Ministri i Mbrojtjes së Izraelit pohoi se operacioni për neutralizimin e Hamasit në Rripin e Gazës mund të zgjasë deri në tre muaj. “Sa i përket aspekteve operacionale të manovrimit – në fund të ditës, asgjë nuk do ta ndalojë (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) IDF-në”, citohet të ketë thënë Yoav Gallant nga zyra e tij, teksa u informua mbi sulmet izraelite në Rripin e Gazës dhe në kufirin verior. Ai shtoi se do të ishte “operacioni i fundit manovrues në Gaza” për ushtrinë izraelite. “Mund të duhen një muaj, dy ose tre, por në fund nuk do të ketë…
Author: tirana
Ndërsa konflikti mes Izraelit dhe Hamasit intensifikohet, Shtetet e Bashkuara nënvizuan të dielën se, forcimi i pranisë ushtarake në Lindjen e Mesme, është realisht një masë për t’i paraprirë sulmeve të mundshme ndaj forcave amerikane. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se janë gati të reagojnë me shpejtësi ndaj çdo kërcënimi të mundshëm. Ndërsa forcat izraelite përgatiten për hapat e radhës në luftën ndaj grupit militant palestinez Hamas, shqetësimet për zgjerimin e konfliktit vazhdojnë. Në këtë kontekst, Shtetet e Bashkuara njoftuan dislokimin në rajon të sistemeve të tjera të mbrojtjes ajrore.…
Ish-drejtori i RTSH-së, Martin Leka e konsideron akuzën e ngritur nga SPAK ndaj Sali Berishës një ngjarje të rëndësishme. Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri”, gazetari tha se ish-kryeministri duhet të hetohet edhe për 21 janarin dhe për çështjen “Gërdeci”. “Është ngjarja më e rëndësishme aktuale politike dhe jo vetëm, pasi për herë të parë në 30 e ca vjet ish-zyrtari me i lartë, që ka qenë president, kryeministër, deputet që prej 30 vitesh akuzohet për një akuzë konkrete dhe ndaj tij merret një masë përkufizimin e lëvizjes. Duhet të kemi parasysh se Sali Berisha më…
Një konflikt që ka degraduar në dhunë fizike ka ndodhur mes një çifti në Korçë. Burrë e grua, për motive të dobëta kanë dhunuar me sende të forta njëri-tjetrin. Të dy janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 37 vjeçe dhe shtetasin E. L., 42 vjeç, banues në Korçë (bashkëjetues), pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të…
Transgjinorja e spektaklit televiziv “BBVK2”, Edona James, vazhdon të habisë banorët me rrëfimet nga jeta e saj. Ajo ka rrëfyer se nuk është bërë pishman që ndryshoi gjininë, pasi kurrë nuk është ndjerë si burrë. Edona tha se kur ishte djalë në moshën 13-vjeçare, sa herë e shihte veten në pasqyrë, tentonte të priste organin gjenital. Madje për këtë, ajo tha se ka shkuar tre herë në spital nga gjakderdhja.
Një burrë dhe një grua në Korçë kanë dhunuar njëri-tjetrin, e më pas janë shoqëruar nga policia në Komisariat. Nuk dihet ende motivi i ngjarjes ndërsa policia ka marrë në pyetje çiftin për të zbuluar sesi qëndron e vërteta. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 37 vjeçe dhe shtetasin E. L., 42 vjeç, banues në Korçë (bashkëjetues), pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me hetimin mbi privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, në kuadër të të cilit SPAK ka urdhëruar të vendoset në pranga, Jamarber Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, ndërsa për ish-kryeministrin dhe ndërtuesin, Fatmir Bektashi është caktuar masa “detyrim paraqitje”. Në dosjen e SPAK, ndërtuesi Fatmir Bektashi thotë se nuk mban mend detajet kur është nënshkruar marrëveshje me familjet pronare, por tregon rolin që ka pasur Jamarber Malltezi. Sipas tij, Malltezi dhe Xhimi Begeja nuk kanë futur asnjë lekë në kompaninë Homeplan sh.p.k, por të vetmin kontribut që ata kanë është se kanë bindur bashkëpronarët e…
Një 29-vjeçar është vënë në prangat e policisë pas ka goditur një punonjës policie. I arrestuari është shtetasi me inicialet D. Gj., 29 vjeç, banues në Lezhë. Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. R., 33 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Gjin Bue Shpata”, shtetasi A. R. është konfliktuar me një shtetase dhe gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, shtetasi D. Gj. ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie; Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Është prezantuar në Romë raporti vjetor mbi impaktin ekonomik që emigrantët kanë në Itali, mes të cilëve dhe mbi gjysëm milionë emigrantë shqiptarë. Me një popullsi çdo vit e më e stabilizuar numri i emigrantëve është rreth 5 milionë me një moshë mesatare mjaft të re, 35.3 vjecë, kundrejt moshës mesatare 46.9 vjeç që është për qytetarët italianë. Sipas raportit vjetor realizuar nga Fondazioni Leone Moressa që analizon instrumentët specifikë mbi rolin e popullsisë së emigracionit në ekonominë italiane, vërtetohet se ndër 5 milionë rezidentë emigrantë, 2.4 milionë prej tyre janë të puënsuar e prodhojnë 154 miliardë euro të Prodhimit…
Procesi i regjistrimeve në universitete është përmbyllur plotësisht, ndërsa ka nisur faza e aplikimit për të rinjtë që përfitojnë bursa. Për programet e studimit që janë shpallur me prioritet kombëtar janë përcaktuar 350 kuota nga ministria e Arsimit, të cilat do t’iu shpërndahen universiteteve sipas kërkesës. Listës së 40 degëve prioritare i janë shtuar edhe arsimi parashkollor e ai fillor. Po ashtu edhe degët, Histori-Gjeografi, Inxhinieri Matematike e Fizike, Inxhinieri e Naftës dhe Gazit si dhe Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale. Numri më i madh i këtyre degëve figurojnë në universitetin bujqësor të Tiranës, ku ndryshe nga viti i…
Policia angleze ka akuzuar Sabajet Shutin për vrasjen e 27-vjeçarit Lumturi Zeqja, tetorin e vitit të kaluar. Ndaj 30-vjeçarit Shuti rëndon akuza e vrasjes. Ngjarja ka ndodhur në Leytonstone në tetor të vitit 2022. Arrestimi i Sabajetit erdhi pasi policia e ekstradoi me sukses nga Suedia, ku kishte arritur të arratisej pas krimit. Zeqja vdiq më 16 tetor 2022 pasi thuhet se u përpoq të mbronte mikun e tij në një përleshje në rrugë në Church Lane, pranë Stacionit Leytonstone. Zeqja ishte me origjinë shqiptare dhe jetonte në Londër prej 13 vitesh. Shuti akuzohet edhe për lëndim të rëndë, pasi një…
Dea Mishel është kthyer në një ndër emrat më të komentuar të mediave rozë. Ajo është përfolur herë pas here për jetën e saj private. Por Dea pati një lidhje të gjatë dhe për këtë raport ka folur gjithnjë nëpër intervista e ndante shumë foto, video e detaje në mediat sociale. Por papritur Dea zbuloi se është single dhe i ka dhënë fund kësaj marrëdhënie. Në InstaStoryn e fundit, Dea Mishel duket sikur është penduar e kërkon të rikthehet me ishin, ose të paktën kështu thotë nëpërmjet këngës “Reflections”, e cila flet për humbjen dhe mallin për ish-in. “Sa tekst…