Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, bën klanin e Novi Sadit. Përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë edhe se në krye të klanit ndodhet ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç. “Sulmin paramilitar e terrorist në Banjskë të Zveçanit e ka organizuar Klani i Novi Sadit. Në krye të tij ndodhet Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq. Ai është kryetari i partisë-shtet SNS, tri herë i zgjedhur kryebashkiak i Novi Sadit me ndihmën e Zvonko Veselinoviqit, dhe miku më i afërt i vëllaut të Presidentit të Serbisë, Andrej Vuçiq”, ka theksuar…
Author: tirana
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett hedh akuza ndaj BBC-në për njëanshmëri dhe mungesë të qartësisë morale në mbulimin e luftës Izrael-Hamas, pak para se të ndërpritet para kohe intervista e tij. ”Unë e kuptoj se BBC ka marrë anën e Gazës, sepse të gjitha pyetjet tuaja kanë të bëjnë vetëm me civilët e Gazës”, tha ai. Prezantuesja Victoria Derbyshire ndërhyri, duke thënë “kjo nuk është e vërtetë” përpara se politikani izraelit të vazhdojë, duke iu referuar familjeve izraelite të vrarë nga militantët e Hamasit më 7 tetor. “Juve ju bën përshtypje vetëm një palë, kjo është mënyra e BBC-së. Nëse…
Këtë të hënë do të mblidhet Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kosovën do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani, e cila do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 Shtator. Para takimit të Këshillit të Sigurimit, Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate. Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet në orën 21:00 me kohë të Kosovës ndërkaq në orën 15:00 me kohë të New Yorkut. Serbia në…
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu do të largohet nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke dhënë dorëheqjen nga ky institucion. Veliu ka zhvilluar sot një mbledhje me vartësit e tij, të cilëve u ka bërë me dije largimin e tij nga AMP. Ende nuk dihet arsyeja për largimin e tij, apo kush do ta pasojë Veliun në këtë detyrë. Dorëheqja e cila u dha sot zyrtarish, ”Tirana News” e bëri me dije para disa ditësh.
Një 38-vjeçar nga Dimali kishte mbjellë 240 bimë narkotike në oborrin e një banese, dhe kishte përshtatur një ambient të saj, për tharjen e kanabisit. Mësohet se gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë së Beratit gjetën edhe 50.8 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 përforcues grushti dhe 3 celularë. Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur letrës së opozitës drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrelli, në të cilën ata kërkojnë që sanksionet në lidhje me sulmin në Banjskë të zbatohen kundër tij dhe jo ndaj Serbisë. Vuçiç është shprehur i tronditur dhe sipas tij ky është rast unik në botë që dikush nga opozita kërkon sanksione ndaj një presidenti. “Nuk ka ndodhur kurrë që opozita t’i kërkojë një vendi sanksione ndaj presidentit, është një qasje e papërshtatshme, joserioze, antishtetërore, antipopullore, u trondita. Kur kërkon sanksione ndaj presidentit të një vendi, atëherë krijon një imazh të keq…
Këtë të hënë, në orën 13:30 do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme seanca për verifikimin e masave të sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit dhe biznesmenit Fatmir Bektashi, sa i takon akuzave për privatizimin e ish-klubit “Partizani”. Deri më tani nuk ka mbërritur në dyert e gjykatës shkresa e oficerëve të policisë gjyqësore që Sali Berisha ka marrë dijeni për vendimin e gjykatës. Pavarësisht se ish-kryeministri Sali Berisha i mohoi akuzat në konferencën e jashtëzakonshme të së shtunës, ai është shprehur i gatshëm të përballet me drejtësinë. Berisha ka theksuar se duke qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për marrjen e…
Nga një aksion i Policisë së Shtetit, janë zbuluar 3 kg kanabis dhe municion luftarak. Për këtë në pranga kanë rënë tre persona. Njoftimi i plotë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Combination”. Sekuestrohen drogë dhe armë. Evidentohen dhe goditen një rast i shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast i armëmbajtjes pa leje. Kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të cilët vepronin në grup për shitjen e lëndës narkotike. Sekuestrohen rreth 3 kg e 200 gramë kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.…
Së shpejti, fëmijët e çdo grupmoshe në Tiranë do të kenë mundësi që të mësojnë biçikletën dhe rregullat e qarkullimit. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë lajmin e mirë të hapjes së një shkolle për biçikletat pranë stadiumit “Air Albania””MIRËMËNGJES dhe me hapësirën me të re publike në kryeqytet, ngjitur me Air Albania Stadium, ku do të hapet së shpejti shkolla e biçikletave për fëmijët e çdo grupmoshe, ju uroj një javë të mbarë”, theksojnë ata. Gjatë tetë viteve të fundit Bashkia e Tiranës ka ndërtuar edhe një rrjet të tërë…
Sipas dosjes së SPAK, i gjithë shteti ishte vënë në shërbim të Sali Berishës dhe familjarëve të tij për aferën e kompleksit ”Partizani”, i vetmi zyrtar që kundërshtoi makinerinë e kryeministrit të asaj kohe ishte Gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili doli hapur kundër privatizimit të kompleksit Partizani. Komandanti i Logjistikës në Forcat e Armatosura, Vladimir Qirjazi dërgoi letra tek Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Maksim Malaj, ku theksoi se për privatizimin nuk i ishte marrë mendim dhe se statusi i pronës ishte i paqartë. Qirjazni e ka pasqyruar në shumë shkresa presionin që i është bërë për llogari të Berishës…
Një tjetër hapësirë në kryeqytet do të jetë në dispozicion të fëmijëve për zhvillimin dhe edukimin me rregullat bazë të sjelljes qytetare të sigurisë rrugore. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, bën me dije se në hapësirën ngjitur me “Air Albania Stadium”, do të hapet së shpejti shkolla e biçikletave për fëmijët e çdo grupmoshe. Këndit Edukativ i Sigurisë Rrugore për fëmijët do të shërbejë për edukimin rrugor, njohjen me sinjalistikën rrugore, ndërgjegjësimi mbi rreziqet në rrugë, praktika e sjelljeve të përgjegjshme dhe zgjedhjet e sigurta në situata të improvizuara rrugore për veten e të tjerët. Me qëllim…
Nënat në Gaza të bindura për rrezikun e luftës në çdo kohë, shprehen se ”Lindim 6 fëmijë 2 fëmijë për të vrarë Izraeli, 2 për të punuar dhe dy për t’u shkolluar”. Me një popullsi të dendur vendim prej 363 km katrorë është shtëpia e 2.3 milionë banorëve. Eksperti Arapi shpjegoi arsyet e kësaj dendësie. “2 milionë e 300 mijë banorë në 362 mijë metra katrorë, i bie me sipërfaqen e një bashkie sa Divjaka. E gjithë kjo e rrethuar. Numri nuk është se janë të gjithë nga ai vend, por nga dëbimet sistematike që ka bërë Izraeli aty popullsitë…