. ”MIRËMËNGJES dhe me një tjetër shkollë të rilindur, shkollën 9-vjeçare “Qamil Gjuzi” në Rrogozhinë, që sapo ka hapur dyert me kushtet më të mira për mësuesit dhe nxënësit e kësaj zone, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Author: tirana
Ushtria izraelite tha se po përgatit sulme të pandërprera për të shkatërruar Hamasin. Ministria palestineze e shëndetësisë tha se numri i viktimave në Gaza kishte arritur në 5,000. Izraeli goditi qindra objektiva në Gaza nga ajri të hënën, ndërsa ushtarët e tij luftuan militantët e Hamasit gjatë bastisjeve në rripin e rrethuar palestinez, ku civilët janë të bllokuar në kushte të vështira. Hamasi liroi të hënën dy gra izraelite mes më shumë se 200 pengjeve të marra gjatë sulmit të 7 tetorit. Në publik, Shtetet e Bashkuara kanë theksuar të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, por dy burime të…
Sali Berisha refuzon për të firmosur procesverbalin e policisë për njohjen me masën e sigurisë, por Gjykata e Posaçme ka caktuar ditën e sotme për ta marrë në pyetje, si person në hetim për akuzën korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë, sa i takon çështjes së privatizimit të kompleksit sportiv Partizani. Seanca pritet të zhvillohet sot në orën 14:00, ku një ditë më parë GJKKO vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, si edhe detyrim paraqitjeje për ndërtuesin Fatmir Bektashi. Ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha janë vendosur masat e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe “ndalim i daljes jashtë…
Këtë të martë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura shtresore. Temperaturat minimale do të luhaten 11-19 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 20 -23°C në veri, 25 -27°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.
Dashi Në dashuri përpiquni të qëndroni të qetë edhe nëse diçka nuk po shkon ashtu siç dëshironi. Në punë është më mirë të tregoheni të kujdesshëm në fjalë dhe veprime. Ju rrezikoni të prishni marrëdhënie të rëndësishme me ata që ju rrethojnë, duke filluar nga eprorët. Demi Të martën kjo ditë është paksa nervoze dhe dashuria do të ndikohet. Në punë mund të keni armiq por është më mirë të mos bini pas provokimeve të tyre në asnjë gjë që është për rreth. Binjakët Të martën yjet flasin për sqarime dashurie ndaj nëse keni diçka për të komunikuar me partnerin,…
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u prit sot në Departamentin e Shtetit nga Asistent Sekretarja për Organizatat Ndërkombëtare. Michele J. Sison. Kryetarja Nikolla nënvizoi se partneriteti strategjik me ShBA është një gur themeli i politikës së jashtme të Shqipërisë. Ky partneritet është konkretizuar në bashkëpunimin për çështje të ndryshme të zhvillimeve ndërkombëtare, në KS të OKB-së, si bashkëpenëmbajtëse për mbështetjen e Ukrainës, mbështetjen e Izraelit, luftën kundër terrorizmit, sigurinë kibernetike, refugjatët iranianë dhe afganë, mbështetjen e integrimit në Ballkanin Perëndimor dhe lidershipin e Procesit të Berlinit. Nikolla shprehu mirënjohjen ndaj ShBA për avancimin e reformave demokratizuese dhe integruese në Shqipëri,…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Ogranizuar (GJKKO) la në fuqi masën arrest me burg për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe detyrim paraqitjeje dhe bllokim pasaporte për ortakun e tij, Fatmir Bektashi. Ndërkohë që më herët gjatë ditës së sotme GJKKO vendosi sekuestron preventive për 25 pasuri të Jamarbër Malltezit, mes tyre vila, parkime, aksione në kompani, apartamente si dhe 6 llogari bankare. Mësohet se shuma e sekuestruar në 6 llogari bankare arrin në 250 mijë euro. LLogaritë bankare: 1-Shuma prej 63.657.10 euro 2-Shuma prej 2.699.428.46 lekë 3-Shuma prej 29.259.43 dollarë 4-Shuma prej 62.018.49 euro 5-Shuma…
“Trillim fund e krye”, kështu e ka cilësuar Sali Berisha prangosjen e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit dhe akuzat që rëndojnë mbi të. Ish-kryeministri tregoi në një intervistë për Euronews Albania se ishte në shtëpinë e tij duke lexuar kur e mori vesh lajmin pasi u njoftua nga disa miq të tij. “E mora vesh, më njoftuan. Këta kishin shumë kohë, duke mos pasur asnjë fakt, dokument, nuk e kishin shpallur person nën hetim dhe tani që e kanë arrestuar s’e kanë arrestuar si të akuzuar për vepër penale, e kanë arrestuar si person nën hetim. Dhe çfarë bënin këta?…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Jamarbër Malltezin. Dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim dhe pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Jamarbër Malltezi u arrestua pasditen e së shtunës në aeroportin e Rinasit, pas kërkesës së SPAK dhe urdhër arrestit të miratuar nga GJKKO. Sot, Gjykata e Posaçme vendosi ta lërë në fuqi të njëjtën masë sigurie. Jamarbër Malltezi kërkoi shfuqizim të masës së sigurisë, ndërsa avokatët e tij pretenduan se nuk ka vepër penale. Por trupa gjykuese nuk i…
Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Çermë-Lushnjë ku dy automjete dhe një zetor janë përplasur. Nga ky aksident i trefishtë bëhet me dije se 4 persona janë transportuar drejt spitalit. Raportohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për zhbllokimin e trafikut në këtë aks.
Kosova do të zhvillojë për herë të parë Festivalin e Këngës. Drejtori i Festivalit të Këngës, Adi Krasta në një konferencë për media ka thënë se Festivali i Këngës nuk do të ketë përfaqësues në Eurosong, por do të vijë si një festë. Krasta gjithashtu ka pohuar se kanë marrë mbështetjen pozitive për organizimin nga “Euro Song” dhe European Broadcasting Union. “Ne kemi këmbëngulur që Festivali i parë i këngës të bëhet në mes të Prishtinës, në kryeqytet, që ai të jetë një festë e madhe siç do të jetë. Festivali i parë jo domosdoshmërisht është i lidhur me garën…
Aktori 63-vjeçar Antonio Banderas, në daljen e fundit publike në një event të organizuar në nder të tij në qytetin e tij të lindjes, në Malaga të Spanjës, dukej i “transformuar”. Gjatë këtij viti, aktori ka thënë se një atak në zemër gjashtë vjet më parë i ndryshoi jetën për mirë. Ylli i kinematografisë e përshkroi përballjen me vdekjen si një “pikë kthese” nga e cila ai qe në gjendje të kuptonte se çfarë “ishte e rëndësishme” në jetën e tij. “Kam pasur një atak në zemër gjashtë vjet më parë. Ndoshta ishte një nga gjërat më të mira që…