Forumi Musliman i Shqipërisë organizon një tubim në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez. Në këtë tubim do të bëhet thirrje për ndalimin e luftës si dhe do të dënohen krimet dhe masakrat të bëra ndaj popullsisë civile. Tubimi do të jetë konform ligjit dhe për të është bërë njoftimi i nevojshëm pranë organeve kompetente. Forumi Musliman i bën thirrje të gjithë popullit shqiptar të jenë të pranishëm në këtë tubim dhe do të organizohet ditën e Premte në orën 16:30, në sheshin Skënderbej.
Author: tirana
Këtë të enjte u mbajt seanca gjyqësore për njohjen e ndryshimeve statutore të Kuvendit Kombëtar të PD-së, të miratuara më 2 shtator të këtij viti, ku sot togat e zeza njohën si palë të tretë përfaqësuesin ligjor të Gazment Bardhit dhe Rithemelimin. Gjatë fjalës së tij gjyqtari Niko Rrapi theksoi se “Gjykata ka vlerësuar se pjesëmarrja e palëve është e nevojshme, pasi kanë interes në zgjidhjen e këtij procesi. Në këtë moment gjykata nuk gjen asnjë arsye të revokojë vendimi e saj të mëparshëm për thirrjen e palëve në proces si palë të treta.Në lidhje me kërkesën e PD përfaqësuar…
Kryeministri Edi Rama dhe lideri i partisë AAK, Ramush Haradinaj janë takuar në Tiranë. Takimi është zhvilluar këtë të enjte dhe lajmin e ka bërë të ditur Haradinaj, ku ka postuar edhe disa foto me kreun e qeverisë. Haradinaj shkruan se ka qenë një takim vëllazëror dhe se takimi kishte në fokus sfidat e Kosovës dhe procesin e dialogut. ”I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj”,-shkruan Haradinaj. Postimi i plotë Sot në Tiranë një takim…
Macet janë ndër kafshët më të dashura në mbarë botën. Këto janë krijesa shumë simpatike me një pamje të adhurueshme që e duan rehatinë dhe kohën e mirë.Megjithatë ka disa mace në botë që bëjnë një jetë luksoze. Si është e mundur kjo? Por sigurisht falë kujdestarit të tyre të pasur i cili ose ua transferoi pronën e tij ose krijoi profile për ta në rrjetet sociale dhe të dy u pasuruan. Pra, le të shohim 4 macet më të pasura në botë. Nala, është një mace mbresëlënëse siameze që jeton në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara. Në janar 2023, u…
Parlamenti Evropian (PE) ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke e quajtur sulm terrorist dhe ka kërkuar përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje. Këto janë përfshirë në rezolutën për zhvillimet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimeve në veri të Kosovës. Teksti i kësaj rezolute, u hodh në votim në seancën plenare të 19 tetorit, është përpiluar duke marrë parasysh disa propozime të grupeve politike në PE. Në tekstin e rezolutës përmenden rrethanat të cilat kanë ndikuar në rritjen e tensioneve në veriun e Kosovës,…
Deputetët e grupit të Rithemelimit, po qëndrojnë prej orës 10:00 në sallën e seancës plenare në Kuvend, edhe pse atje është errësirë. Disa prej deputetëve opozitare janë ulur përtokë, e disa nëpër karrige. Deputetët kanë zgjedhur pikërisht këngën “Mora fjalën”, kushtuar legjendarit Adem Jashari nga artistja e madhe Shkurte Fejza.
Një burrë është viktimë e dhunës në familje. Një grua shtatzënë qëlloi me thikën e bukës bashkëjetuesin e saj, Erald Toskun pas një konflikti në banesë. Motra e Toskut në emisionin ”Me Zemër të Hapur”, ka zbuluar detaje lidhur me ngjarjen. Ajo rrëfeu se vëllai i saj ka qenë në gjendje gripale dhe ka kërkuar të ikë në punë duke qenë se çifti banonte në një shtëpi me qira, por bashkëjetuesja e tij ka kundërshtuar. ”Kanë debatuar për ikjen në punë dhe kanë kaluar në fjalë fyese, kush je ti e kush jam unë. Në ato moment vëllai shkoi të…
Sali Berisha akuzoi sot kreun e grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçim duke thënë se është përjashtuar nga studimet në Gjenevë për shkak se është marrë me drogë. Në një prononcim për mediat nga Parlamenti, ai tha se Çuçi gjatë kohës që drejtonte ministrinë e Brendshme, mori këshilltar kryesor një prej trafikantëve të Saimir Tahirit. “Hetoni pak vitet e Çuçit pse është përzënë nga Zvicra. Shkoni dhe pyesni pse është përzënë nga Gjeneva ku ka qenë studentë. Është përzënë për drogë. E di vetë ai. Pyesni pak kush është Arianit Arapin, është krahu i djathtë i Sajmir Tahirit në trafikun…
Policia e Kukësit ka arrestuar drejtuesin e një prej mjeteve për aksidentin tragjik të mbrëmjes së kaluar në Tunelin e Kalimashit, ku humbën jetën dy qytetarë nga Kosova dhe u plagosën 3 persona. Pas hetimeve të policisë dhe verifikimeve të kamerave të sigurisë brenda në tunel, efektivët arrestuan drejtuesin e mjetit tip Benz, A.B, 48 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin S. O. dhe autobotin tip “MAN” me drejtues shtetasin Sh.S. Nga ky aksident humbën jetën drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi S. O.,…
Izraelin që është në luftë, e viziton kryeministri britanik Rishi Sunak. Ai mbërriti këtë të enjte në Tel Aviv, për tu takuar me kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe Presidentin Isaac Herzog para se të udhëtojë në kryeqytete të tjera rajonale. Sunak shprehu ngushëllimet për humbjen e jetëve në Izrael dhe Gaza, dhe the se Britania e Madhe qëndron krah Izraelit përballe krimeve të tmerrshme të Hamasit. Ai pohoi se shpërthimet vdekjeprurëse në spitalin e Gazës ku mbetën të vrarë qindra palestinezë, duhet të shërbejnë si moment vendimtar për të bërë bashkë liderët në rajon dhe rreth botës për të shmangur përshkallëzim…
Bllokimi që sot një pjesë e opozitës bëri në seancën plenare, ku edhe u mbyll pa nisur ende, bën që PS-ja të kërkojë përjashtimin e 26 deputetëve nga punimet e Parlamentit dhe marrjen e masave disiplinore për ta. Deputetët janë përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, pasi mëngjesin e të enjtes bllokuan punimet, duke kthyer përmbys karriget e ministrave. Vendimi u mor nga kryetarja Lindita Nikolla, pas kërkesës së grupit parlamentar socialist. Masat janë për: Sali BerishaFlamur NokaAlbana VokshiXhelal MziuGazmend BardhiBledion NallbatiEdmond SpahoSaimir KorreshiLindita MetaliajRamadan LikajLuan BaçiLefter GeshtenjaIna ZhupaHelidon BushatiIsuf ÇelaAsllan DogjaniBujar LeskajLodovik HasaniTritan ShehuGreta BardeliDhurata ÇupiSorina KoteKastriot…
Sot Parlamenti i Shqipërisë prodhoi lajme për kaos, por jo gjithçka u ka në ekran. Në momentin që kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi përfundoi deklaratën në oborrin e parlamentit pati një komunikim me ministrin e Brendshëm, Taulant Ballën. ”Po të përdor Sali Berisha”,-i tha Balla, ndërkohë Bardhi i ka kthyer përgjigje duke i thënë ”Ty të kanë përdorur bandat”.