Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë ku ka folur gjatë për sukseset e fundit të Kombëtares shqiptare në kualifikueset e Euro 2024 dhe ka analizuar punën e bërë nga stafi teknik kuqezi me në krye Sylvinho-n. Presidenti Duka thekson se objektivi për të shkuar në finalet e Europianit ende nuk është arritur dhe se duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, për të përgatitur sa më mirë edhe dy finalet e fundit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Gjithashtu, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ka komentuar edhe protagonistët kuqezi, duke vlerësur talentet shqiptare për…
Author: tirana
Pas daljes vullnetare nga Big Brother, shqiptarja Heidi Baci i shkroi një letër ish-banorëve, ku shpjegonte arsyet që e shtynë të largohej. Por, Massimiliano Varrese vuri re diçka të çuditshme në dorëshkrimin e saj. Sipas tij, letra nuk është shkruar me dëshirën e saj, por ai thotë se ajo ka qenë e detyruar nga dikush. “Kam vëzhguar shkrimin e dorës dhe vura re një shkrim dore të lëkundur , i detyruar që shkonte majtas dhe jo përpara, kështu që është një person që tërhiqet, për mendimin tim e ka shkruar në një moment të emocionuar ose nuk ka mundur ta…
Ermal Mamaqi është bërë me mbesë. Këtë gëzim e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij në “Instagram”, të cilëve iu është drejtuar me një kërkesë. Aktori kërkon ide për emrin e të voglës. “Kjo është mbesa ime (kjo e vogla). Na duhet një ide për emrin. Forca. Kujdes, është goca e vllait, mbiemri Mamaqi”, shkruan Ermali. View this post on Instagram A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)
Tradicionalisht, kujdesi për lëkurën është tregtuar si një zgjidhje e përshtatshme për të gjithë, e ndarë në kategori të veçanta për burra dhe gra. Megjithatë, ndërsa industria e bukurisë evoluon, ka një njohje në rritje se lloji i lëkurës, shqetësimet dhe nevojat duhet të kenë përparësi mbi gjininë. A mund të përdorin vërtet burrat dhe gratë të njëjtat produkte për kujdesin e lëkurës? Ndërsa ka disa dallime biologjike në përbërjen dhe nevojat e lëkurës midis burrave dhe grave, parimet themelore të kujdesit të lëkurës vlejnë për të gjitha gjinitë. “Përbërësit për kujdesin e lëkurës, si acidi hialuronik, retinoli, antioksidantët dhe peptidet, ofrojnë përfitime për…
Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka bërë thirrje për krijimin e një shteti palestinez sipas kufijve të vitit 1967. Duke folur për luftën e vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, Mohammed bin Salman ka thënë se civilët e pafajshëm po paguajnë për përshkallëzimin e dhunës. “Duhet të krijohen kushte për kthimin e stabilitetit dhe arritjen e paqes së qëndrueshme që do të sigurojë zgjidhje të drejtë për krijimin e një shteti palestinez brenda kufijve të vitit 1967 për të arritur sigurinë dhe prosperitetin për të gjithë”, ka thënë Princi Salman. Një dokument i Hamasit i vitit 2017…
Fabricio Korona nuk u ndahet figurave të njohura që janë të fiksuar pas basteve apo pas kumarit. Paparaci i njohur, këtë herë ka bërë publike një video ku një informator i tij, tregonte foto të Masimiliano Alegrit, trajnerit aktual të Juventusit, teksa luante në kazino. Informatori i tregonte Koronës se Alegri kishte luajtur shuma të mëdha, teksa kishte fituar një të tillë prej 30 mijë eurosh. “Luante shumë, ishte në Montekarlo. Në një moment fitoi 30 mijë euro dhe i dha 3 mijë një personi në krah duke i thënë ‘mbaje, kjo është për faturën’. Fatura është skedina, ai i…
Kryetarja e këshilltarëve bashkiakë të PD-së në Tiranë, Enriketa Papa, i është përgjigjur Sali Berishës, që deklaroi se Lulzim Basha iu vë gjoba ndërtuesve të kullave, për të marrë hyrje në to. “Shpifjet e Sali Berishës nuk e fshehin dot të vërtetën, që ai dhe familja e tij janë ortakë të drejtëpërdrejtë të Edi Ramës në kullën e radhës në Tiranë. Partia Demokratike ka depozituar në SPAK dosjen për kullën me 65 kate, dhe po pret hetimin për kullën Rama-Berisha. Që të përshpejtoj hetimin Berisha le të shkojë dhe të tregojë me çfarë parash po ndërtohet. Ata që e çojnë…
Kryeqyteti po bëhet gati për ‘Maratonën e Tiranës’! Për t’i lënë vendin ‘pistës’ për vrapuesit, qarkullimi i automjeteve do të devijohet përgjatë dy ditëve në vijimin, ndërsa do të bëhet dhe heqja e automjeteve të parkuara përgjatë perimetrit të garës. Në funksion të sigurisë, Bashkia Tiranë ka vendosur sinjalistikë të përkohshme rrugore, ndalim qëndrimi dhe pushimi për mjetet, duke shfuqizuar dhe mbuluar të gjithë sinjalistikën e mëparshme. Bashkia e Tiranës dhe policia bashkiake kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve që këto dy ditë të përdorin sa më pak të jetë e mundur automjetet private dhe të mos tentojnë të hyjnë me automjet…
Hamza Aburaja, palestinez që jeton në Shqipëri thotë se ajo që po ndodh në Rripin e Gazës është një ngjarje mjaft e rëndë. Nga sheshi ‘Skëndërbej’ ku mori pjesë në tubimin e paqes nga ku u bënë thirrje që të ndalen sulmet ndaj Palestinës, Aburaja tha për gazetaren Ledina Jakimi se ata kanë që prej 1967 që janë të pushtuar nga Izraeli dhe kërkojnë tokat që u kanë premtuar në rezoluta. ‘Është një ngjarje e rëndë për çdo kënd. Gjithë njerëzit atje janë të afërm të mi. Ashtu edhe në Shqipëri janë vëllezërit e mi. Unë jam nga Hebroni, Bregu…
A e keni vënë re se si jeni ulur teksa lexoni këtë artikull? Dr Aishwarya Ahliwale, fizioterapiste, shpjegon se qëndrimi i keq mund të çojë në rritjen e tensionit të muskujve dhe uljen e rrjedhjes së gjakut në tru, duke ndikuar potencialisht në funksionin njohës. Dr KV Shivanand Reddy, neurokirurg, CARE Hospitals, shtoi se qëndrimi i keq mund të ndikojë në gjuhën e trupit, besimin dhe mënyrën se si të tjerët ju perceptojnë, gjë që mund të ndikojë indirekt në gjendjen tuaj mendore dhe shëndetin e trurit. Qëndrimi i mirë, nga ana tjetër, mund të përmirësojë rrjedhën e oksigjenit dhe të…
Një natë shtatori, gati 30 vjet më parë, Hadi u vra në një pritë. Thonë se Hassan Nasrallah u mbyll në një dhomë, pa thënë asnjë fjalë. Aty qëndroi deri në agim. Pastaj doli dhe vetëm tha: “Jam i lumtur që jam bërë baba i një dëshmori”. Disa ditë më vonë, izraelitët i dërguan fotot e djalit të vdekur dhe i propozuan një shkëmbim për trupat e disa ushtarëve: “Mbaje”, ishte përgjigja, “ne kemi shumë Hadi të tjerë gati për t’u bashkuar me luftën”. Nëse është e vërtetë që njerëzit më të rrezikshëm janë ata që kanë vetëm një ide në…
Nga Dashnor Kaloçi Memorie.al publikon disa dokumente arkivore, të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), ku ndodhet edhe arkivi personal i ish-udhëheqësit të Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, i cili në ditarin e tij politik, që i përket një periudhe të gjatë kohe, duke filluar nga maji i vitit 1967, e deri në dhjetorin e 1983-it, ai ka mbajtur shënime për ngjarjet e Lindjes së Mesme, si; konflikti i gjatë Izrael-Palestinë, luftërat e vazhdueshme ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe, luftën gjashtë ditore në vitin 1967, ku Izraeli mposhti Egjiptin dhe koalicionin e vendeve…