E dinit që edhe hijet e irisit mund të tregojnë detaje rreth karakterit tuaj. Sipas një ekipi kërkimor që i përket Universitetit Örebro në Suedi, ka vërtet një lidhje gjenetike midis zhvillimit të lobit frontal të trurit dhe formimit të irisit. Irisi është një zgjerim i trurit dhe është i përbërë nga mijëra mbaresa nervore. Ngjyra dhe modeli i irisit mund të tregojë shumë për shëndetin e organeve të brendshme trupore dhe shëndetin e përgjithshëm. Sytë më të rrallë janë ata me nuancë të gjelbër! Vlerësimet tregojnë se vetëm 2% e popullësisë botërore ka këtë nuancë, e cila ka sasi…
Author: tirana
Legjenda e Manchester United, Sir Bobby Charlton ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Lajmi është dhënë nga mediat britanike, këtë pasdite. Charlton mbahet mend për kontributin e dhënë në triumfin e madh të Anglisë në Kupën e Botës 1966. Në 106 ndeshje për “3 luanët”, ai realizoi jo pak por 49 gola, shifër rekord për atë kohë. Gjatë impenjimit me gjigandët e “Djajve të kuq”, Charlton ka fituar tre tituj kampionati, një Kupë Evropiane dhe një Kupë FA.
Minuta e parë të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Vllaznisë në stadiumin ”Skënderbeu” në Korçë janë parë të zhvillohet një ngjarje e turpshme në tribunën VIP ku ulen drejtuesit dhe personalitete të skuadrave Një person ka debatuar dhe pastaj ka goditur me grusht presidentin e skuadrës korçarë, Ardjan Takaj, duke shkaktuar jo pak kaos në ato momente. Personi në fjalë është prind i një prej lojtarëve të akademisë së Skënderbeut dhe kjo ka qenë arsyeja e zenkës mes tyre, në të cilën ka ndërhyrë edhe djali i presidentit të korçarëve, i cili është goditur gjithashtu në momentet e kaosit.
Të injorosh është një nga fjalët më të vështira, por edhe më të fuqishme në jetë. Një folje që kërkon tepër karakter për ta zgjedhuar në vetën e parë. Injorimi është art! Injorimi është çelësi më i rëndësishëm që kyç dhe shkyç porta, pas së cilave shfaqen horizonte të ndryshme. Askush nuk mund të ecë dot përpara, nëse nuk injoron disa gjëra. Askush nuk do të jetë ndonjëherë i lumtur, nëse nuk mëson të injorojë. Ne të gjithë duhet t’i largohemi njerëzve që na lëndojnë, dhimbjeve që na keqtrajtojnë, së shkuarës që duket sikur na mbyt dhe heshtjes që duket…
Një autokolonë prej 20 kamionësh e Gjysmëhënës së Kuqe egjiptiane me ndihma humanitare, përfshirë ushqime, ilaçe dhe ujë, hyri në Rripin e Gazës të shtunën nga pikëkalimi i Rafahut në kufirin me Egjiptin. “Këta kamionë duhet të lëvizin sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt nga Egjipti në Gaza,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres të shtunën në një takim të nivelit të lartë në Kajro.Ai falënderoi Egjiptin që bëri të mundur dërgimin e autokolonës. “Por populli i Gazës ka nevojë për një angazhim shumë, shumë më të madh, për ndihma…
Në orën 17:00, Skënderbeu do të presë në “shtëpi”, “kuqeblutë” e Vllaznisë, në përballjen që do të çelë siparin e javës së 9-të të Kategorisë Superiore, në një sfidë ku pritet të ketë spektakël nga të dyjë skuadrat. Skënderberu vjen nga një formë e mirë, teksa ka fituar 2 nga 3 ndeshjet e fundit, me korçarët që mundën “demat e kuq” të Partizanit, me rezultatin 1 me 0, si dhe Delvinën në Kupën e Shqipërisë, me rezultatin, 3 me 0, ndërsa humbja erdhi në transfertën e Kurbinit, ku u mundën nga Laçi me rezultatin e pastër, 2 me 0. Në…
Mbrëmja e së premtes në “Dancing with the stars” i ishte dedikuar filmit dhe kinemasë botërore. Secili nga konkurrentët interpertuan performancat e tyre duke u bazuar në një film përkatës. Ina Kollçaku vendosi të vinte në rolin e “Barbie”, dhe performoi duke transmetuar një mesazh. Kërcimi i saj dedikuar figurës së gruas solli shumë emocione, madje vetë Ina dhe Olta shpërthyen në lot në fund të performancës. Vajzat u përqafuan, duke vazhduar të qanin dhe duke i dhënë suport njëra tjetrës.
Sikur të mos mjaftonte tragjedia e luftës së nisur mes Izraelit dhe Hamasit, Gaza ndodhet përballë një tjetër rreziku. Vendi është i kërcënuar nga përhapja e sëmundjeve infektive, paralajmërojnë organizatat humanitare. Një oficer i ujit dhe kanalizimeve për Oxfam-im global jofitimprurës, paralajmëroi se katastrofa e shëndetit mund të jetë shumë e afërt. “Njerëzit flenë në rrugë, dyqane, në xhami, në makina e tyre apo edhe në rrugë”, tha ndër të tjera ai. Si pasojë shkatërrimit të kanalizimeve, infrastrukturës rreth 65 stacione të pompimit të ujërave të zeza të Gazës dhe të pesë objektet e trajtimit të trajtimit të ujërave të…
Një 61-vjeçar ka rënë në pranga pasi ndërtoi pa leje në zonën “Laguna e Patokut”. Sipas policisë, 61-vjeçari Zef Tuci. ndërtoi një objekt njëkatësh, me qëllimin për ta përdorur si lokal. Kontrollet dhe verifikimet për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe veprave të tjera penale kundër mjedisit, vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Marrëdhënia e Princeshës Diana me Dodi Fayed është një nga historitë, me të cilat “Netflix” ka ngacmuar fansat me postimin e një serie imazhesh pak para nisjes së sezonit të gjashtë të serialit “The Crown”. Seriali i ardhshëm do të dramatizojë ngjarjet e fundit të viteve 1990, duke përfshirë ditët e fundit të jetës së Princeshës Diana. Aktorja australiane, Elizabeth Debicki, tha se ishte një “sfidë unike” për të portretizuar rolin e Dianës javët e saj të fundit. Në imazhet e sezonit të gjashtë, Diana (Debicki) shihet në një makinë me Dodin (Khalid Abdalla). Të dy vdiqën më 31 gusht…
Takimi mes pesë diplomatëve perëndimorë dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ka nisur më 21 tetor në Beograd. Vuçiçi tha para takimit që nisi pas orës 14:00 se “pesë të mëdhenjtë, të fortët, më të fortët” erdhën në Beograd dhe se kjo nënkupton se “sot do të jetë ndoshta një nga ditët më të vështira për Serbinë” dhe për të personalisht, sipas agjencisë së lajmeve Beta. “Mund ta marr me mend me çfarë vijnë në Beograd ata. Nuk fle natën për shkak të kësaj. Pa fajin tonë, ne do të gjejmë një mënyrë dhe do të arrijmë ta shpëtojmë Serbinë dhe…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e konsideron një gabim të madh qëndrimin e mazhorancës ndaj rezolutës për Policinë e Kosovës. Ish-kryeministri i kosovës në një intervistë për KosovaPress, e quan sjellje të ulët veprimin e qeverisë aktuale, teksa deklaroi se rritja e pagës së tyre po mbahet peng deri në zgjedhje, ‘vetëm sa për t’i siguruar votat’. “Sjellja e tyre gabim, është vështirësuar jeta, janë rritur çmimet, ju e dini energjia është rritur dy herë. Çmimet e tjera të jetës janë shtrenjtuar dhe nuk janë rritur pagat. Policët po kanë ngarkesë të madhe, kishin ngarkesë në…