Author: tirana

Kiara Tito është aluduar prej kohësh se është shtatzënë. Ish-banorja e Big Brother VIP Albania siç raporton Prive, bëhet e ditur se po bëhet nënë. Ajo dhe partneri i saj, artisti shkodran, Luiz Ejlli, besohet se po bëhen prindër për herë të parë. Në materialin e Prive-s, prezantuesja shqiptare njoftohet se është në muajin e tretë të shtatzënisë. E njëjta po shijon një lidhje dashurie me Luizin prej muajsh, gjersa u njohën në formatin e Big Brother VIP Albania 2.

Read More

GJKKO-ja ka vendosur sekuestron e pasurive të paluajtshme llogarive bankare dhe aksioneve që Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës dispononte. Vendimi u mor dje nga GJKKO mësohet nga njoftimi i SPAK. Mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 410 datë 20.10.2023, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M., 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të…

Read More

SPAK-u ka reaguar zyrtarisht në lidhje me arrestimin e Jamarbër Malltezit, për masën ‘‘detyrim paraqitje’‘ ndaj Sali Berishës edhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi, në lidhje me privatizmin e ish-klubit sportiv Partizani. SPAK-u njofton se ish-kryeministri Sali Berisha dyshohet të ketë kryer veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin. Njoftimi i plotë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të rregjistruar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve…

Read More

Asokoe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu i ka kërkuar METE-s miratimin e privatizimit të objekteve të ish-kompleksit Sportiv Partizani. Pjesë nga dosja 17.2. Këshilltari i Jashtëm Genci Celo, i adresohet me një memo të datës 13.01.2006 Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu ku e sqaron në lidhje me ndarjen e Sport Klub Partizanit në dy pjesë dhe se cili institucion i ka në varësi, duke ofruar të dhëna edhe në lidhje me shoqërinë Partizani sh.a. dhe se Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar METE-s miratimin e privatizimit të objekteve të Klubit Sportiv Partizani.

Read More

Sali Berisha akuzohet për ‘‘korrupsion pasiv‘‘ sa i takon çështjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani. A rrezikon burgun? Akuza e ngritur nga prokuroria është e rëndë, dhe se për personat e tjerë është aplikuar masa e arrestit me burg. Në rastin e Berishës, mosha është një faktor që e shpëton atë nga burgu, nëse faktohen akuzat. “Kur çdo person që ka mbushur 70 vjeç, dhe zoti Berisha është më shumë se aq, 78 vjeç, në rastin konkret, vetëm për krime të rënda, si vrasje apo gjenocid, atëherë vendoset masa e dënimit me burg dhe procedohet për ulje të kufirit moshor”,…

Read More

Sali Berisha e kundërshtoi masën e sigurisë të vendosur ndaj tij nga për detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte, teksa tha se SPAK-u ka shkelur Kushtetutën me këtë vendim ndaj tij. Berisha tha se duhet thirrur më parë Kuvendi që të japë leje për ekzekutimin e një mase të tillë sigurie, por ligji flet ndryshe. Sipas ligjit, autorizimi i komisionit parlamentar që pretendoi Berisha, nga ana e SPAK-ut autorizimi kërkohet për një deputet në rastet kur kërkohet arrest në burg, arrest shtëpie dhe kontrolli i banesës. Për masat më të lehta si “detyrim paraqitje” dhe “bllokim i daljes jashtë shtetit” nuk…

Read More

Dalin detaje nga dosja hetimore e SPAK-ut në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në kryeqytet. Procedura e ndjekur për privatizimit të këtij kompleksi, dikur pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, ku flitet për rolin e Mediut, Genc Rulit, futjen në lojë të dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, apo edhe kundërshtinë nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura asokohe, Luan Hoxha. Ky i fundit kundërshtoi heqjen e kompleksit nga lista e pronave në planin e Përhapjes dhe në Përdorim të Forcave të Armatosura. Në vitin 2005, Mediu në një shkresë shkruan se gjykohej e nevojshme që…

Read More

Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një banesë ku po punonte në Tiranë. Policia e kryeqytetit thotë se ka arrestuar 48-vjeçarin D.H, pasi teksa ishte duke punuar në shtëpinë e këtij të fundit, ka rënë nga çatia shtetasi R. F., 43 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 48-vjeçari nuk kishte leje nga organet përkatëse për kryerjen e punimeve. ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 48 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme,…

Read More

Mbahet sot Edicioni i 7-të i “Maratonës së Tiranës”, duke mirëpritur më shumë se 4,000 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe mbi 40 vende të huaja. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në nisje të kësaj gare u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që i janë bashkuar këtë vit Maratonës së Tiranës. “Një përshëndetje për ata që kanë ardhur nga Ukraina, Izraeli, Kosova dhe të gjithë miqtë që na kanë nderuar dhe zbukuruar qytetin. Këtë vit kemi numrin rekord të pjesëmarrësve, duke filluar nga kampionët tanë olimpikë, kampionen evropiane Luiza Gega, e cila garon në 21 km për të thyer…

Read More

Presidenti Bajram Begaj, në ditën e dytë të vizitës në Kozenca të Kalabrisë u ndal edhe në “Spezzano Albanese”, ku u prit nga komuniteti arbëresh dhe autoritetet vendore. Presidenca njoftoi sot pikat kryesore të aktiviteteve të Presidentit Begaj në Kalabri. Për t’i uruar mirëseardhjen Kreut të Shtetit, në Arbërinë kalabreze kishin mbërritur nga qytete të tjera italiane edhe qytetarë shqiptarë të ikur nga vendi gjatë viteve te fundit. Pas përshëndetjeve dhe takimeve me ta, Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë në muzeun e “Spezzano Albanese”, në të cilin ruhet historia e komunitetit arbëresh. Në takimet e zhvilluara me autoritetet vendore në…

Read More

Maratona e sotme ka patur edhe një kategori tjetër që e bën këtë garë më interesante. Një kategori e veçantë e kësaj maratone është edhe ajo “We too” e cila ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa garuese. Pjesë e garës së sotme ishin edhe persona me nevoja të veçanta dhe paraplegjikë të cilët vrapuan në mbështetje të kauzës, por njëkohësisht duke dhënë edhe mesazhe shprese dhe guximi se asgjë nuk është e pamundur dhe nuk mund t’i ndalë. 22 garues me karroca u nisën nga sheshi “Skënderbej” për të përshkruar 2.3 km.

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thyer heshtjen ka dënuar masën e sigurisë detyrim paraqitjen dhe sekuestrim të pasaportës për Sali Berishën, i cili po hetohet nga SPAK-u në lidhje me procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, dosje për të cilën u arrestua mbrëmjen e djeshme dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Meta pohon se bëhet fjalë për një drejtësi me regji të urdhëruar nga Edi Rama, me synim të qartë për të shmangur vëmendjen nga korrupsioni i kësaj qeverie. “Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof.…

Read More