Author: tirana

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lire 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. -Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin J. L., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, gjatë kontrollit fizik 21-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël e lëndës së dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Toyota” që ky shtetas drejtonte, iu gjet një sasi tjetër me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. -Specialistët për Hetimin e Krimeve…

Read More

Fareed Zakaria Kriza në Lindjen e Mesme ka zbuluar një realitet të rëndësishëm për botën. Megjithëse ndikimi amerikan mund të mos jetë ai që ishte dikur, është sërish e vërtetë se asnjë vend tjetër nuk mund të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara, si lojtar kryesor në skenën globale. Por për të ruajtur këtë ndikim, SHBA do të duhet të veprojë me mençuri dhe të shkojë më tej se sa ka bërë deri tani. Mendoni se sa të munguara kanë qenë Rusia dhe Kina në këtë krizë. Gjatë viteve të fundit, të dyja fuqitë janë përpjekur në mënyra të ndryshme të injektohen…

Read More

Stuhia që goditi Britaninë, Gjermaninë veriore ka shkaktuar probleme të shumta. Prej tre ditësh erërat e forta shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje si edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Si pasojë e kushteve të vështira autoritetet janë angazhuar në evakuimin e qytetarëve që ndodhen pranë zonave të rrezikuara. Që nga dita e enjte kanë humbur jetën të paktën katër persona, njoftuan autoritetet. Viktima e fundit është një grua 33-vjeçare, e cila humbi jetën pasi një pemë ra mbi makinën e saj në ishullin Fehmarn.

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga farmacitë që në respekt të qytetarëve nuk duhet të tregtojnë barna pa pullë, siç është kusht ligjor. Po ashtu MSH ka apelur qytetarët të mos blejnë barna pa pullë fiskale, ndërsa paralajmëron se së bashku me institucionet e varësisë dhe organet kompetente, do të vijojë të jetë mjaft e ashpër në marrjen e masave dhe vendimeve, për sa i përket veprave të tilla penale, të cilat rëndojnë tek shëndeti i qytetarëve.

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën pas një takimi me pesë diplomatët perëndimorë se për vendin e tij çështja më urgjente është siguria e shtetit të qytetarëve. Paraprakisht të shtunën pas takimit në Prishtinë, Miroslav Lajçak, i cili i priu pesësh diplomatike, tha se deskalimi i gjendjes dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë më urgjente së kurrë më parë. Duke folur pas një takimi të pesë diplomatëve të Perëndimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë, Lajçak tha se “çfarëdo kushti, apo çfarëdo vonese për normalizimin e marrëdhënieve është e papranueshme”. “Ne presim…

Read More

Ministri i brendshëm, Taulant Balla deklaroi sot se në kuadër të operacionit “Tempulli” janë arrestuar dhe proceduar penalisht 417 persona. Në një postim në rrjetet sociale Balla tha se “këta persona janë arrestuar e proceduar penalisht për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve të ndryshme narkotike”. “Çdo ditë, pranë çdo shkolle dhe në mjedise publike Policia e Shtetit është vigjilente duke ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe atyre psikotrope. Operacioni kombëtar “Tempulli” ka vijuar intensivisht të gjithë vendin duke bërë të mundur arrestimin/procedimin penal të 417 personave për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve të ndryshme narkotike të ndryshme…

Read More

Pas njoftimit për një rast zjarrvënieje në kodrat e fshatit Libofshë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier janë nisur menjëherë drejt zonës, së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i veprimeve, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi A. B., 62 vjeç, banues në fshatin Libofshë. 62-vjeçari ka ndezur zjarr në tokën e vet, për të djegur disa mbeturina bimore, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur 20 hektarë tokë e mbjellë me bimësi, 2 hektarë tokë e mbjellë me drurë dhe 500 pemë ulliri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë…

Read More

“Hezbollahu ka vendosur të marrë pjesë në luftime dhe për këtë do të paguajë një çmim shumë të lartë.” Kështu tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant. Ministri izraelit i Mbrojtjes ishte në një takim me trupat ushtarake në bazën e divizionit territorial 91, në kampin Biranit në kufirin me Libanin. “Unë supozoj se sfidat do të bëhen më të mëdha [se tani] dhe këtë duhet ta kemi parasysh, për të qenë gati si sustë për çdo situatë”, shton ai. Më shumë se 13 anëtarë të Hezbollahut janë vrarë në sulmet hakmarrëse izraelite në Libanin jugor në dy javët e…

Read More

Brenga për të bijën dhe konfliktet me bashkëshortin, çuan drejt vetëvrasjes 57-vjeçaren Merushe Gjuzi, e cila u hodh mesditën e djeshme nga furgoni në Peqin. Historia e trishtë e Merushe Gjuzit, një gruaje të fortë e ndau edhe media, kur së bashku me bashkëshortin e saj trokitën në emisionin ‘Pa Gjurmë’ ku kërkonin të bijën Eligerta Gjuzin, e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej vitit 2013. Kur Eligerta ishte vetëm 17 vjeçe u martua me Arbenin në vitin 2012 mbetet shtatzënë dhe sjell në jetë djalin e tyre të vetëm Orgiton. Gëzimi në familjen Kaseli ishte i madh,…

Read More

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Rrugëtim”, ku si rezultat kanë rënë në pranga 16 shtetas dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve nëpër banesë dhe farmaci u gjetën dhe u sekuestruan sasi e konsiderueshme medikamtesh mjekësore po pullë fiskale, që kapnin vlerën e 50 mijë eurove. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, tregtonin medikamentet të cilat ishin kontrabanduar nga Greqia, Italia dhe Kosova. Në dosjen i shqyrtuar nga prokurori, Bledar Valikaj, e publikuar nga ABC, shihen bisedat e kryera mes grupit lidhur me mënyrën se si vepronin për të kontrabanduar ilaçet dhe gjetjen…

Read More

Kjo është një përmbledhje e tetë CV-ve të garuesve për tre vende vakante në Prokurorinë e Pasaçme. Mes tyre të cilët aktualisht janë Prokuror në Prokuroritë e ndryshme të vendit, rezulton se ka ish-funksionarë në Shërbimin Informativ Shtetëror, Prokurorë të SPAK të Komanduar si dhe ish-noterë dhe avokatë. BLEDAR MAKSUTI – I lindur në Elbasan dhe i diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, dega Jurisprudencë në vitin 1999. – Aktualisht me detyrë Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë që nga viti 2012. – Gjatë periudhës 2010-2012 është komanduar në Prokurorinë e…

Read More

Policia ka vënë në pranga M. K., 21-vjeç, nga Elbasani pasi vodhi 300 000 lekë në banesën e një shtetaseje, në fshatin Shirgjan. Ai ishte arrestuar dhe dënuar edhe më parë, për vjedhje. Nga hetimet, 21-vjeçari rezultoi autor edhe i dëmtimit të disa objekteve në pronësi të teatrit “Skampa”, në muajin gusht të këtij viti. Në vijim, gjatë veprimeve hetimore rezultoi se 21-vjeçari, më 3 gusht 2023, ka dëmtuar 2 objekte (çadra) në pronësi të objektit kulturor, teatri “Skampa”. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi M. K.

Read More