Në orën 17:00, Skënderbeu do të presë në “shtëpi”, “kuqeblutë” e Vllaznisë, në përballjen që do të çelë siparin e javës së 9-të të Kategorisë Superiore, në një sfidë ku pritet të ketë spektakël nga të dyjë skuadrat.
Skënderberu vjen nga një formë e mirë, teksa ka fituar 2 nga 3 ndeshjet e fundit, me korçarët që mundën “demat e kuq” të Partizanit, me rezultatin 1 me 0, si dhe Delvinën në Kupën e Shqipërisë, me rezultatin, 3 me 0, ndërsa humbja erdhi në transfertën e Kurbinit, ku u mundën nga Laçi me rezultatin e pastër, 2 me 0.
Në krahun tjetër, Vllaznia nuk sheh fitore prej 3 ndeshjesh, duke e mundur me rezultatet, 0 me 2 e 0 me 1, nga Egnatia e Tirana, si dhe duke arritur barazimin 1 me 1, me “blutë” e Dinamo City dhe këtë të shtunë pritet të kërkojë më ngulm fitoren.
Formacionet zyrtare:
SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prenci, Rabiou, Frashëri, Dumfur, Merlim, Shaqe, Liço, Rashica, Nikaj.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
VLLAZNIA: Mëhidri, Juriç, Beci, Stojanoviç, Sala, Çeshmedjev, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.
Trajner: Migen Memelli
