Një sulm ajror izraelit ka vrarë dhe plagosur një “numër të madh” njerëzish të zhvendosur dhe të strehuar në një kompleks kishe në Gaza, sipas ministrisë së brendshme të enklavës palestineze të rrethuar. Sulmi la një “numër të madh martirësh dhe të plagosur” në kompleksin e kishës ortodokse greke të Shën Porfirit në qytetin e Gazës, tha ministria të enjten mbrëma. Zyra për media e qeverisë së Gazës, e drejtuar nga Hamasi, raportoi të premten se 18 palestinezë të krishterë ishin në mesin e të vdekurve. Dëshmitarët i thanë agjencisë së lajmeve AFP se sulmi ajror duket se kishte për…
Author: tirana
Socialistët kanë vendosur të mbledhin Kongresin e Jashtëzakonshëm më 4 Nëntor. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se punimet do të nisin të shtunën e 4 nëntorit, në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve. Kongresi do të jetë i fokusuar te partia dhe riformatimi që kryesocialisti Rama ka paralajmëruar. Asambleja e 4 Shtatorit solli ndryshime të sekretariateve të partisë, që votën finale do ta marrin nga anëtarët e Kongresit. Këtë të mërkurë, kryeministri Rama zgjodhi t’i bashkohej mbledhjes së grupit parlamentar, ku përveç porosive për Kongresin, kërkoi më shumë angazhim nga deputetët në seancë plenare, sidomos përgjatë muajve të ardhshëm,…
Pa kundërshtarë dhe pa një garë, Skënder Gjinushi është rizgjidhur në krye të Akademisë së Shkencave, me 51 vota pro dhe 2 kundër. Votimi u mbajt paraditen e sotme në Akademinë e Shkencave. Ndërsa akademiku Vasil Tole i cili rikandidoi për postin e zv.kryetarit, u zgjodh me 50 vota pro dhe 3 kundër. Vetë Gjinushi thotë se nuk ka informacion pse nuk ka kandidatë për Akademinë e Shkencave. ”Secili ka kandidat ka në dorë veten e vet. Gjithkush nga Akademikët kanë qenë i ftuar dhe jo vetëm se ligji ta jep të drejtën. Në një shoqëri demokratike, lejohet kandidimin e…
Një ditë pasi deputetët e grupimit të tij dhe të Gazment Bardhit bllokuan punën e Parlamentit, Berisha tha se kjo është vetëm hapi i parë pas asaj që qeveria i ka mohuar opozitës të gjitha mundësitë. Në konferencën e përjavshme për shtyp, Berisha shprehet se 31 nisma ligjore mbahen në sirtarët e Parlamentit. Sali Berisha ka zbuluar detaje nga diskutimet brenda opozitës për veprimtarinë e tyre pas tensioneve në parlament. Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Berisha u shpreh se greva e urisë është një prej opsioneve të diskutuara nga deputetët dhe është një mundësi për veprimtarinë e tyre opozitare.…
Sfidat aktuale të tregut mediatik kanë qenë në fokus të mbledhjes së 58-të të Platformës Europiane të Autoriteteve Rregullatore, EPRA, mbajtur në Bukuresht. Me pjesëmarrjen e 56 autoriteteve rregullatore, anëtarë nga 47 vende të Europës, në këtë takim kanë qenë të pranishëm dhe prezantuan gjetjet e tyre edhe përfaqësues të Komisionit Europian, Këshillit të Europës, Observatorit Europian Audiovizual dhe ERGA-s, si vëzhgues të përhershëm të EPRA-s. Si Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore, Armela Krasniqi është ftuar të prezantojë në këtë takim të rrjetit më të madh dhe më të vjetër të autoriteteve europiane të medias audiovizive, perspektivën aktuale…
Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në zonën e Kombinatit në kryeqytet, kur një 25-vjeçare plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj pas një konflikti mes të dyve. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Me Zemër të Hapur”, ajo rrëfeu gjithçka lidhur me ngjarjen e rëndë. Ajo tregoi se bashkëjetuesi i saj kishte qenë me temperaturë natën e kaluar dhe në mëngjes kishte kërkuar të ikte në punë, por ajo e kishte këshilluar të mos shkonte. E reja zbuloi se në këtë moment ai u inatos dhe e gjuajti atë me shuplakë, ndërsa rrëfeu se ajo është dhunuar edhe…
Skënder Gjinushi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave me 51 vota pro.
Sali Berisha ka përshëndetur rezolutën e miratuar në Parlamentin Europian, ku kërkohet hetim dhe nxjerr të përgjegjësive për ngjarjet në veri të Kosovës. Për të duhet të kërkohet edhe që kryeministri Edi Rama të mos ndërhyjë më në punët e brendshme të Kosovës, pasi sipas tij, vetëm sa e vështirëson marrëveshjen me Serbinë. ”Në mbështetje të kësaj rezolute do të bëjmë çdo përpjekje që Ramës ti vihet kufiri te thana, të ndalohen ndërhyrjet e tij në punët e brendshme të Kosovës. Këto ndërhyrje, jo vetëm që nuk e ndihmojnë marrëveshjen, por e vështirësojnë atë në shkallë maksimale. Ka nevojë ndërkombëtare…
Armir Hasaj, 18-vjeç, u arrestua sot për plagosjen e shokut të tij në Kamëz më 18 tetor. I riu u ka thënë hetuesve se sherri me 16-vjeçarin, me të cilin ka kohë që njihej dhe ishin rritur në një lagje, ka nisur për shkak se i mituri i ka ngacmuar të dashurën. Fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pasi kishin lënë që të takoheshin për t’u sqaruar. Debati mes tyre ka degraduar dhe në gjaknxehtësi e sipër ka hapur bagazhin e makinës, ku mbante një armë kallashnikov dhe ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të të miturit. Për hetuesit mbetet…
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule thotë se Fredi Beleri po mbahet peng dhe se kjo nuk është një çështje që i përket drejtësisë shqiptare. Dule nënvizon edhe se fakti që Beleri nuk po lejohet që të betohet, është tregues se e gjitha është një hakmarrje politike. “Nuk kemi pasur rast flagrante. Beleri ishte me avokatin e tij dhe më një të afërmin e vet, kujt i blinte dhe kush i shiste votën, nuk ekziston, në shumë hallka të tjera kemi paligjshmëri, duhet prezumimi i pafajësisë, ai është i padënuar dhe për rrjedhojë prezumohet i pafajshëm dhe çdo kryetar i zgjedhur…
Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime në kuadrin e procedimit penal nr. 187, viti 2022, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës ”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal si…
Dosja e Laert Haxhiut dhe bandës së tij, që akuzohen për një seri krimesh, do të merret në shqyrtim nga SPAK-u. Rruga për kthimin e tij nga Athina në Shqiëri dhe përballja me drejtësinë shqiptare, duket se do të jetë e gjatë. Duke iu referuar ligjit, kur një person është duke u hetuar në një shtet tjetër për krime, do të duhet të së pari të mbyllë hesapet me drejtësinë greke. Aktualisht drejtësia greke ka nisur hetimet për dy vrasje që rëndojnë ndaj Haxhiut dhe nëse provohet që ai ka gisht, rrezikon burg të përjetshëm.