Author: tirana

16 persona janë arrestuar dhe janë vënë në pranga për kontrabandë ilaçesh. Pas hetimeve disa mujore prokuroria ka lëshuar masa arresti ndaj tyre duke i vënë nën akuzë. Burime bëjnë me dije se në pranga kanë rënë farmacistë dhe disa furnizues. Ndërkohë që e gjithë skema është zbardhur në sajë të përgjimeve dhe blerjeve të stimuluara nga agjentët në terren.

Read More

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar. Ai kërkohej nga drejtësia italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës. “Si rezultat i operacionit, u lokalizua në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar F. M., 32 vjeç. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës”, sipas Kodit Penal të Italisë, ku parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim për këtë vepër”, tha policia. Operacioni…

Read More

   Këto dokumente janë nga Arkivi Kombëtar Britanik, që janë korrespondencë diplomatike e Foreign Office-it, flasin për qeverinë e parë të Palestinës të formuar në vitin 1948. Kryeministër, siç shihet edhe në këto dokumente, ka qenë Ahmet Hilmi Pasha (1884-1963), një shqiptar i lindur në Sidon apo Saida të Libanit. Pasi që ishte shqiptar, arabët e quanin Ahmed Al Arnauti. Hilmi Pasha ka qenë një lloj gjeniu në financa, por edhe në politikë dhe ushtri. Në Perandorinë Otomane ka shërbyer disa herë si ministër i financave dhe si ushtarak kishte gradën e gjeneralit. Pas rënies së Perandorisë Otomane, ai shërbeu…

Read More

Komisioni Europian nuk ka pranuar të bëjë komente mbi deklaratën e bërë nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Tiranë, por ka theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi në fillim të vitit që vjen. “Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024 dhe do t’i lejojë ata që të udhëtojnë brenda hapësirës së Bashkimit Europian për 90 ditë.”Kështu është përgjigjur zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Brendshme, Anitta Hiper, pasi është pyetur nëse Franca ka propozuar pezullimin e liberalizimit…

Read More

Alarmi i kuq mbetet ende në fuqi në një pjesë të madhe të Skocisë lindore teksa përmbytjet vijojnë të shkaktojnë dëme. Tre persona kanë humbur jetën ndërsa qindra shtëpi janë në ujë. Situata mbetet kritike edhe për Anglinë verilindore. Shërbimet e trenave kanë pezulluar punën deri në përmirësimin e situatës, ndërsa shkollat, parqet janë mbyllur. Agjencia Skoceze për Mbrojtjen e Mjedisit ka marrë mbi 200 alarme për përmbytje në verilindje të Skocisë. Agjencia e Mjedisit po monitoron rezervuarin Ladybower në Derbyshire, i cili është në pikën kritike pas reshjeve të mëdha. Dhjetëra njerëz janë strehuar në Angus dhe Aberdeenshire si…

Read More

Deputeti Saimir Korreshi nuk njihej teksa realizoi sfidën e radhës të kërcimit në Dacing With The Stars. Ligjvënësi demokrat u shfaq i transformuar si “mbretin e xhunglës”, në skenë, ndërsa në fytyrë iu ishte vizatuar luani. Ai kërceu i rrethuar nga katër balerina, teksa mbante në kokë edhe një kurorë. “Unë mezi shita leprin, kalova tek luani. Kështu që të bëj shenjën e luanit, po e ngatërroj me maçok ndaj më mirë po e lë”, u shpreh Korreshi pas performancës, duke shtuar “ka lavazh këtu jashtë”. Në total, ai u vlerësua nga juria me 20 pikë për performancën në sfidën…

Read More

Të gjithë ata që kanë punuar në ish-kooperativat bujqësore, por nuk e kanë të dokumentuar, nuk do të kenë më nevojë të përplasen dyerve të gjykatave me qëllim për të njohur vitet e punës. Jo të gjithë e dinë ekzistencën e një ligji të miratuar “Për njohjen si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës s punësimit në ish-kooperativat bujqësore”, i cili i merr të mirëqenia vitet që nuk figurojnë në regjistër apo edhe kur ky i fundit mungon (pas shkatërrimit në ’97-n), por me disa kushte. KUSHTET Jo kushdo mund të përdorë ligjin që pritet të…

Read More

Në një postim në Twitter, kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi se lidhja me partnerin e saj Andrea Giambruno ka mbaruar. “Lidhja ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati 10 vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra”, – shkroi kryeministrja mëngjesin e së premtes.“Rrugët tona kanë disa kohë që kanë ndryshuar dhe ka ardhur koha ta pranojmë”, shton ajo për lidhjen me gazetarin e Mediaset. Vajza e çiftit ka lindi më 16 shtator 2016.…

Read More

Kombëtarja shqiptare ka arritur rezultate historike në muajt e fundit duke marrë 5 fitore e 1 barazim dhe është vetëm 1 pikë larg kualifikimit në Europianin që do të zhvillohet në Gjermani këtë verë. Këto rezultate kanë bërë që kuqezinjtë të marrin edhe vlerësimet që u takojnë dhe në renditjen e rradhës së FIFA-s, pritet të fitojmë plot 3 pozicione duke u renditur në vendine e 59-të nga 62-ti ku jemi aktualisht. Renditja zyrtare e FIFA-s do të publikohet më datën 26 tetor, por medie të ndryshme europiane kanë zbuluar para kohe renditjen. Pozicionimi më i mirë në historinë tonë…

Read More

Gazetarja, Anila Hoxha, me anë të një postimi në “Facebook”, shkruan se i penduari i drejtësisë, Erjon Alibej i njohur si “Krymi” i ka paguar 50 mijë euro një zyrtari të Policisë së Shtetit. Sipas gazetares Hoxha, dhënia e shumës së majme është e filmuar fshehurazi, por nuk dihet nëse i është dorëzuar autoriteteve. *Postimi i gazetares:* Në rrëfimin e tij “i penduari“ Erjon Alibeaj ( grup kriminal në Elbasan) ka treguar se ka paguar me 50 mijë euro një zyrtar policie. Dhe këtë e ka të filmuar fshehtas, nëse është e vërtetë kjo deklaratë, kush të jetë vallë? Erion…

Read More

Pesë diplomatë të Perëndimit nisin më 21 Tetor vizitat në Kosovë dhe Serbi, me një qëllim kryesor, ringjalljen e dialogut mes dy vendeve. Kështu i ka arsyetuar Bashkimi Evropian vizitat e të dërguarit të tij për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, bashkë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Francesco Talo, në Prishtinë e Beograd. Sipas njoftimit të kryeministrisë, shefi i Qeverisë në Kosovë, Albin Kurti, do t’i presë diplomatët në orën 10:00. Autoritetet në Beograd kanë thënë se takimet në kryeqytetin serb do të nisin…

Read More