Arsen Preçi, njeriu që u arrestua në muajin shkurt 2023 në Elbasan për autorësinë e “BMW X6” të vjedhur dhe mbushur me 3 automatikë dhe dy bidona me benzinë, është personi që ka furnizuar me zarfe dhe çanta me euro, Nuredin Dumanin dhe Aleksandër Bahon. Pas çdo vrasje që kryente Nuredin Dumani me grupin e tij, për llogari të Erjon Alibej dhe Arjan Spahiut, ishte Arsen Preçi, që çonte eurot tek Dumani. Preçi, ka shërbyer si postier midis Erjon Alibej dhe Nuredin Dumanit, por edhe midis Sandër Bahos (Sakatit), përmes së cilit Alibej siguronte armë të ndryshme nga pistoletat, automatikët…
Author: tirana
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar në Washington DC edhe me ish-ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj shkruan: “I lumtur që u takova me miken e vjetër, ish ambasadoren e SHBA-së dhe avokaten e palodhur të Shqipërisë, Yuri Kim, në Washington DC. Ajo ka të drejtë kur thotë: ‘Ti mund të largohesh nga Shqipëria, por Shqipëria nuk largohet kurrë nga ty’. Mezi pres të shtojmë bashkëpunimin mes qyteteve përtej Atlantikut, teksa Tirana përgatitet të presë B40 në 2024”.Yuri Kim mbylli mandatin e saj në Tiranë, për t’u kthyer…
‘Talent Show’ më popullor i promovimit të talenteve dhe këngëtarëve të rinj, “X Factor Albania” do të rikthehet në ‘TV Klan’ në edicionin e tij të 7-të. Teksa audicionet janë çelur në qytetin e Shkodrës dhe të Korçës, për të gjithë ata që duan të nisin rrugëtimin e tyre të paharrueshëm drejt kësaj platforme muzikore, “X Factor” hap dyert edhe në qytete të tjera të Shqipërisë e Kosovës. Audicionet e produksionit do të mbahen përkatësisht në këto data:
Dielli i Arbanës dhe Eduartit ka festuar ditëlindjen e 3-të 2 ditë më parë. Pas urimit special në rrjetet sociale, Arbana dhe Eduarti janë siguruar që edhe festa e ditëlindjes së tij të jetë po aq speciale. Çifti ka udhëtuar drejt Londrës, ku Dielli ka fryrë qirinjtë e tortës së 3-vjetorit.Bashkë me to kanë qenë edhe disa familjarë. Moderatorja shumë e njohur e ekranit shqiptar, Arbana Osmani është nënë e një djali nga martesa e parë dhe dy fëmijëve të tjerë nga nga martesa me regjisorin Eduard Grishaj.
‘Lufta’ mes demokrate është më e thelluar pas lëvizjes së një grupi deputetësh me në krye Gazment Bardhi nga PD tek ‘Foltorja’. Zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina thotë se të gjitha akuzat e bëra nga Bardhi për kryedemokratin Basha janë politike, e se dyshja Berisha-Bardhi janë duke luftuar për interesa personale. Deklarata e Karabinës vjen pas përplasjes së fortë në Parlament mes Bardhit dhe Bashës, të cilët akuzonin njëri-tjetrin se kishin lidhje me kullën që po ndërtohet pas Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë. “Ne kemi kallëzuar në SPAK kullën ‘Mali i Tiranës’. Akuzat e tjera nga pala tjetër…
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur me batuta fjalën nga Teatri i Universitetit të Arteve i cili u hap për publikun pas restaurimit. Kreu i qeverisë u shpreh se u ul në karrige, pasi “mu duke vetja shumë i vjetër, kur tha Kastrioti ‘ishin 3 dy kanë ikur, 1 ka mbetur’.” Ndërsa shtoi se po përfiton nga koha që ka mbetur që të mos rrijë në këmbë. “Nuk do të marr fare kohë sepse u takon të tjerëve të flasin më shumë, plus që jam i bindur që s’ju ka marrë malli. U ula sepse mu duke vetja shumë i…
Një nga projektet prioritare për furnizimin me ujë të Pulias ka filluar të marrë formë, i rinisur nga bisedimet mes kryeministres, Giorgia Meloni dhe homologut të saj shqiptar, Edi Rama: një tubacion nëndetës me Shqipërinë. AQP(Acquedotto Pugliese), ujësjellësi më i madh në Evropë, tashmë ka nisur punën për të, siç thotë drejtoresha e përgjithshme, Francesca Portincasa. Lajmin e ka bërë publik Milano Finanza, përmes një interviste me titullaren e AQP. “Ideja konsiston në sjelljen e ujit nga Shqipëria në Pulia përmes një tubacioni nënujor. Gjithashtu po shqyrtohet mundësia e përdorimit të infrastrukturës, për shembull, për transportin e energjisë dhe ndërlidhjen…
Mbajtja peng e një vajze nga Patosi dhe shfrytëzimi i saj si prostitutë në qytetin e Fierit, ka çuar në marjen të pandehur të katër persona mes të cilëve dhe Arbër Mehmetin, pronarin e një Clab-Tallavaje me emrin “Casablanca”. Arbër Mehmeti, Pranvera Isufaj, Aleksandra Toska dhe e mitura A.Dine, janë marë të pandehur për disa vepra penale si “Trafikim i personave të rritur”, ”Mbajtje e lokaleve për prostitucion”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Mehmeti, për një periudhë kohe qëndroi i fshehur duke ju shmangur drejtësisë, por më pas u arrestua nga…
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person në lidhje me ngjarjen horror të së premtes ku një grua humbi jetën pasi u hodh nga dera e pasme e një furgoni me pasagjerë. Uniformat blu thonë se kanë arrestuar bashkëshortin e viktimës 57-vjeçare për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes. “Nëpërmjet dhunës psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, 68-vjeçari dyshohet se ka ndikuar te gjendja e rënduar psikologjike e shtetases M. Gj., e cila në këto kushte, është vetëhedhur nga furgoni”, njoftoi policia. Ngjarja në fjalë ndodhi në afërsi të fshatit Papër. Pasi gruaja u hodh nga…
Me 700 mijë lekë të reja janë gjobitur Partizani dhe Tirana nga Komisioni i Disiplinës në FSHF për sjelljen e gabuar të tifozëve në Derbin e së enjtes. Për shkak se tifozët hodhën flakadanë e sende të palejuara në fushë Disiplina gjobiti Partizanin me 300 mijë lekë që ishte organizator i takimit ndërsa Tirana është gjobitur më shumë me 400 mijë lekë po për sjelljen e gabuar të tifozëve të saj. Të dyja klubet duhet të dëmshpërblejnë edhe dëmet e shkaktuara në ‘Air Albania’ brenda 15 ditëve. Ndërsa me 100 mijë lekë është gjobitur futbollisti i Partizanit Gjelbrim Taipi i…
Bota e teknologjisë tashmë ka thyer kufinjtë dhe e ka shndërruar botën në një fshat global. Bashkë me të edhe sukseset dhe puna kreative e shqiptarëve anë e mbanë botës po njihet dhe po vlerësohet tej mase. Inxhinierja shqiptare e suksesshme Mira Murati, e cila është shefe e teknologjisë në kompaninë OpenAI ka qenë e pranishme në eventin e 10 vjetorit të platformës Code.org. Inxhinierja Murati ishte ulur në panel pranë themeluesit të Microsoft, Bill Gates. “Mësoni sa më shumë që të jetë e mundur, bëjini gjërat … të përshtaten me mjetet e reja. Kodimi është më i arritshëm se…
Një person në Pejë është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën “Prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor”, duke grumbulluar produktet e mishit me afat të skaduar dhe pastaj të njëjtat i ka përpunuar në suxhuk. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 10:30 në fshatin Sigë, Pejë. Gjatë bastisjes, njësitet policore në bashkëpunim edhe me AUV-në, në fabrikën për përpunimin e mishit kanë gjetur e konfiskuar produkte mishi gjysmë të përpunuar, pa origjinë, pa deklaracion, pa datë prodhimi e skadimi.