Author: tirana

Moderatorja Fjodora Fjora konfirmoi ndarjen nga partneri i saj libanez, teksa ka treguar edhe arsyet që dërguan në përfundimin e romancës. “Iku, dy ishin mundësitë e kam thënë nuk ishte shqiptar. Ose do shkoja unë të jetoja në Libi por po flasim para dy vitesh ose do vinte ai të jetonte në Shqipëri. Të dyja vendet ishin katastrofë. E kam fjalën që për një libian Shqipëria dukej si Libia kështu që tha më mirë po rri në Libi”. Më tej, Fjora ka ndarë kriteret që duhet të plotësojë partneri i saj i ardhshëm. “Unë nuk kërkoj më fatin, e kam…

Read More

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka përvetësuar një shumë parash duke shpërdoruar detyrën. Policia sqaron se ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar një shumë parash duke shpërdoruar detyrën operator shitjesh në një subjekt privat, pasi ka orientuar klientët që të kryenin pagesat për blerjet, në emër të tij dhe jo në emër të subjektit. “Specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara…

Read More

E cilësuar si një nga urat më të bukura në Ballkan, Ura e Matit apo e njohur si Ura e Zogut do t’i nënshtrohet më në fund një ndërhyrjeje emergjente. Me statusin Monument Kulture, ura historike u dëmtua ndër vite, duke vënë kështu alarmin për miratimin e një projekti që do ta mbante atë në këmbë. Ky projekt teknik i hartuar u miratua në shkurt të këtij viti nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Në atë kohë, Ministria e Kulturës deklaroi se ky projekt ishte fryt i punës së ekspertëve dhe profesorëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin…

Read More

Jasir Asani ka darkuar mbrëmjen e kaluar me këngëtaren Samanta Karavella dhe menaxherin e saj, Arian Demolli. Në foton e shkrepur ata shihen teksa janë duke zhvilluar një bisedë në të cilën Jasiri duket që është i fokusuar komplet. A ka qenë një takim thjesht mes miqsh, apo mos vallë këngëtarja shqiptare do të lancojë ndonjë klip, ku i pranishëm mund të jetë dhe futbollisti, duke qenë se është personazhi më “in” i momentit, këtë nuk e dimë dhe ngelet thjesht për tu parë në vijim.

Read More

Dy ngjarje të rënda janë shënuar këtë të enjte në Shkodër. Në lagjen “Kongresi i Përmetit”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte, Z. I., 74 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Ndërsa, rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Read More

Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Kreu i AMP-së ka dorëzuar dorëheqjen tek ministri i Brendshëm. Deri tani nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar Veliun drejt këtij vendimi. Veliu e mban këtë post prej gati një viti. Më herët ai ka qenë zv.ministër i Infrastrukturës ndërsa ka mbajtur edhe postin si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Read More

Deputetët e opozitës kanë dalë nga ambientet e Kuvendit. Gazment Bardhi thotë se nuk e njohin vendimin e përjashtimit për 23 prej tyre. “Pas diskutimeve me kolegët në këtë mbledhje grupi, kemi vendosur për ta vijuar aksionin opozitar Brenda parlamentit. Për ta kthyer në shinat e kushtetutshmërisë. Kemi konstatuar pavlefshmërinë për të përjashtuar nga Kuvendi pjesën dërmuese të deputetëve të opozitës, u kërkojmë anëtarëve që vetëm firmosin vendime që të mësojnë edhe matematikën në klasë të parë, ndërsa kanë marrë vendim për ta na përjashtuar 10 ditë, i kanë përjashtuar 11 ditë, edhe pse rregullorja parashikon 10 ditë. Kjo tregon…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla është parë në dyert e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Memolla ishte i shoqëruar nga avokati i tij. Bëhet fjalë për një përgjim sipas të cilit pretendohet se paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve në këmbim të votave.

Read More

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për 27 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Tempulli”, që akuzohen për shitjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Gjykata e Apelit bën me dije se të arrestuarit kishin kërkuar masë më të butë sigurie, por masa ka mbetur e pandryshuar “Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitura, nga personat nën hetim me iniciale R.P, Xh. Gj (B), E.H, R.A, E.P, M.K, E.D, S.S, S. M, B.M, D.S, D.C (V), O.V, L.D, F.Q, F.A, F.H, K.K, K.K, S.M, K.X, F.P, E.P,…

Read More

Sociologia Eris Dhamo ka folur rreth familjes dhe momentit kur vendoset se sa fëmijë një çift dëshiron të ketë. Sipas saj duhet të jenë gratë ato që vendosin se sa fëmijë duan të bëjnë, ndërsa në këtë çështje burrat luajnë një rol dytësor. “Unë kam parë që gratë kërkojnë më tepër angazhim dhe realizim personal, pasi tek e fundit, trupi është trupi i gruas dhe vendimin final duhet ta marr gruaja. Ajo e di se çfarë ndodh me trupin e saj dhe si do e përballojë atë që do ndodh me trupin e saj. Kështu që burrat në këtë dimension…

Read More

Mosdakordësia qeveri dhe opozitë është pasuruar me një tjetër, ajo se kujt i takon të përgatisë bazën ligjore që i jep mundësi shqiptarëve që jetojnë jashtë të votojnë nga aty ku jetojnë. Socialistët dhe deputetët demokratë mbështetës të Sali Berishës kërkojnë që vota e diasporës të jetë ekskluzivitet i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërsa për demokratët e Lulzim Bashës duhet të jetë Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, siç e kërkon edhe Gjykata Kushtetuese. Në vendimin e saj ajo ia la detyrë “zgjedhores” që deri në janarin e 2024 të ndërmarrë të gjitha ndryshimet ligjore që në parlamentaret e ardhshme…

Read More