Papa Fracesku ka kërkuar që t’i jepet fund konfliktit mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit. Sipas tij, lufta është gjithmonë një humbje. “Edhe një herë mendimet e mia shkojnë për atë që po ndodh në Izrael dhe Palestinë. Jam shumë i shqetësuar dhe i hidhëruar. Lutem dhe jam afër të gjithë atyre që po vuajnë; pengjet, të plagosurit, viktimat dhe familjarët e tyre. Mendoj për situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe jam i trishtuar që spitali Anglikan dhe Kisha Ortodokse Greke janë bombarduar së fundmi. Ripërsëris thirrjen për hapjen e hapësirave në mënyrë që ndihmat të vazhdojnë të hyjnë…
Author: tirana
Superliga shqiptare e futbollit është në javën e nëntë. Kukësi ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme sot në sfidën ndaj Laçit. Verilindorët kanë mposhtur kurbinasit me shifrat 1-0. Një fitore e madhe për Kukësin, që i largohet fundit dhe ngjitet në vendin e tetë me 10 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e tretë me 13 pikë. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Abdou në minutën e 64-t.
Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar nga Kosova, pasi u kap duke transportuar armë zjarri nga Kosova në Tiranë. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se në pranga ka rënë Lis Bekaj, banues në Prishtinë. Gjatë kontrollit të automjetit tip “BMW” që 20-vjeçari drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dy armë zjarri pistoleta, me krëhër e municion luftarak, të cilat i kishte sjellë në Shqipëri për t’i shitur tek persona të tjerë. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor…
Të tjera detaje dalin në dritë nga dosja hetimore e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ku një ditë më parë u vu në pranga dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltëzi, ndërsa u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Berisha. Në dosje është zbardhur një pjesë e bisedës mes Sali Berishës dhe ministrit të kohës, Genc Ruli për ndryshimin e akteve nënligjore. Genc Ruli e informon Sali Berishën për ndryshimin e metodologjisë së pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë, ndërsa tani parashikohet të bëhet 20% në lekë dhe 80% në bono…
Tre persona nga Vlora akuzohen se kanë droguar një 26-vjeçare dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të. Dy prej tyre, një 28-vjeçar me iniciale A. C., dhe një 31-vjeçar me iniciale O.T, u arrestuan në flagrancë, ndërsa shoku i tyre është shpallur në kërkim. Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë…
E diela për familjen e kryeministrit Rama duket e qetë. Ai ka zgjedhur ta kalojë fundjavën bashkë me familjen në ambientet e një lokali të njohur në afërsi të Surrelit, shkruan Tirananews.al Ajo që vihet re është se djali i vogël i Edi dhe Linda Ramës duket se me shumë pasion, ka nisur të angazhohet në një punë modeste. Zaho shihet teksa shpërndan akullore, teksa shumë fëmijë presin në radhë për të blerë një të tillë. Nuk dihet nësë kemi të bëjmë thjesht me një preferencë fundjave të të voglit Zaho, apo është një angazhim i hershëm që e motivon…
Në rolin e opinionistit të “Big Brother VIP Kosova 2”, Bledi Mane e ka krahasuar këngëtarin Blero me fituesin e edicionit të parë të BBVK, Stresi. Sipas tij, ata kanë shumë të përbashkëta në historitë e tyre të jetës. Mirëpo, ky krahasim nuk është pritur aspak mirë nga reperi. Një një posim në “InstaStory”, Stresi shkruan: “Mua nuk më krahason dot me Bleron, as me askënd. Lëri kunjat se është nata e parë në BBVK, dhe le të shkojë çdo gjë mirë, se ndryshe nuk je në Prime-in tjetër aty, pederast mashkull. Mos leh kot, merr atë rrogën aty për punën…
Një gjykatë iraniane i ka dënuar me burg të dielën dy gazetare për shkak se ato kishin raportuar për vdekjen në paraburgim të 22-vjeçares Mahsa Amini në vitin 2022. Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA, raportoi se Niloofar Hamedi u dënua me shtatë vjet burgim, ndërsa Elahah Mohammadi me gjashtë vjet burim nën akuzat se kishin “bashkëpunuar me Qeverinë armiqësore amerikane”. Ato morën edhe dënime shtesë me nga pesë vjet burgim secila për “veprimin kundër sigurisë kombëtare” dhe nga një vjet burgim për “propagandë kundër sistemit”. Avokatët e gazetareve thanë e ato i kanë hedhur poshtë akuzat. Vdekja e…
Mbrëmjen e së premtes Ronaldo Sharka pati një debat me Olta Gixharin, e cila është pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars”. Një puntatë më herët, Olta e kritikoi mënyrën se si ngriti partneren e tij në kërcim, sepse para spektaklit e ka parë Ronaldon duke ngrënë një sanduiç. Gjatë “DwTS Fan Club”, ka qenë Blendi Salaj, Elona Duro dhe Albi Nako, ku kanë komentuar performancat e konkurrentëve gjatë spektaklit. Ata dhanë mendimin edhe për sherrin që ndodhi mes Ronaldos dhe Oltës. Sipas Blendi Salaj, Ronaldo e ka armë të fortë krijimin e debatit, madje edhe me jurinë dhe…
Është përmbyllur edhe këtë vit, për të shtatin edicion radhazi, Maratona e Tiranës e cila këtë herë pati një rritje me 40% të garuesve, krahasuar me një vit më parë. Këtë vit Maratona e Tiranës mirëpriti më shumë se 4700 pjesëmarrës, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga 47 vende të ndryshme të botës, të cilët morën pjesë në disa kategori, 10 km, 21 km, si dhe maratona e plotë 42 km, ndërkohë që në garë u bashkuan edhe kategori si We Too, me 22 garues, që u nisën nga sheshi “Skënderbej” për të përshkruar 2.3 km. Kryebashkiaku Erion Veliaj,…
Gjykata e Korçës ka lënë në burg autorin e plagosjes së dyfishtë, Jonis Mazllëmi i cili tre ditë më parë dëmtoi me thikë një 52-vjeçare dhe një 60-vjeçar. Sipas avokatit, autori kishte pretendime se shitësja që plagosi kishte tentuar që t’i hidhte helm në ushqim. ”Donte të më helmonte. Unë kam gjyshin në Amerikë. Kam dhe një pronë. Ndaj nuk haja për ditë më radhë”, mësohet të jetë shprehur autori i dyshuar. Por nga komunikimi që ka pasur avokati me motrën e tij, ajo kishte pohuar, duke iu referuar dhe dëshmisë së të vëllait, se ishte përdorues i lëndëve narkotike.…
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua në New York me Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës. Nikolla dhe Gjonaj diskutuan mbi nevojën dhe dobinë e rritjes së kontributit të Diasporës, si një aset i çmuar për zhvillimin e Shqipërisë. Nikolla theksoi se Kuvendi do të vijojë të bashkëpunojë me komunitetet dhe përfaqësuesit e Diasporës, në mënyrë që kontributi i saj në zhvillimin e vendit të jetë më i madh, më produktiv dhe më influent. Kryetarja e falenderoi Gjonaj për angazhimin për afirmimin e Diasporës shqiptare në New York e SHBA dhe për shërbimin e vyer si Kryetar…