Përfitimet shëndetësore të limonit janë të shumta për shkak të pranisë së elementëve ushqyes si vitamina C, vitamina B, fosfori, proteinat dhe karbohidratet. Në mjekësinë e lashtë indiane uji i ngrohtë me limon njihet si pastrues i trupit. Kur pihet në mëngjes me stomakun bosh ai përshpejton sistemin tretës dhe detoksifikon trupin.Lexoni për më shumë benefite nga përdorimi i ujit me limon. 1. Reduktoni ethetLimoni ka një grupin medikamentesh natyrale dhe antiseptike, që përdoren kundër baktereve dhe mikrorganizmave patogjenë. 2. Balanconi pHNë fillim, limonët janë acidikë, por ato formojnë alkaline kur bashohen me lëngjet e trupit duke ndihmuar në rivendosjen…
Author: tirana
Ish-presidenti i SHBA-ve Donald Trump është gjobitur me 5,000 dollarë për shkeljen e një “urdhri ” në gjykatën ku ai po gjykohet për mashtrim në Nju Jork. Nëse shkelja përsëritet, Trump mund të përballet me gjoba më të rënda apo edhe burgim, paralajmëroi gjyqtari Arthur Engoron. Ndërsa vuri në dukje se shkelja dukej si neglizhencë, ai shtoi ”Mos qesh! Shkeljet e ardhshme, të qëllimshme ose jo, do të përballen me dënime shumë më të rënda“. Gjykatësi i kishte kërkuar ish-presidentit republikan të hiqte një post në të cilin ai e quajti nëpunësin e gjykatës “të dashurën” e senatorit demokrat Chuck Schumer. Fotoja…
Jamarbër Malltezi është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit, ndërsa gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e pasurive të tij. Malltezi ishte duke pritur bashkëshorten e tij e cila ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet që i komunikuan akuzat.
SPAK ka dhënë dhe një masë sigurie për Fatmir Bektashin, ndërtues i pallateve në ish-kompleksin ‘Partizani’. Masa ndaj Bektashit u dha në kuadër të hetimit të SPAK për privatizimin e kompleksit “Partizani” së bashku me Ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e këtij të fundit, Jamarbër Malltezi.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për shtyp në or 21:00, pas ndalimit të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të familjes së tij, nga policia në Rinas pak momente më parë. Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se Malltezi ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet. Mësohet po ashtu se urdhri për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja. Ende nuk dihet arsyeja e ndalimit të tij, ndërsa detaje të reja pritet të dalin në vijim.
GJKKO ka caktuar mbrëmjen e sotme detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha. Më herët sot u ndalua në aeroportin e Rinasit dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Urdhri i arrestit është firmosur nga prokurori i SPAK, Arben Kraja, ndërsa gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se është dhënë edhe një masë sigurie për ranga dhe Fatmir Bektashin, ndërtues në ish-kompleksin “Partizani”.
eputetja e Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka zbuluar detaje se çfarë u fol në darkën me presidentin francez Emmanuel Macron në Tiranë. Kodheli u pyet nga gazetarja Nisida Tufa, nëse kryeministri Edi Rama duhet të kishte reaguar në lidhje me deklaratën e Macron për liberalizmin e vizave për Kosovën. Ajo u përgjigj duke thënë se kryefjala e darkës ishte çështja e Kosovës dhe se kryeministri Rama i kërkoi liderit të Francës të mbështesë Prishtinën dhe shqiptarët në tërësi.https://www.youtube.com/embed/A-M6S7nb5Go?feature=oembed “Unë di që në bisedat që Rama ka pasur me…
Jamarbër Malltezi është ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit. Mësohet se Malltezi është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet teksa kthehej nga një vend i BE-së. Urdhri për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.
Vllaznia ka mundur 0-2 Skënderbeun në transfertë, në sfidën që shkoi për llogari të elitës. Korçarët mbetën me një lojtar më pak në minutën e 36-të, pas daljes me karton të kuq të Prencit. Avantazhi i shkodranëve erdhi në minutë ne 87-të, pas një autogoli të Dwumfour. Në fund, pati kohë edhe për një gol të Delaj. Me këtë rezultat, Vllaznia është në vendin e pestë me 12 pikë. Po kaq pikë ka edhe Skënderbeu, në vendin e gjashtë.
Futbolli anglez është në zi, pasi ditën e sotme u nda nga jeta legjenda e Manchester United, Bobby Charlton. Në moshën 86-vjeçare, “ikona” e njohur mbylli syt një herë e përgjithmonë, teksa kanë qenë familjarët që kanë njoftuar gjithçka. Por kush ishte Charltton? Ai lindi në Ashington, Northumberland England. Bobby u evidentua tek të rinjtë e Manchester United për të kaluar më pas te ekipi i parë. Në skuadra të ndryshme angleze, si Chelsea, Arsenal apo United luajti 507 ndeshje, ku shënoi 166 gola. Në Fa Cup, Charltton u paraqit në 30 ndeshje dhe realizoi 11 gola. Gjithashtu, nuk mund…
Gjatë vizitës në SHBA, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi një takim me Sekretarin Amerikan të Transportit, Pete Buttigieg. Përmes një postimi në rrjete sociale,Veliaj nënvizon se qytetet janë qendra kryesore të inovacionit, të cilat frymëzojnë dhe nxisin kreativitetin në shërbimin publik.“Një herë të bëhesh kryetar bashkie, mbetesh gjithmonë i tillë! Kënaqësi të takoja Pete Buttigieg, mikun tim të vjetër nga “Harvard Bloomberg”, kandidat për President, i cili tani shërben si Sekretar i Transportit të SHBA-së. Ai ka të drejtë: Qytetet janë qendra kryesore të inovacionit – ato frymëzojnë dhe nxisin kreativitetin në shërbimin publik! Mezi po pres…
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka rizgjuar debate mes studentëve në universitete në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh, ndërsa të rinjtë shprehin mendimet e tyre, po ngrihen çështje që kanë të bëjnë me sigurinë, të drejtat e lirisë së fjalës dhe madje edhe shqetësimet se si mund të ndikojnë qëndrimet e tyre tek perspektiva e punësimit. Në Nju Jork, tensionet mbi luftën Izrael-Hamas po ngjallin debate në universitete, duke vënë në pikëpyetje idenë e universiteteve si mjedise për shkëmbimin e lirë të mendimeve të ndryshme. Në Universitetin e Kolumbias u mbajtën…