Author: tirana

Arouba Kabir, profesioniste e shëndetit emocional dhe mendor, ka renditur kufijtë që duhet të vendosen për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme me partnerin: Kufijtë fizikë: Vetëm për shkak se jeni të dashuruar nuk do të thotë që mund të qëndroni bashkë 24/7. Jepini njëri-tjetrit hapësirë ​​fizike, pasi është e rëndësishme që të gjithë të rriten. Respektoni hapësirën personale dhe pëlqimin e njëri-tjetrit.  Kufijtë emocionalë: Partnerët mund të vijnë nga edukime, përvoja dhe prejardhje të ndryshme. “Pra, mënyra se si ne tregojmë, shprehim ose ndjejmë emocionet mund të jetë ndryshe. Respektoni ndjenjat, privatësinë dhe hapësirën emocionale të njëri-tjetrit . Shmangni nënçmimin ose shpërfilljen e emocioneve të njëri-tjetrit”,…

Read More

Gazetarja e CNN, Sara Sidner, teksa raportonte nga Bregu Perëndimor mëngjesin e sotëm, u godit nga disa palestinezë. Ata vazhduan duke i thënë asaj: ‘Nuk je e mirëpritur këtu’ . Sidner është ndër gazetarët e rrjetit që kanë qenë në rajon që kur Hamasi filloi luftën më 7 tetor. Të premten, ajo po raportonte nga një rrugë në Bregun Perëndimor, një nga dy territoret palestineze, kur iu afrua një burrë i tërbuar edhe kërkonte largimin e saj, raporton Protothema. “Ju jeni një përkrahëse e gjenocidit. Nuk jeni të mirëpritur këtu!’, i tha gazetares njëri prej tyre duke iu afruar fytyrës…

Read More

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka thyer heshtjen duke folur për Gërdecin “Ka nisur një process i paligjshëm dhe tenton të krijojë një lloji procesi publik. Seanca e parë shërbeu për krijimin e një momenti emotiv dhe asgjë tjetër. Siç e thatë dhe ju akuza ime ishte shpërdorimi i detyrës. Prokuroria ka rënë dakord që Mediu nuk ka lidhje me shpërthimin e Gërdecit. Nga dëshmitarët ishte e qartë se as kam qenë në Gërdec dhe as kam pas lidhje me familjarët dhe as me mënyrën si është bërë procesi nga kompania private”, tha ai në Top News. Mediu shtoi më…

Read More

Presidenti Joe Biden po i kërkon Kongresit të miratojë rreth 85 miliardë fonde të reja për Ukrainën, Izraelin dhe për nevoja humanitare për këto dy vende dhe Gazën. Kërkesa parashikon 61.4 miliardë ndihmë për Ukrainën, 14.3 miliardë për Izraelin dhe 9.15 miliardë ndihma humanitare. Shifrat për kërkesën për ndihmën nga Shtëpia e Bardhë, u bënë të ditura të premten, një ditë pasi Presidenti Biden mbajti një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, ku ai argumentoi se është e nevojshme që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe Izraelin. Nuk është e sigurt se kur mund të votohet për kërkesën…

Read More

Në tremujorin e tretë të vitit bankat kanë lehtësuar standardet e kreditimit për individët, madje duke mos rritur intersesat e diktuara nga norma bazë prej 3%. Në vrojtimin për aktivitetin kreditues, Banka e Shqipërisë konkludon se standardet e kreditimit për individët u lehtësuan në tremujorin e tretë të vitit. Lehtësimi u vërejt në të dyja kategoritë e qëllimit të përdorimit të kredisë, si për blerjen e banesave, ashtu edhe në ato konsumatore. Politikat lehtësuese të kreditimit për individët u shprehën po ashtu në kushte e terma kreditimi të lehtësuara, të mbështetura nga marzhet më të ulëta të aplikuara prej bankave,…

Read More

Gazetarja serbe, Maria Cankoviq ka ndarë përshtypjet që i ka lënë udhëtimi në Kosovë. Teksa tregon për mikpritjen që shqiptarët e Kosovës i kanë bërë gjatë vizitës, ajo vendosi të cekë edhe një temë delikate, atë të zhvillimeve në veri të Kosovë. “Ishim në patriakanën e Pejës, pastaj në Decan, Prizren, Rahovec. Gjumin e kemi bërë në Hoqë të Madhe. Nuk kemi pas asnjë problem aty. Ja po jua them që kjo nuk qëndron. Do t’ju tregoj që kur shkuam me një grup serbësh, në Pejë na është prishur autobusi qytetari nga Kosova na ndihmoi në organizim duke e angazhuar…

Read More

Ish-mbrojtësi i djathtë i kuqezinjve, tani trajner te Dukagjini i Klinës, Armand Dallku, në një intervistë për “Telegrafin”, ka folur për ecurinë fantastike të Shqipërisë, gjërat që bëjnë diferencën dhe shumë gjëra të tjera. “Të them të drejtën nuk i kemi pritur rezultatet e Shqipërisë deri në këtë masë, por kjo na bën krenarë të gjithëve. Duke pasur parasysh që është krijuar një grup shumë homogjen, me një trajner të ri dhe energjik. Shpresojmë të ketë vazhdimësi në këto dy lojë dhe ta sigurojmë sa më parë kualifikimin për në Gjermani”, ka thënë fillimisht Dallku. Sipas Armend Dallkut, ekipi aktual…

Read More

Ishte shpallur në kërkim në kuadër të fazës së 13 të megaoperacionit “Alpe të pastra”, pasi kishte kultivuar 280 bimë kanabisi dhe kishte prodhuar 29 kilogramë të kësaj lënde, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 27-vjeçarit, banues në fshatin Arst, Fushë Arrëz, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Më datë 18.08.2023, shërbimet e Policisë së Shkodrës, në kuadër të fazës së 13 të megaoperacionit policor “Alpe të pastra”, gjetën të kultivuara në…

Read More

Disa qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë në qendër të Tiranës pasditen e kësaj të premteje. Me pankarta në duar, ata kanë shprehur mbështetje për popullin palestinez në Gaza, i cili po përballet me bombardimet e Izraelit. Disa nga pankartat thonë: Ndaloni bombardimet në Gaza; Palestinë e Lirë; Të aplikohet zgjidhja me dy shtete; Ndaloni vrasjen e fëmijëve: Ndaloni Gjenocidin në Gaza.

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Nga një anketim rreth sigurisë kombëtare në Ballkanin Perëndimor (të financuar nga fondacioni kongresional amerikan NED), që u zhvillua vjet nga anketues të shpërndarë në të gjithë territorin e Shqipërisë (me kuota përpjestimore demografike e gjeografike), më rezultoi se 61% e të anketuarve vetëdeklaruan që i përkasin besimit mysliman sunit. Me një ekstrapolim të përafërt, kjo përqindje përkthehet në rreth 1.25 milionë banorë të rritur të Shqipërisë. Po sa nga këta që vetëdeklarohen si myslimanë sunitë shkojnë rregullisht në xhami? Pyetjes “SA SHPESH MERRNI PJESË NË CEREMONITË/SHËRBESAT FETARE?” të vetdeklaruarit si myslimanë sunitë iu përgjigjën: 1.55% “Më…

Read More

Shitja e informacionit tek dy persona nën hetim nga autoritetet gjermane i kushtoi jo vetem karrierën në polici, Ish zëvendës drejtorit të Operacionit Forca e Ligjit, që si mision kishte zbulimin e pasurive të krimit. Përballja me drejtësinë e Artan Shkëmbit filloi në vitin 2020, kur ish drejtori i përgjthshëm i asaj kohe Ardi Veliu e pezulloi nga detyra, pas një informacioni të mbërritur nga autoritetet gjermane. Në këtë infomracion sekret të huajt lajmëruar kupolën blu se një person i vënë në hetim nga Gjermania është njoftuar nga një zyrtar i lartë i policisë shqiptarë. Sipas ekspertizës të kryer ka…

Read More

Policia ka arrestuar një inspektor të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Në pranga përfundoi 32-vjeçari, me iniciale M.A., përgjegjës për territorin e Sarandës. Ai akuzohet se ka favorizuar dhe lejuar persona të ndryshëm për të kryer ndërtime pa leje, kryesisht në zonën e Ksamilit. Njoftimi i policisë Sarandë/Vijon operacioni policor i koduar “Mjegulla”. Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për një tjetër punonjës të IKMT Vlorë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të…

Read More