Author: tirana

Dy përfaqësues të Policisë së Shtetit kanë hyrë në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, mbëmjen e sotme (21 tetor), aty ku ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet pas përfundimit të konferencës së jashtëzakonshme.Mësohet se në seli ka mbërritur Genti Ndoji, Drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, dhe një tjetër punonjës, të cilët kërkojnë të kenë kontakt me ish-kryeministrin Berisha, për ti komunikuar zyrtarisht vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha risolli në vëmendje arrestimin e Arben Ahmetajt. “…Nuk ka këtu asnjë çështje personale. Pas kësaj çështje fshihet vetëm Edi Rama.Sepse Arben Ahmetajn e ka arrestuar Linda Rama.Ju nuk keni të drejtë të mos rikujtoni ato që u kam thënë këtu.Edhe dje një kolegu juaj më thoshte se duket sikur po e mbron Arben Ahmetajn. Jo, absolutisht.Po të merrni deklaratat e mia, pakkush mund të ketë më shumë deklarata se unë.Por nuk pranoj kurrë unë, që Linda Rama të bëjë gjah shtrigash.Atë nuk e pranoj unë.Sepse ato faturat e hoteleve, atij gjobëvënësit, Doçit, ia ka dorëzuar Linda Rama.Këtë nuk…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk i druhet arrestimit të tij, ndërsa theksoi se është i hapur për çdo gjë. Berisha u shpreh se kjo e ndihmon kauzën e opozitës dhe e “shumëfishon Sali Berishën në qindra mijëra”, ndërsa shtoi se ai po lufton për fitore dhe ndaj nuk i druhet asgjëje. Sipas tij sot Jamarbër Malltezi është ndaluar për fajin se është dhëndër i familjes së tij. “Akuzat janë të mirëfillta politike. E bindur të jesh ti. Jam i hapur për çdo gjë. Të akuzosh Berishën për larje parash, duhet të jesh i pafytyrë. Natyrisht ata që firmosin gjëra…

Read More

Ish-kryeministri, Sali Beridha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e deklarim të rremë të pasurisë. Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, i përfshirë në ndërtimet e pallateve në zonën ku ndodhej kompleksi sportiv. Në vitin 2020 ishte ministri i Brendshëm, Taulant Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, i cili ka paditur, ish-kryeministrin Berisha, ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi si përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë një konference të jashtëzakonshme mbrëmjen e sotme pasi SPAK caktoi një masë sigurie ndaj tij dhe arrestoi dhëndrin e familjes së tij, Jamarbër Malltezi. Berisha deklaroi se akuzat ndaj tij janë të pabaza, por politike, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar “prokurorët e tij mercenarë” për këtë rast. Ai u shpreh se urdhri për masën ndaj tij është në kundërshtim me kushtetutën e Shqipërisë.

Read More

Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e sotme, ndërkohë akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie për çështjen privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ndërkohë, për ish-kryeministrin Sali Berisha është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.Masat e sigurisë janë kërkuar nga prokurori i SPAK, ish kreu i këtij institucioni Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, e cila ka firmosur dhe për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Sakaq, mësohet se veç Malltezit dhe Sali Berishës janë firmosur dhe disa masa të tjera arresti. Malltezi është vënë në pranga sapo ka mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’, ku po kthehej nga një udhëtim nga një vend i BE. GJKKO ka…

Read More

Pasi GJKKO caktoi mbrëmjen e sotme ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha nën akuzën për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, ky i fundit ka dalë në një deklaratë për mediat. Bëhet fjalë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.Që në nisje të fjalës së tij Berisha sulmoi ashpër Ramën, duke i përmendur disa afera. Mes të tjerash ai tha se pranon sfidën për ndalimin e tij për të dalë jashtë vendit. “Edi Rama ka hyrë në agoninë e tij politike. Ai i tronditur gjer në palcë nga krimet e tij, në…

Read More

Teksa Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, mësohet se aktualisht ai ndodhet ende në komisariatin e Rinasit. Malltezi do të shoqërohet nga Rinasi në drejtim të dhomave të izolimit të drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe nesër do të duhet të japë llogari për prokurorët e Posaçme. Behet fjalë për një hetim të nisur në vitin 2020.

Read More

Ditët e fundit është përfolur për një ndarje të mundshme mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës. Shkak u bë fakti se Ledri nuk shkoi në dy premierat në Tiranë dhe Prishtinë të filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku luan edhe Sara. Pyetjes nëse janë ndarë apo jo, Sara i është përgjigjur vetë në një intervistë për “T7”. “Ledri është në shtëpi. Ju e dini shumë mirë si funksionojnë mediat, kështu që do e shihni.” “Pra, jeni e lumtur?” pyeti gazetarja. “Po, unë jam shumë e lumtur,” tha Sara.

Read More