Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk i druhet arrestimit të tij, ndërsa theksoi se është i hapur për çdo gjë.
Berisha u shpreh se kjo e ndihmon kauzën e opozitës dhe e “shumëfishon Sali Berishën në qindra mijëra”, ndërsa shtoi se ai po lufton për fitore dhe ndaj nuk i druhet asgjëje.
Sipas tij sot Jamarbër Malltezi është ndaluar për fajin se është dhëndër i familjes së tij.
“Akuzat janë të mirëfillta politike. E bindur të jesh ti. Jam i hapur për çdo gjë. Të akuzosh Berishën për larje parash, duhet të jesh i pafytyrë. Natyrisht ata që firmosin gjëra të tilla, s’kanë as fytyrë, as karakter. Të akuzosh për korrupsion, kur nuk ka asgjë. Dhe përveç faktit se Jamarbër Malltezi, është bashkëshort i vajzës sime, është politike.
S’ka lidhje me Berishën. S’kanë kapur gjë. Se tani po t’i pyesësh thonë; janë nën hetim. Por s’kanë kapur asnjë shkelje në procesin e privatizimit. Sa i përket burimeve të parave të mia, ato janë transparente. Kjo është bërë me porosi të plotë të Ramës, me insistim të tij, ndonjëherë e angazhuar dhe Linda Rama.”- tha Berisha.
