Kjo video nga GJKKO ku po shqyrtohet vlerësimi i masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin. Jamarbër Malltezi prej 21 tetorit ndodhet i arrestuar në qelitë e paraburgimit, ndërsa për Ortakun e tij, Bektashi dhe për Sali Berishën është dhënë masa e sigurisë “detyrim me paraqitje’ dhe ‘ndalimi i udhëtimit jashtë” Prokurori Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai po hetojnë dosjen e bujshme. Seanca u shty për dy orë pasi avokatët kërkuan kohë për tu njohur me provat. Prej 2020 dosja e cila nisi pas kallezimit te Taulant Ballës atëherë kreu i grupit PS-së hetohej nga Enkeleda Millonai por…
Author: tirana
Deri më sot nuk është lejuar asnjë media nga siguria private që t’i afrohet perimetrit të vilës së Sali berishës në Gjirin e Lalzit. Ndërkaq, me vendim të Gjykatës së Posaçme është sekuestruar jo vetëm vila e Lalzit por edhe apartamentet që Berisha dhe e bija zotërojnë në rrugën Mustafa Matohitit, që njihet edhe rruga e Salës, pranë ish-ambasadës iraniane. Ardhja e përfaqësuesve të Drejtorisë së Hetimit dhe të Krimit Ekonomik, vjen pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, për sekuestron e 16 pasurive të Malltezit, ku një ndër to është edhe vila në Lalëz. Përfaqësues të Drejtorisë së Hetimit dhe…
Shumë është folur dhe flitet për masonët. Fshehtësia e kësaj vëllazërie shkakton gjithmonë debate dhe teori të shumta konspiracioni.Masonët apo Masoneria e Lirë janë një grup njerëzish me qëllime të përbashkëta për të bërë botën më të mirë, dhe që veprojnë sipas disa rregullave të përcaktuara. Të mbështjellë me vellon e misterit shkaktojnë jo pak kërshëri tek publiku. Kompasi tregues i moralit, kuadri, Dielli, dhe emblema të tjera të lidhura me masonët i gjejmë të gdhendura kudo tek këta mjeshtra të mëdhenj të cilat janë mbledhur për herë të parë në Shqipëri në Asamblenë e madhe vjetore të Soglia-s. Unioni…
Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Diola Dosti, ishte një ditë më parë e ftuar në “Mos i bjer me top”, “E Diell”, ku foli në lidhje me jetën e saj private. Dy moderatorët e kësaj rubrike, Ronaldo Sharka dhe Erjola Doçi, e ngacmuan Diolën duke e pyetur nëse është në një marrëdhënie me një reper të njohur shqiptar. Dosti e mohoi një gjë të tillë, madje shtoi se nuk do të merrej asnjëherë me një personazh publik, pasi boll po e vuan vetë mungesën e privatësisë. Ronaldo: Agjenti sekret na ka thënë mua dhe Erjolës se…
Serbia po forcon ndjeshëm forcat e armatosura me pajisje ushtarake nga Kina, veçanërisht sisteme të mbrojtjes ajrore dhe dronë. Zëvendëskryeministri Milosh Vuçeviç, i cili është njëkohësisht edhe ministër i Mbrojtjes i Serbisë, në një intervistë për median e kontrolluar nga shteti Global Times, pohoi se përsa i përket marrëdhënieve dypalëshe Serbi-Kinë, veçon bashkëpunimin ushtarak më së pari, dhe atë ekonomik si dhe investimet e shumta, të cilat janë shumë të rëndësishme për vendin. Vuçeviç tha se përpjekjet për pajisjen dhe modernizimin e forcave të armatosura kanë për qëllim mbrojtjen. Presidenti i Kinës Xi Jinping, bëri thirrje për një bashkërendim më…
Një vajzë adoleshente iraniane ka rënë në koma pasi u sulmua fizikisht nga policia për shkak të mosmbajtjes së hixhabit. Armita Geravand, 16 vjeç, pësoi lëndime të rënda, për shkak të të cilave tanimë është në vdekje klinike. Dëshmitarët kanë bërë të ditur se ajo u dhunua nga oficerët. Pamjet e sigurisë tregojnë Armita Geravand, me flokët e lëshuara, duke hipur në një tren në stacionin Shohada të Teheranit me dy vajza të tjera. Ajo thuhet se u tërhoq zvarrë , kur po hipte në tren më 1 tetor. Grupi kurdo-iranian Hengaë ishte i pari që bëri publik shtrimin në spital…
Avokati i Sali Berishës ka folur jashtë GJKKO-së për seancën për privatizimin e Partizanit. Për Berishën nuk u zhvilluar sot seanca, kjo për faktin se nga oficerët e policisë gjyqësore nuk ka mbërritur njoftimi se Berisha ka marrë dijeni për masën e sigurisë ndaj tij “Detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Avokati Genc Gjokutaj tha se vendimi është i paligjshëm. “Unë kam ardhur në këtë çështje. Berisha nuk ka seancë gjyqësore, pasi vendimi nuk është ekzekutuar, pasi vendimi është i paligjshëm dhe si i tillë nuk mund të pranohet nga Berisha. Në momentin kur Berisha nuk ka marrë…
Ish-gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili është përmendur në dosjen e SPAK në lidhje me hetimet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ka thyer heshtjen. Për BalkanWeb Qirjazi tha se pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha se ai kishte bllokuar procesin e privatizimit të kompleksit Partizani, ndërsa thekson se pas shkarkimit nga detyra e komandantit të mbështetjes logjistike, ishte emëruar zv.komandant në Forcën e Bashkuar në FA. “Si punonjës shteti në detyrë të rëndësishme në atë kohë kam folur me letra, të cilat i kam lënë në institucionin që drejtoja dhe që besoj së janë edhe ne dosjen e prokurorisë. Për…
Ministria e Brendshme ka zbardhur dorëheqjen e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu. Ministri Balla ka falenderuar Ardi Veliun për kontributin e dhënë në këtë institucion, duke sjellë në vëmendje dhe punën e bërë. “Ministri i Brendshëm Taulant Balla e falënderoi z. Veliu për punën e bërë deri tani në krye të AMP-së, rezultatet e arritura në kuadër të procesit të vetë-pastrimit të strukturave të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nga 1 janar deri sot, ka referuar pranë SPAK dhe Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm…
SPAK ka sekuestruar 25 pasuri të dhëndrit të ish-kryedemokratit, Jamambër Malltezi. Në dokumentin zyrtar vërehet se bëhet fjalë për apartamente, sipërfaqe toke dhe aksione në shoqëri të ndryshme. Jamambër Malltezi ndodhet në sallën e gjyqit, ku pritet që togat e zeza të artikulojnë masën e sigurisë ndaj tij. Uniforma blu janë vendosur edhe në vilën e tij në Gjirin e Lalzit, e cila është një ndër 25 pasuritë e vëna nën sekuestro. Dhëndri i Berishës akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, si dhe pastrim parash kryer në bashkëpunim.
Fatmir Bektashi, ortaku i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish kryeministri Sali Berisha, ka lënë ambientet e Gjykatës së Posaçme (GJKKO). Bektashi doli i pashoqëruar, teksa kur hyri, ishte nën shoqërimin e dy punonjësve të policisë. Ndërkaq, aktualisht është duke u zhvilluar seanca ndaj Jamarbër Malltezit. Avokatët kanë kërkuar dy orë kohë që të njihen me dosjen.
Kur ish-kryeministri Sali Berisha po mbante konferencën me gazetarët, dhe Jamarbër Malltezi ndodhet pas hekurave, Policia e Shtetit ka zbarkuar në vilen e këtij të fundit, për t’ia sekuestruar.