Sot do të mbyllet faza e parë e kampionatit shqiptar me dy ndeshjet e fundit. Pas humbjes në derbi, Tirana kërkon të rikthehet sa më parë tek fitorja. Bardheblutë luajnë me Egnatian në shtëpi, një rival direkt edhe për titullin kampion. Të dyja skuadrat do të luajnë vetëm për fitore. Aktualisht, Egnatia kryeson tabelën me 16 pikë, ndërsa kryeqytetasit janë në vendin e tretë, me 13 pikë. Partizani do të këtë një ndeshje të vështirë në letër, pasi luan kundër Erzenit në transfertë. Shijakasit shpeshherë kanë treguar se mund të surprizojnë, e aq më tepër ekipet e mëdha, megjithatë tek…
Author: tirana
Një masakër po ndodh në luftën Izrael-Hamas, ku 400 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza në 24 orët e fundit. 65 për qind e viktimave të dërguara në spital gjatë natës ishin fëmijë. Izraeli bombardoi zonat e banuara në Gaza gjatë natës, duke përfshirë kampin e refugjatëve me popullsi të dendur Jabalia dhe vendndodhjet afër spitaleve Al-Shifa dhe Al-Quds të Gazës. Ushtria izraelite thotë se goditi dy objektiva të Hezbollahut në Liban herët të hënën, për të cilat pretendonte se po planifikonin të lëshonin raketa dhe raketa antitank drejt Izraelit. Izraeli gjithashtu ka intensifikuar sulmet në Bregun…
Këtë të hënë, më 23 tetor shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se do të protestojnë para selisë së OKB-së në New York, kundër terrorizmit dhe akteve të Serbisë në Veri të Kosovës. Komuniteti shqiptaro-amerikan lajmëron se do të drejtojë thirrjen për SHBA-të që të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të detyruar Serbinë që të ndalojë veprimet dhe politikat kundër Kosovës. “Komuniteti Shqiptaro-Amerikan do të protestojë para Selisë së OKB-së në Sheshin Dag Hammarskjöld në New York për t’i dënuar aktet e vazhdueshme të terrorizmit dhe luftënxitëse të Serbisë. Shqiptaro-Amerikanët i bëjnë thirrje Shteteve të…
“Ky është konflikti më i rëndë dhe më i vështirë që përjetojmë që kur është themeluar shteti izraelit në vitin 1949”, thotë Pnina Sharvit Baruch nga Instituti për Studimet Kombëtare të Sigurisë në Universitetin e Tel Avivit. Dhjetëra mijëra vetë kanë humbur jetën në konfliktin që ekziston prej më shumë se 75 vjetësh mes Izraelit dhe arabëve. Dhe këtë herë, kjo është frika e ekspertëve, kërcënon një luftë e gjatë dhe e përgjakshme. Amjad Shihab, politolog palestinez në Jeruzalemin lindor thotë, se ka rrezik që ky konflikt të zgjerohet në një luftë fetare që përfshin të gjithë rajonin. Më 7…
Kjo ditë e hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme edhe pse orët apo ditët me diell nuk do të mungojnë. Në këtë mënyrë për ditën e hënë dhe ditën e martë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta kryesisht në relievet e larta malore. Reshjet në zonën e veriut dhe qendër do të jenë me intensitet hera-herës deri të lartë në formën e shtrëngatave apo rrebesheve
Dashi Të hënën gjatë orëve të ardhshme do të keni energji të mjaftueshme për të investuar sa më mirë kohën tuaj dhe për të shijuar rezultatet. Pavarësisht orarit të parregullt dhe punës së palodhur që bëni, shëndeti juaj do jetë ende i mirë. Demi Të hënën gjatë orëve në vijim mund të merrni diçka të rëndësishme. Partneri juaj mund të planifikojë diçka të veçantë për ju, ndaj përgatituni të befasoheni për të gjitha gjërat. Binjakët Të hënën trajtimi i duhur i atyre që punojnë me ju do të fitojë shumë pikë. Për sa i përket dashurisë dhe ndjenjave në përgjithësi,…
Një 20-vjeçar shqiptar është dënuar me 1 vit burg nga gjykata në Norwich, Angli, pasi u kap duke kultivuar 30 bimë kanabisi në banesë. Artenis Shehu gjatë seancës së gjyqit e pranoi krimin dhe tha se donte të siguronte të ardhura për të ndihmuar babanë e tij në Shqipëri, i cili do të kryente një operacion. Prokurori njoftoi se droga që i riu shqiptar do të nxirrte nga bimët mund të kapte vlerën e 225,000 paund.
Nutricionistja Diola Dosti ishte e ftuar sot në emisionin “Mos i bjer më top”. Që në hyrje të saj duket se Diola është përballur me një surprizë të papritur nga ana e Ronaldo Sharkës. Në studio është hedhur një gjarpër fals. Teksa pritej një reagim i papritur i Diolës, duket se më keq ka reaguar Erjola Doçi. Eriola: E dreq o punë. Ronaldo: Më fal, ideja ishte të trembnim Diolën jo ty. Eriola: Jo, është hera e dytë. Diola: Unë i kam fobi… po pse pikërisht gjarpër. Eriola: Hiqe atë nga aty se un për Zotin nuk vij, më ka dalë edhe në ëndërr herën…
Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë këtë të diel në Fier. I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit. Policia ka ngritur postblloqe në hyrje-daljet e qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorit të ngjarjes, i cili u largua pas plagosjes. Njoftimi i Policisë: Plagosi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e 16-vjeçarit. Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Zogu i zi”, Fier, dyshohet se një shtetas 16 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatarin e tij 16…
Në fund të korrikut, aktori Genc Fuga pësoi goditje në tru dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirugjikale urgjente. Ishte Eni Jani, bashkëshortja e tij, që bëri publik lajmin asokohe bashkë me thirrjen për të kontribuar sadopak në mënyrë që t’i shpëtonin jetën aktorit. Shqiptarët u organizuan menjëherë, madje tejkaluan shumën e vendosur prej saj. Që nga ajo kohë e deri më sot, gjendja e tij shëndetësore ka ardhur duke u përmirësuar. Së fundmi, aktori është shfaqur në publik së bashku me disa miq kolegë gjatë një eventi të organizuar në Akademinë e Arteve.
Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se të hënën e 23 tetorit do të protestojnë para selisë së OKB-së në New York, kundër terrorizmit dhe akteve të Serbisë në Veri të Kosovës. Në një njoftim për mediat, komuniteti shqiptaro-amerikan lajmëron se do të drejtojë thirrjen për SHBA-të që të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të detyruar Serbinë që të ndalojë veprimet dhe politikat kundër Kosovës. “Shqiptaro-Amerikanët i bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar që të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme për ta detyruar Serbinë që t’i ndalojë dhe të përmbahet…
At Nikolla Xhufka ka komentuar rastin e ish-reperit Fero, i cili la muzikën për t’iu përkushtuar fesë islame. I ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, ai u pyet se çfarë mendimi ka për vendimin e Feros. “Nga një ekstrem vajti në një ekstrem tjetër. Ai që dedikohet në një fe, edhe nga dashuria e madhe që ka për fenë, nuk mund të thotë kurrë ‘kush e shan Allahun ka punë me mua’, nuk mund të kërcënohen njerëzit. Ai mund të thotë, ‘kush e shan Islamin mund të vijë tek unë dhe ta bëj besimtar'”, tha prifti. “Besimtari ka dashuri, jo…