Author: tirana

Fëmijët e Rripit të Gazës e dinë shumë mirë se çfarë është vuajtja. Që nga lindja, ata kanë jetuar nën një bllokadë të pjesshme izraelite, në varfëri dhe dhunë. Dhe tani, me përshkallëzimin e konfliktit, vuajtjet e tyre ka të ngjarë vetëm të përkeqësohen. Dr. Iman Farajallah, një psikolog në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Dr Mamoun Mobayed, një psikiatër në Katar, kanë përvojë të gjerë rreth traumave të fëmijërisë. Al Jazeera i pyeti ata për luftën e Izrael-Hamas dhe efektet që shkakton në shëndetin mendor të fëmijëve që jetojnë në Rripin e Gazës. Si ndikon jeta në Rripin e…

Read More

Aplikimet për t’u berë pjesë e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) janë hapur. Lajmin e bëri të ditur zv.kryeministrja Belinda Balluku. “Janë hapur aplikimet për të gjithë të rinjtë që duan të bëhen pjesë e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Kemi hapur 309 vende të reja pune për elektricistë deri në moshën 25 vjeç, do të kontribuojnë në 12 rajone të vendit. Të rinjtë që duan të bëhen pjesë e OSHEE-së kanë afat 30 ditë për të bërë aplikimin e tyre.”, tha ajo. Balluku përmendi dhe shifrat lidhur me humbjet e energjisë. “Në vitin 2013, OSHEE kishte…

Read More

Ministri izraelit i Mbrojtjes i ka bërë thirrje ushtarëve izraelitë të bëhen gati për të hyrë në Gaza, ndonëse nuk ka thënë se kur do të nisë ofensiva. Në një takim me trupat izraelite që janë pozicionuar në kufi me Gazën, Yoav Gallant u tha atyre të organizohen dhe të jenë gati në pritje të urdhrit për të hyrë brenda Gazës. “Po e shihni Gazën nga larg, së shpejti do e shihni nga brenda, ua premtoj. Një urdhër do të vijë shumë shpejt”, u tha ai ushtarëve. Rreth 350 mijë trupa izraelite janë grumbulluar në kufi me Gazën, të pajisur…

Read More

Ndërsa palestinezët e dëshpëruar që largohen nga Rripi i Gazës, përpiqen të gjejnë strehim, janë ngritur pikëpyetje se pse Egjipti dhe Jordania fqinje nuk po i pranojnë ata. Të dy vendet, në kufi me Gazën dhe Bregun e pushtuar Perëndimor, kanë dhënë një përgjigje refuzuese të vendosur. Jordania ka një popullsi të madhe palestineze. Në komentet e bëra të mërkurën, ndër më të ashprat deri tani, Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi tha se lufta që po kryente altualisht Izraeli, nuk kishte për qëllim vetëm të luftonte Hamasin, që sundon në Rripin e Gazës, “por ishte gjithashtu një përpjekje për të…

Read More

Forumi Mysliman i Shqipërisë do të organizojë të premten një tubim në mbështetje të popullit të Palestinës. Siç bëjnë të ditur organizatorët, në tubim do të bëhen thirrje për ndalimin e luftës si dhe do të dënohen “krimet dhe masakrat të bëra ndaj popullsisë civile.” Protesta do të mbahet në orën 16:30, në sheshin “Skënderbej.”

Read More

Një 38-vjeçar shqiptar i identifikuar si Saimir Gjoka ka humbur jetën ditën e djeshme në orët e vona të mbrëmjes në Modena të Italisë pas përplasjes fatale të dy makinave. Pas mbërritjes në vendngjarje, policia rrugore gjeti në makinën e shqiptarit një çantë plot me para dhe mallra të dyshimta. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidente dhe po punojnë për kapjen e një pasagjeri, i cili ishte në makinë me Gjokën dhe që dyshohet se u arratis në fushat pranë vendit ku ndodhi përplasja.

Read More

Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës janë ndaluar të lundrojnë në datat 19, 20, 21 dhe 22 tetor prej orës 12:00 për shkak të motit të keq. Sipas njoftimit, mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda Gjirit të Vlorës duhet të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin…

Read More

Moderatorja Erjola Doçi tregoi se puna e saj e parë ka qenë si recepsioniste në një kompani private, e paga e parë që ka marrë ka qenë 450 euro. Sa i përket jetës sentimentale, moderatorja tha se është ndarë nga një lidhje dashurie me një personazh publik. “Nuk jam e lidhur. Jam e lumtur dhe e ndarë sepse nuk mund ti bësh të dyja. Është shumë e vështirë, sepse unë e dua shumë punën, por edhe personin që do të kisha në krah. Është e vështirë të ndahesh më dysh. Nëse do të isha në një zonë komforti me karrierën…

Read More

Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi ​​një paralajmërim të rrallë, mbarë botëror të enjten për të këshilluar të gjithë qytetarët amerikanë jashtë vendit “të ushtrojnë kujdes të shtuar”, duke përmendur “tensionet e rritura në vende të ndryshme në mbarë botën, potencialin për sulme terroriste, demonstrata ose veprime të dhunshme kundër qytetarëve amerikanë dhe interesat e tyre”. Alarmi vjen pasi protestat kanë shpërthyer në të gjithë Lindjen e Mesme në përgjigje të luftës Izrael-Hamas, me shumë demonstrues që synojnë komplekset diplomatike amerikane. Departamenti i Shtetit ka ngritur në nivelin më të lartë këshillimin e udhëtimit për Libanin dhe Izraelin dhe ka autorizuar…

Read More

KFOR njofton dërgimin e trupave shtesë nga Britania e Madhe dhe Rumania në Kosovë pas sulmit të 24 shatorit. Vendimi për trupa shtesë, KFOR thotë se erdhi nga Komandanti Suprem ti Aleatëve të NATO-s në Europë dhe u miratua nga Aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut, si një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. “Një kontigjent prej dyqind ushtarësh britanikë nga Batalioni i Parë i Regjimentit…

Read More

Në premierën e “Në Kuadër të Dashurisë” që u mbajt në Kosovë një natë më parë ishte i pranishëm edhe protagonisti i filmit, Luiz Ejlli. Këngëtari në këtë dalje i është përgjigjur edhe disa pyetjeve që qarkullojnë në rrjet. Do marrësh pjesë në Festivalin e Këngës? “Jo, nuk do marrë pjesë, nuk jam kurrkund, janë thjesht lajme ‘fake’, nuk jam as në festivalin shqiptar, asnjë gjë”. Planet për këngë të reja? “Po, do të publikoj një këngë me Getoar Selimin dhe një tjetër këngë me Flori Mumajesin.” Ka pasur krisje në raport me Noizyn? “Jo, s’ka pas lidhje, s’ka krisje”.

Read More