Author: tirana

Amir Weitmann, shef i klubit të liberalëve në partinë izraelite Likud, i ka dërguar një paralajmërim presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Ai është shfaqur në televizionin që financohet direkt nga Kremlini, Russia Today, duke folur për luftërat mes Izraelit dhe Hamasit, si dhe për luftën e Rusisë me Ukrainën. Duke folur për bombardimin e spitalit Al-Ahli në qytetin e Gazës, Weitmann ka kritikuar Rusinë duke thënë se “do ta përfundojmë këtë luftë, do të fitojmë sepse jemi më të fortë”. “Pas kësaj Rusia do ta paguaj çmimin, më besoni që Rusia do ta paguaj çmimin. Rusia mbështet armiqtë e Izraelit.…

Read More

Të paktën 18 persona janë arrestuar në Francë, pas një vale të kërcënimeve me bomba, të cilat kanë nxitur evakuime. Pallati i Versajës, Luvri, si dhe shkolla, aeroporte dhe spitale, janë shënjestruar. Ata që kanë qenë mbrapa këtyre akteve kanë qenë kryesisht të miturit, kanë thënë autoritetet. Kërcënimet vijnë në kohën e rritjes së tensioneve në Francë, pasi një mësues është therur me thikë për vdekje nga një xhihadist i dyshuar javën e kaluar, në një shkollë në qytetin Arras. Kërcënimet me bomba kanë rezultuar me evakuim të Pallatit të Versajës katër herë gjatë javës, derisa Muzeu i Luvrit në…

Read More

Deputetja demokrate Ina Zhupa reagoi pas procesit për zgjedhjen e kreut të Akademisë së Shkencave, ku sot u rikonfirmua Skënder Gjinushi. Sipas Zhupës, nuk pati zgjedhje, por vetëm votime komuniste, ndërsa ironizon duke thënë se këtë rezultat do ta kishte zili edhe Enver Hoxha. “Ligji me porosi çoi në farsën dhe uzurpimin e sotëm të karriges së kryetarit nga Gjinushi, me votimet në Akademinë e Shkencave. Skënder Gjinushi veshi kostumin me porosi që i qepi paligjshmëria e deputetëve socialist. Një tragjikomedi në Akademinë e Shkencave, ku zgjedhje nuk pati po vec votime komuniste, dhe ku kalbëzimi shtoi rrënjë për të bllokuar…

Read More

Gjykata Ndërkombëtare Penale njoftoi sot se sulmi kibernetik që ndodhi në shtator kishte për qëllim spiunazhin. Në deklaratën e saj, ICC me bazë në Hagë tha se ende nuk është në gjendje të përcaktojë se kush qëndron pas sulmit. “Dëshmitë e disponueshme deri më tani tregojnë për një sulm të synuar dhe të sofistikuar që synon spiunazhin. Rrjedhimisht, sulmi mund të interpretohet si një përpjekje serioze për të minuar mandatin e Gjykatës”, thuhet në deklaratë. Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila mban të dhëna të rëndësishme për krimet e luftës, nuk ka bërë të ditur nëse ndonjë provë është vjedhur. “Nëse…

Read More

Për shkak të motit të keq në detin Adriatik, lundrimet e parashikuara nga Durrësi drejt Barit për ditën e sotme janë anuluar. Njoftimi u bë publik nga Autoriteti Portual i Durrësit, i cili bën me dije se kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar se mbrëmjen e sotme do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësit drejt Barit(Itali) dhe anasjelltas. Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës: Njoftim mbi anulimin e përkohëshëm të lundrimeve 20 tetor 2023 Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar se mbrëmjen e sotme do të pezullohen lundrimet e…

Read More

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka thënë se Gjermania duhet të nisë dëbimin “në shkallë të madhe” të migrantëve, që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në këtë shtet. Ai është duke e komentuar këtë temë secilën herë e më shumë, prej kur koalicioni i tij qeveritar ka performuar dobët në zgjedhjet e dy landeve, më herët gjatë vitit. Scholz i ka bërë këto komente në një intervistë për Der Spiegel, pas thirrjeve të opozitës që kancelari i qendrës së majtë ta formojë një koalicion qeveritar me konservatorët për t’u marrë me çështje të migrimit. Scholz ka dhënë shenja për një…

Read More

Lajm i keq për Alejandro Gomez vetëm tre javë pas mbërritjes së tij te Monza në Serie A. Sipas asaj që zbulon “Relevo”, lojtari argjentinas ka marrë njoftimin për një skualifikim dy vjeçar nga autoritetet spanjolle të antidopingut. Mesfushori sulmues i klubit të Monzës kishte rezultuar pozitiv në një test antidoping në nëntor 2022, pak para Kupës së Botës në Katar, gjatë një seance stërvitore me Sevillan. Siç ka shpjeguar ish-futbollisti i Atalantas, disa ditë para testimit ai kishte pasur probleme shëndetësore që do ta shtynin të merrte shurupin e fëmijëve të tij pa konsultim paraprak mjekësor. Një pakujdesi që…

Read More

Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare e Guardia di Finanza të Breshias dhe Shërbimi Qendror i Hetimit për Krimin e Organizuar (S.C.I.C.O.) kryen sekuestrimin parandalues ​​të 5 pronave dhe 5 kompanive/firmave individuale në Shqipëri. Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare e Guardia di Finanza të Brescias dhe Shërbimi Qendror i Hetimit për Krimin e Organizuar (S.C.I.C.O.), së bashku me autoritetet shqiptare, kryen sekuestrimin parandalues ​​të 5 pronave, 5 kompanive/firmave individuale dhe aksioneve në korporata shqiptare. Interesat e një kompanie që operon në sektorin e karburanteve, 3 automjete dhe një mjet peshkimi, të gjitha me vlerë mbi 3 milionë euro kundër individëve të dyshuar se…

Read More

Po përflitet lart e poshtë për një ndarje të mundshme mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës, pasi ky i fundit u bë “fantazmë” në filmin ku Sara mori pjesë. Ledri nuk publikoi asnjë postim mbështetjeje, nuk i shkoi në dy premierat në Tiranë dhe Prishtinë dhe Sara s’pranoi të tregonte se ç’i kishte thënë ai për puthjen në film. Mirëpo, dje ju treguam nga burime ekskluzive se nuk është ashtu siç duket, pasi e gjitha është një shoë mediatik nga ana e çiftit. Kliko për ta lexuar Ata janë për bukuri bashkë, madje Sara i është përgjigjur vetë pyetjeve për…

Read More

I ngarkuari me punë i Iranit në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë se Irani ka dy prioritete kryesore: një armëpushim në konfliktin në Gaza dhe për ndihma humanitare për të arritur civilët. Në një konferencë për mediat në Londër, Seyed Mehdi Hosseini Matin tha se zhvillimet e dy javëve të fundit e kanë rikthyer çështjen e Palestinës në axhendën e botës pas përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe disa vendeve arabe. “Ne nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë,” tha ai duke shtuar se Irani do të ndërmarrë veprime, në varësi të mënyrës se si do…

Read More

Marrëdhënia e Princeshës Diana me Dodi Fayed është një nga historitë, me të cilat “Netflix” ka ngacmuar fansat me postimin e një serie imazhesh pak para nisjes së sezonit të gjashtë të serialit “The Crown”. Seriali i ardhshëm do të dramatizojë ngjarjet e fundit të viteve 1990, duke përfshirë ditët e fundit të jetës së Princeshës Diana. Aktorja australiane, Elizabeth Debicki, tha se ishte një “sfidë unike” për të portretizuar rolin e Dianës javët e saj të fundit. Në imazhet e sezonit të gjashtë, Diana (Debicki) shihet në një makinë me Dodin (Khalid Abdalla). Të dy vdiqën më 31 gusht…

Read More

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, 19 tetor, në Pazarin e Korçës. Aleksandra Malka u plagos nga një 36-vjeçar, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sakaq, i plagosur mbeti edhe një person tjetër, i cili ndërhyri për të neutralizuar situatën. Autori i ngjarjes është identifikuar si Jonis Mazllëmi. Ky i fundit në dëshminë e tij pretendon se shitësja e dyqanit, Alaksandra Malka, i hidhte ilaç në ushqime me qëllim për ta sëmurur. Ndaj dhe ai është ngritur në 03:00 të natës dhe ka marrë hanxharin e mishit, duke pritur mëngjesin për të bërë sulmin.…

Read More