Author: tirana

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka bërë me dije lajmin e hidhur që në luftën ruse në Ukrainë, janë vrarë dy ushtarë me origjinë shqiptare. ”Dermentli Anatoly ishte nga fshati shqiptar i Karakurtit (në rajonin e Odesës). Ai kishte lindur më 3 shtator 1980. U mobilizua në Brigadën e mekanizuar Nr.118 në rajonin e Zaporozhias. Në 15 tetor, humbi jetën, në një mision luftimi”,-shkruan Majko. Postimi i plotë Konsulli i Shqipërisë në Ukrainë, Omarov Shakhin, sapo më shkruajti për një lajm të hidhur.Ukraina, nga sot, ka edhe dy djem, nga rradhët e diasporës shqiptare të cilët kanë rënë në luftë.…

Read More

Pas tre ditësh nga lajmi që tundi vendin, Gazment Bardhi doli sot në konferencë për shtyp dhe ka marrë në mbrojtje Sali Berishën për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, tha se caktimi i masës së sigurisë detyrim paraqitjeje dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” janë në shkelje të Kushtetutës. “Dje jam njohur me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që cakton në mënyrë të njëkohshme dy masa sigurimi ndaj z. Sali Berisha. Të dyja masat e sigurimit kufizojnë lirinë e tij të lëvizjes. Kufizimi i lirisë…

Read More

Të bëhesh milioner kërkon një kombinim planifikimi financiar të zgjuar, kursimeve të disiplinuara dhe vendimeve të mençura për investime. Këtu janë disa hapa që mund të ndërmerrni për të arritur qëllimin tuaj: Krijoni një buxhet dhe qëndroni në të: Ndiqni shpenzimet dhe të ardhurat tuaja për të kuptuar qartë situatën tuaj financiare. Përdoreni këtë informacion për të krijuar një buxhet realist dhe t’i përmbaheni atij.Kurseni rregullisht: Automatizoni kursimet tuaja duke vendosur depozitë direkte në një llogari kursimi. Filloni nga pak dhe rritni gradualisht kontributet tuaja me kalimin e kohës.Investoni në një portofol të larmishëm: Merrni parasysh investimin në një përzierje…

Read More

Gati për një udhëtim të këndshëm me GPS? Megjithatë, nuk thuhet saktësisht se varësia nga një navigator është një zakon i mirë, sepse duke lëvizur në mënyrë të pavarur ne e bëjmë sistemin tonë të navigimit të trurit më efikas. Me fjalë të tjera, përdorimi i GPS më pak shërben për të trajnuar ndjenjën tonë të drejtimit dhe për të përmirësuar kujtesën hapësinore, d.m.th. aftësinë për të rregulluar informacionin në lidhje me mjedisin dhe për të krijuar një hartë mendore të hapësirës. Këtë teori e vërteton një studim i Universitetit McMaster (Kanada) i cili krahasoi njerëzit e moshës 18 deri…

Read More

Michelle Hidalgo një 28-vjeçare në Kaliforni, SHBA, e cila punonte si dado, po përballet me akuzat për abuzim seksual me një foshnjë 8-muajshe, e cila dyshohet se i ka dërguar fotot e vajzës së abuzuar, një burri përmes rrjeteve sociale. Ajo u akuzua fillimisht më 26 shtator me shtatë akuza, duke përfshirë shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve. Ajo thuhet se pranoi aktet e saj të sëmura, duke i thënë hetuesit se ishte një gabim që e bëri vetëm një herë. 28-vjeçarja gjatë bisedave online që ka pasur me burrin e panjohur, i ka thënë se do abuzonte seksualisht me foshnjën…

Read More

Në vendin tonë në kuadër të Javës së Kombeve të Bashkuara, do të mbahen ekspozita, koncerte, ceremoni çmimesh apo panaire. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjete sociale, ku thotë se këto aktivitete ndihmojnë në ngritjen e së ardhmes duke mësuar nga e shkuara. “Shqipëria mikpret botën. Java e Kombeve të Bashkuara vjen me ekspozita, koncerte, festa lokale, ceremoni çmimesh, panaire e takime mbi shoqërinë, barazinë gjinore, mjedisin, paqen dhe ngritjen e së ardhmes duke mësuar nga e shkuara”, shkruan Rama.

Read More

Në orën 11:30, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pritet të mbajë një deklaratë për shtyp. Teksa për Sali Berishën ka pasur zhvillime, pasi ndaj tij GJKKO ka caktuar masën ”detyrim paraqitje”, por që Bardhi ende nuk është shprehur për akuzat e SPAK-ut ndaj ish-kryeministrit dhe dhëndrit të këtij të fundit, Jamarbër Malltezi. A do të flasë Bardhi sot për Berishën dhe akuzat që SPAK-u ka ngritur ndaj tij?

Read More

Eurodeputeti Tonino Picula, ka paralajmëruar Serbinë për ekstradimin e Milan Radoiçiç. Ai përpiloi tekstin e Rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian për ngjarjen e Banjskës. “Nëse Milan Radoiçiç nuk ekstradohet në Prishtinë, kjo do të komplikojë marrëdhëniet tashmë të vështira ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe reagimet e mundshme të bashkësisë ndërkombëtare mund të rezultojnë në veprime edhe më të rrepta politike dhe diplomatike ndaj Serbisë”, u shpreh eurodeptueti. Për të Rusia është përpjekur vazhdimisht të destabilizojë Ballkanin Perëndimor. “Edhe pse ende nuk ka informacione të padiskutueshme për përfshirjen e Rusisë në sulmin në Banjskë, shumë janë të shqetësuar për marrëdhëniet…

Read More

Më shumë se 5,4 milionë euro ka përfituar Jamarbër Malltezi nga privatizimi i ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha. SPAK sqaron se Berisha akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Malltezin. Sipas SPAK-ut, në kohën kur Berisha ka qenë kryeministër, janë kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij. Në argumentimet e…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, dhe diplomatë të huaj kanë shkuar sot në SPAK. Mbrëmjen e së shtunës, me urdhër të SPAK u arrestua Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës, pasi akuzohet për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Për Berishën u caktua masa ”detyrim paraqitje” si dhe iu bllokua pasaporta, për të mos lejuar kështu daljet jashtë vendit.

Read More

Sokol Kushta ka vlerësuar punën e bërë nga Silvinjo në ekipin tonë kombëtar. Ish-sulmuesi i njohur vlonjat ka thënë në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News” se që në momentin e parë që ka parë stërvitjen e Silvinjos, e ka kuptuar se ai e donte Shqipërinë. Kushta shton gjithashtu se te Lioni janë penduar që nuk i dhanë kohën e duhur trajnerit brazilian për të shprehur veten e tij. “Shprehja e fundit e tranerit (Reja), ka thënë: ‘Ekipi shqiptar kaq i ka mundësitë’ dhe i vuri tapën. Ky zotëria ka ardhur në janar dhe për 6-7 muaj ndryshoi…

Read More

Koreografi i njohur, Albi Nako, gjatë një puntate në “Dancing With The Stars Fan Club”, ka kritikuar anëtarin e jurisë, Ilir Shaqiri, duke e quajtur “dhelpër” dhe se pikët që ai jep nuk përshtaten me komentet që bën. “Vë re shpesh herë në juri që ‘bravo të lumtë, ulu, katër’ dhe ‘nuk ishe fare mirë sot, ulu 10’”, është shprehur Albi Nako në një puntatë më herët në DWTS Fan Club. Lidhur me këtë deklaratë të Nakos, Ilir Shaqiri është përgjigjur përmes një video të realizuar nga “DWTS Fan Club”. “Unë nuk kam këtë lloj ekstremi psiqik që të ha…

Read More