Një kandidat me origjinë shqiptare është zgjedhur deputet në Zvicër dhe fjala është për Islam Alijajn, kandidat i Partisë Socialdemokrate (SP). Ai ka fituar 95.054 vota nga qytetarët e Zvicrës me të drejtë vote. Alijaj, duke qenë person me nevoja të veçanta, ështe i njohur për angazhimin e tij të palodhshëm për të drejtat e kategorisë së njerëzve të cilës i takon. Për një vend në Parlamentin Federal të Zvicrës garuan rreth 30 politikanë me origjinë shqiptare.
Author: tirana
Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se Prokuroria e Posaçme po synon të godasë familjen e Sali Berishës duke mos u ndalur vetëm te dhëndri i tij, Jamarbët Malltezi. Duke komentuar zhvillimet e fundit, Hoxha tha se SPAK është duke hetuar edhe afera të tjera shumë më të mëdha si ajo e CEZ/DIA dhe 21 Janari. Në një intervistë në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Hoxha la të nënkuptohet se SPAK do të godasë të tre krerët më të lartë të politikës në post komunizëm. “Këto hetime janë në proces e sipër, ka hetime për 21 Janarin, ka për çështje…
Një shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Greqi, pas një aksidenti të tmerrshëm në vendin e punës. Mësohet se 54-vjeçari humbi jetën duke punuar në zonën e Varit, konkretisht në rrugën Dodekanisou në Corbi, duke shtuar fibra optike. 54-vjeçari, baba i dy fëmijëve, ndodhej në një gropë në tokë dhe makina që shërben për çarjen e betonit, nuk e ka parë, dhe i ka kaluar sipër, duke i prerë kokën. Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e makinerive.
“Demat e Kuq” të Partizanit kanë vijuar serinë e fitoreve radhazi në kampionat, teksa “viktima” e radhës në Kategorinë Superiore ishte skuadra e Erzenit, me këta të fundit që u mundën në “Arenën e Demave”, me rezultatin minimal, 1 me 2. Sipari i golave u hap në minutën e 27’ të sfidës, ku pas një asistimi të Maguette, “bomberi” i sulmit, Tedi Cara dërgon topin në rrjetën e portierit Hasanbelli për të filluar festën e “Guerrilsave” të pranishëm në shkallët e stadiumit. Vetëm 20 minuta më vonë mesfushori i Erzenit, Amir Kahirmanovic del nga fusha me kartonin e kuq, duke…
Izraeli thuhet se po vonon pushtimin tokësor të Gazës për shkak të një situate gjithnjë e më të komplikuar përgjatë kufirit të tij verior me Libanin, ku përleshjet me Hezbollahun vazhdojnë të intensifikohen. Kanali 14 i Izraelit, i cili besohet të jetë i afërt me Benjamin Netanyahu, kryeministrin izraelit, citoi të dielën zyrtarë të paidentifikuar të kenë thënë se përshkallëzimi i dhunës përgjatë kufirit libanez do të thotë “ne nuk duhet të hyjmë tani në Gaza”. Vetë Netanyahu e paralajmëroi Hezbollahun që të mos “bëjë gabimin e jetës së tij” duke hyrë në luftë, gjatë një vizite në trupat e…
Tre të lindurit në shenjat e mëposhtme në nëntor do të përballen me një zhgënjim që do t’i vërë para një prove të vështirë, ja për cilat bëhet fjalë: Binjakët Vështirësitë e kohëve të fundit do të kulmojnë me një vetëdije të papritur që do t’u hapë sytë. Do t’ju duket sikur papritmas dikush do të ndizte dritën, pa e vënë re që ishit ploësisht në errësirë. Dhe zhgënjimi që do të lindë pikërisht nga ajo që do të zbuloni para jush do t’ju bëjë të bëni mirë llogaritë me veten. Një situatë që e keni duruar, ku keni provuar…
Një shqiptar është dënuar me 7 vite burg në Britani pasi akuzohet se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që merrej me transportim droge. Sipas mediave britanike, nga grupi kriminal janë dënuar William Hunter dhe shqiptari Gentjan Kaloti, të cilët ranë në gjurmët e policisë, pasi arritën të depërtonin në mesazhet e tyre të koduara. Në Gjykatën e Newcastle Crown, Hunter u dënua me tetë vjet e një muaj pasi u deklarua fajtor për konspiracion për të furnizuar drogë të klasit A. Ndërsa shqiptari Kaloti u burgos për shtatë vjet pasi pranoi se kishte komplotuar për furnizimin e…
Shtetet e Bashkuara kanë këshilluar zyrtarët izraelitë që një vonesë në ofensivën e mundshme tokësore në Gazë, do t’i mundësonte më shumë kohë Uashingtonit që të punojë me partnerët rajonalë për lirimin e më shumë pengjeve. Kështu tha një zyrtar amerikan që është në dijeni me qëndrimin e administratës së presidentit Joe Biden, për këtë çështje. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se është e paqartë se cili është qëndrimi i Izraelit për këtë kërkesë. Zyrtari amerikan theksoi se me ndihmën e Katarit si ndërmjetësues me militantët e Hamasit, u bë i mundur lirimi i dy pengjeve, Judith…
Gazetari Lorenc Vangjeli paralajmëroi pak kohë më parë arrestimin e një prej të afërme të ish-kryeministrit Berisha. I tillë është edhe rasti i arrestimit të dhëndrrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi para dy ditësh, të cilin Vangjeli e kishte paralajmëruar rreth 3 muaj me parë. Vangjeli flet në muajin korrik të këtij viti për një incident të shmangur në Rinas teksa ai kthehej me një familjar të tijin nga Gjermania dhe se ka zëra se në oborrin e afërt të Berishës do të këtë probleme. Dhe në fakt ashtu ndodhi. Ato që tha Vangjeli u konfirmuan dhe po në Rinas,…
Vladimir Putin dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak në banesën e tij private në Moskë të dielën në mbrëmje. Një kanal në Telegram që besohet se drejtohet nga një ish-zyrtar i brendshëm i Kremlinit raportoi incidentin duke thënë se lideri rus u gjet nga rojet në dyshemenë e dhomës së gjumit i shtrirë në dysheme. Daily Expres shkruan se pas diagnostikimit mjekët thanë se lideri 71-vjeçar kishte pësuar arrest kardiak. Më pas ai u transferua në një ambient më të specializuar për mjekim ku iu nënshtrua kujdesit intensiv.
Pas humbjes në derbi, Tirana bie edhe përballë Egnatias, duke humbur 2-3 në “Selman Stërmasi” dhe komplikuar situatën në renditje, me rrogozhinasit që shkëputen në krye. Duket se e keqja te bardheblutë nuk është trajneri, që në 5 ndeshjet e fundit kanë marrë 4 humbje, dy nën drejtimin e Orges Shehit dhe dy nën udhëheqjen e Julian Ahmatajt. Sa i përket sfidës së fundit, ajo nisi shumë mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e katërt falë golit me kokë të Bruno Lulajt. Gjithsesi, Duamena barazoi shifrat pas gjysmë ore lojë. Festa e Egnatias zgjati 6 minuta,…
Aktorja e humorit, Eriselda Shllaku ka qenë e ftuar në emisonin “zgjohu me MCN”, ku ka folur në lidhje me ngacmimet që ka marrë nga personazhet publikë. Ish-aktorja e “Al Pazar” nuk mohoi se ka marrë mesazhe dhe komplimente nga politikanë, apo edhe nga futbollistë. “Janë të pashmangshme ngacmimet nga politikanët. Politikanë, futbollistë, janë normale”, u shpreh ajo. View this post on Instagram A post shared by ZgjohumeMcn (@zgjohumemcn)