Author: tirana

Shoqja e viktimës Merushe Gjuzi me të cilën udhëtonin këtë mëngjes nga Peqini drejt Elbasanit, tha se 55-vjeçarja kishte debatuar me bashkëshortin e saj. Ishte sherri me të që e detyroi të kryente këtë veprim ekstrem të hedhjes nga furgoni, sipas dëshmitares. “Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit, por këtë mëngjes deshi të ulej pas dhe u ul vetëm”, ka thënë shoqja e viktimës. Po ashtu mësohet se shoferi i furgonit është shoqëruar në Komisariat. “Rreth orës 09:00, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, shtetasja M. Gj., rreth 50 vjeçe, ndërkohë që udhëtonte në automjetin…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku vijon takimet me përfaqësues të autoriteteve lizgjzbatuese ndërkombëtare dhe drejtues të policisë të shteteve të ndryshme, me qëllim krijimin e urave të reja të bashkëpunimit, për shkëmbimin e informacioneve që i shërbejnë goditjes së veprimtarive kriminale, në veçanti trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, si dhe kapjes së shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Takimin e radhës, Drejtori i Përgjithshëm e zhvilloi me kryesuesin e delegacionit të Policisë Kombëtare të Kolumbisë, Gjeneral Brigade Jorge Antonio Urquijo Sandoval. Qëllimi i takimit ishte vendosja e kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj kolumbiane, me qëllim…

Read More

Në një hotel në Astir ushtrohej prostitucion, dhe në prangat e Policisë sl Tiranës ra një 40-vjeçare dhe një ish-punonjës. Sipas policisë, janë arrestuar 40-vjeçarja M. B., për veprën penale “Prostitucioni” dhe 47-vjeçari me inicialet T.S, ish-punonjës në hotelin ku dyshohet se ushtrohej prostitucion, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) hapi aplikimet për 309 elektriçistë të rinj në të 12 rajonet e vendit. Një ditë pas hapjes së thirrjes nga OSHEE, kryeministri Edi Rama i drejtoi një ftesë të rinjve të bëhen pjesë e shërbimit publik “Ftesë për të rinjtë elektriçistë, që të bëhen pjesë e shërbimit publik me punë të denjë”, u shpreh Rama në rrjetet sociale. Ky është një program që do të vijojë edhe në të ardhmen, që ka të bëjë jo vetëm me punësimin, por edhe formimin e të rinjve që duan të kontribuojnë në fushën e energjisë elektrike.…

Read More

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të premte. Një grua dyshohet se është hedhur nga një furgon pasagjerësh që po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 në vendin e quajtur Papër. Viktima është identifikuar si Merushe Gjuzi, 55-vjeçare nga Rrogozhina. Ndërkaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po dokumenton prova dhe dëshmi për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të pazakontë.

Read More

MetroFest Edicioni 7 çelet me një shfaqje të jashtëzakonshme me tekst nga Jeton Neziraj, nën regjinë e Kushtrim Koliqit, duke interpretuar aktorët Ilire Vinca, Bujar Ahmeti dhe Kosovare Krasniqi. “Teatri Metropol ju pret këtë fundjavë, me shfaqjen “Babai dhe Babai”. Një dramë plot emocione nga Jeton Neziraj me regji të Kushtrim Koliqit”, shkruan kryebashkiaku Veliaj. Ky projekt teatror trajton me shumë ndjeshmëri çështjen e personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. Nëpërmjet historisë së Dinit, Sarës dhe Lolës, shfaqja na çon brenda jetës dhe sfidave të një familjeje të dukshme normale. Por pas kësaj dukshmërie, zbulohet një palumturi…

Read More

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, u tha trupave të mbledhura në kufirin me Gazën se ata së shpejti do ta shihnin “nga brenda” enklavën palestineze, duke sugjeruar se një pushtim i pritshëm tokësor me qëllim eliminimin e Hamasit mund të ndodh së shpejti. Izraeli ndërmori sulme ajrore ndaj Gazës të enjten, ndërsa vazhdon aksionin për asgjesimin e Hamasit pas sulmit mizor të militantëve të armatosur që vranë 1400 izraelitë. Kryeministri britanik Rishi Sunak ndoqi shembullin e Presidentit Joe Biden me një vizitë në Izrael për të demonstruar mbështetjen perëndimore për luftën kundër militantëve të Hamasit. Zoti Sunak u takua…

Read More

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni thotë se është ndarë nga burrii saj Andrea Giumbruno. Meloni ka kaluar gati një dekadë me partnerin e saj, ndërsa kanë një vajzë 7-vjeçare së bashku. Meloni e ka bërë publik lajmin në llogarinë e saj në platformën “X”, ku ka publikuar një fotografi me të dhe vajzën e tyre 7-vjeçare. “Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Shtigjet tona…

Read More

Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencë për dosjen e grupit të Laert Haxhiut. Me argumentin se banda e Laert Haxhiut, bashkë me të në krye, janë grup i strukturuar kriminal, Prokuroria e Elbasanit ia kalon dosjen SPAK-ut. Laert Haxhiu u fundos pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani, i cili rrëfeu përfshirjen e të dyve, por edhe një grupi të madh personash në 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 4 vrasje në Shqipëri dhe 2 të tjera në Greqi. Artan Tafani dha detaje të vrasjeve që kishin mbetur të pazbardhura nga autoritetet, por ajo që tronditi më shumë ishte planifikimi…

Read More

Ish-miss Kosova, Zana Berisha, po hetohet nga Prokuroria për shantazh ndaj një biznesmeni nga Prizreni. Ajo dyshohet se e detyroi biznesmenin të paguajë rreth 200 mijë euro, një pjesë e tyre para të gatshme dhe një veturë luksoze. Kallxho.com ka siguruar dosjen e Prokurorisë ku thuhet se prej muajit gusht të vitit 2021 e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2023, në intervale të ndryshme kohore, në Prizren dhe Prishtinë, e pandehura Zana Berisha me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër e kanos të dëmtuarin I.J., se do t’i dërgojë fotot dhe videot…

Read More

Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e djeshme, ku në një kanal u gjet i pahjetë 70-vjeçari Musa Bajraktari dhe për këtë krim në pranga është vënë fqinji i tij, pasi e ka vrarë me sëpatë. Njoftimi i policisë Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Boks, ku në një kanal u gjet trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç. Vihet në pranga fqinji i 70-vjeçarit, i cili nga hetimet e thelluara rezultoi se vrau këtë shtetas, me mjet prerës, pas një konflikti për motive të dobëta. Sekuestrohet mjeti prerës (sakicë),…

Read More

”MTV Europe Awards 2023”, që u planifikua të mbahej në Paris, është anuluar. Shkak është lufta në Izrael dhe Gaza. Në deklaratë thuhet se ky nuk është një moment për një festë globale. Çmimet vjetore MTV Europe Music mbahen në një qytet të ndryshëm çdo vit. “Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore, ne kemi vendosur të anulojmë MTV EMA 2023 për shkak të kujdesit të bollshëm për mijëra punonjës, anëtarë të ekipit, artistë, fansa dhe partnerë që udhëtojnë nga të gjithë cepat e botës”, tha një zëdhënës në një deklaratë. “MTV EMA është një festë vjetore e muzikës globale.…

Read More