Author: tirana

Analisti Genc Burimi ka analizuar rastin e Sali Berishës, ku dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ka përfunduar pas hekurave. Për të ky aksion i SPAK nuk do të ketë asnjë ndikim te aksioni opozitar. Mes të tjerash Burimi sqaroi se lëvizja e SPAK ishte e vonuar në historikun e ngjarjeve. “E pash fillimisht si një kthim në normalitet pas vendimit të Non-gratës dhënë nga amerikanët. Më në fund Berisha, do të përballet me drejtësinë e vendit të tij, si në çdo vend të botës, ku drejtësia e vendit tënd bën ligjin. Nëse drejtësia është e kapur, është çështje e dytë…

Read More

Në Durrës po shkon drejt përfundimit ndërtimi i parkut të madh urban për fëmijë e të rritur “Vala”. Kryeministri Edi Rama poston në rrjetet sociale pamje nga ky kantier me sipërfaqe 8 mijë metra katrorë. Pjesë e programit kombëtar “Dua të Luaj”, parku “Vala” i shtohet infrastrukturës së qytetit duke sjell më tepër hapësira argëtuese. Rama tha se kjo është një hapësirë e dedikuar ndaj të gjitha grupmoshave, me fusha sportive të disiplinave të ndryshme, palestër të hapur, lojëra për fëmijë, korsi biçikletash, pistë vrapimi, zona pushimi, si dhe hapësira plot gjelbërim. Ndërtimi i këtij parku vjen në kuadrin e…

Read More

55 persona janë vrarë në sulmet ajrore gjatë natës në Gaza. Hasmasi tha se më shumë se 30 shtëpi u shkatërruan në orët pasi një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se sulmet ajrore në Rripin e Gazës do të intensifikoheshin ndërsa trupat e tij përgatiteshin për një ofensivë tokësore të parashikuar. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, pohoi se sulmet do të ndihmonin në reduktimin e rreziqeve për forcat izraelite, të cilat janë të grumbulluara rreth kufirit. Hamasi u tha civilëve palestinezë në Gaza që të vazhdojnë të lëvizin në jug për sigurinë e tyre, veçanërisht ata që jetojnë…

Read More

Familja Reçi ka thyer heshtjen për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen. Martin Reçi vëllai i Kastriot dhe Gasper Reçit të vrarë më herët, ka mohuar që fisi i tij të ketë lidhje me ngjarjen dhe këtë e kanë bërë të ditur edhe para organeve të hetimit, kur janë marrë në pyetje. Konflikti mes Saimir Reçit dhe familjes Bardhi në muajin mars të këtij viti është një çështje që i është lënë në dore drejtësisë thotë Martin Reçi. Interpretimet e ndryshme duke lidhur emrin tonë me këtë ngjarje, por na fusin në konflikte të paqenë thotë Martin Reçi i cili…

Read More

Sekuestrim me vlerë mbi tre milionë euro në Shqipëri i ka dha goditje një sindikate shqiptare që importonte drogë dhe më pas i shiste në të gjithë Italinë. Janë kryer sekuestrime parandaluese ​​të pesë pronave, pesë kompanive individuale dhe aksioneve të shoqërisë në Shqipëri të një kompani që operon në sektorin e karburanteve, tre automjete dhe një anije peshkimi, të gjitha me vlerë mbi 3 milionë euro. Urdhri i sekuestrimit është dhënë më 6 tetor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë në pranim të kërkesës së Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Krimeve të…

Read More

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë vendin. Herë pas here pritet zhvillim i tyre duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat malore përgjatë kufirit Lindor ku do të ketë edhe rrebeshe. Në mbrëmje dhe gjatë natës do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 25°C. Era do të fryjë mesatare deri…

Read More

Sali Berisha gjatë konferencës për mediat një ditë më parë (21 tetor), deklaroi se asnjë veprim politik i Edi Ramës, që përdor prokurorinë nuk do të ndalë aksionin e nisur nga opozita. Berisha theksoi se këto veprime të Edi Ramës, vetëm sa e ka motivuar më shumë opozitën dhe shqiptarët opozitarë. Duke komentuar arrestimin e Jamarbër Malltezit, Sali Berisha nënvizoi faktin se Malltezi nuk është thirrur asnjëherë nga asnjë prokuror apo gjykatës. Sipas kryedemokratit, Sali Berisha, është Edi Rama ai që ka firmosur për të privatizuar kompleksin Partizani. FJALA E PLOTE E SALI BERISHES Edi Rama ka hyrë në agoninë…

Read More

Në selinë blu u paraqitën punonjës të policisë së shtetit për t’i marrë pasaportën Sali Berishës, të cilit nuk i lejohet të largohet nga vendi ndërsa është nën hetim për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”. Në një reagim mbrëmjen e së shtunës, Jozefina Topalli shprehet se duke i ndaluar lëvizjen një deputeti të Parlamentit, pa lejen e këtij të fundit, është duke u shkelur Kushtetuta. Ish-kryeparlamentarja, i referohet nenit 73, pika 2 e Kushtetutës, sipas të cilit, nuk lejohet kufizimi i çfarëdollojshëm i lirisë së ligjvënësve pa marrë leje nga Kuvendi. Perdorimi i kercenimit, ndalimit, arrestimit apo ndalimit te…

Read More

Këtë të dielë Maratona e Tiranës mirëpret më shumë se 4,000 pjesëmarrës jo vetëm nga Shqipëria, por gjithashtu dhe nga vende të huaja, gati për të sfiduar veten dhe për të arritur momente të rëndësishme në jetët e tyre. Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash. Plani i lëvizjes së automjeteve: 2. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 22 Tetor 2023 nga ora 08:00 deri në orën 16:00 për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës…

Read More

Dashi Të dielën, është një ditë që kërkon durim dhe qetësi. Përpiquni të mos e kaloni të gjithë kohën në punë, gjithashtu përjetoni dashurinë që në fund të fundit është gjëja më e rëndësishme. Demi Të dielën do të keni mundësinë të rikuperoni pak qetësi në dashuri. Në punë do të ishte më mirë të analizoni edhe sjelljen tuaj dhe jo vetëm të të tjerëve. Binjakët Të dielën nëse jeni në një lidhje për një kohë të gjatë duhet të mendoni nëse jeni vërtet të lumtur apo jo. Ka një problem për të zgjidhur në punë, por është më mirë…

Read More

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zbuluar akuzat zyrtare që rëndojnë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi. Mësohet se Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe 25 i Kodit Penal. Nga ana tjetër Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bektashin sipas nenit 287 të Kodit Penal. Ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale në bashkëpunim me Malltezin. Sipas nenit 260 Kodit Penal Kërkimi ose…

Read More