Author: tirana

Sali Berisha vijon që të flasë live në Facebook nga salla e Kuvendit, edhe pse dritat janë fikur dhe seanca e kësaj të enjte u mbyll. Berisha ka zaptuar Foltoren, ndërsa thotë se beteja e tij sapo ka nisur. ”Kjo është dita e parë e betejës sonë me këta gangster. Ka raportet më të zeza me lidhjet me grupet e drogës tek grupet në Ekuador dhe në vendet e tjera. Ka raportet më të zeza, në liritë e të drejtat e qytetarëve dhe dhunimin masiv të votës. Jam i bindur se qindra mijëra nga ju do donit të ishit të…

Read More

Deputetë të Rithemelimit bënë që seanca plenare të mos nis sot, dhe deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi tha se e gjithë skena është e porositur nga faktorë që janë kundër Kosovës. Për të kjo sjellje rrugaçërore, siç ai e quajti, heqin vëmendjen nga sulmi i 24 shatorit në veri të Kosovës. “Qëndrimi mbahet jo me mënyrë rrugaçërore. Kjo është një situatë e porositur, po bëhet çdo përpjekje për të kaluar situatën nga Kosova, kjo është e pamundur sepse institucionet janë shumë të forta, është porositur nga ideja që duhen ndihmuar nga faktorët kundër Kosovës, unë mendoj që është një…

Read More

Një ngjarje që mund të përfudonte në tragjedi ka ndodhur në Korçë. Një burrë ka plagosur bashkëshorten e tij në zonën e pazarit të vjetër të Korçës, pas një grindjeje të çastit. Burri e ka goditur gruan me mjet të mprehtë. Gruaja është transportuar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, i plagosur lehtë ka mbetur edhe një tjetër person që ka ndërhyrë për të ndarë bashkëshortët.

Read More

Siç edhe e kishin paralajmëruar, deputetët e opozitës nuk kanë lejuar që ministrat të ulen në vendet e tyre në Parlament dhe seanca plenare e cila nuk nisi, por u mbajt live në Facebook nga Sali Berisha zgjati vetëm 20 minuta. Kjo pasi Kuvendi bëri me dije se seanca e sotme plenare është mbyllur. Por grupi i Berishës dhe i Bardhit janë brenda Kuvendit dhe po flasin live në Facebook, edhe pse Kuvendi ka fikur dritat. Deputeti socialist, Erion Braçe ka ironizuar kaosin e shkaktuar nga opozita në Kuvend. Braçe u shpreh se lëvizja e deputetëve te opozitës vjen për…

Read More

Sali Berisha gjatë fjalës live në Facebook nga salla e Kuvendit, u përplas edhe me zv/kryetaren e parlamentit Ermonela Felaj, të cilës i tha se është “turpi i Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës”, pasi ka futur 5 familjarë në Prokurorinë e Tiranës. Berisha u shpreh se bashkëshorti i Felajt është marrë peng për shkak të “gjobave” që ajo ka vendosur gjatë detyrës si prokurore. “Bërtisni sa të doni, por unë po komunikoj me qytetarët dhe me britmat tuaja nuk shuani dot zërin tonë. Nuk është parlamenti prokuroria e Tiranës, ti je turpi i Shqipërisë, turpi i Ballkanit, i Europës. Ke futur…

Read More

Nga salla e Kuvendit të Shqipërisë që u mbyll pa nisur, por që deputetët e opozitës janë ende brenda sallës dhe deputeti Flamur Noka tha se deputetët e PS-së kanë firmosur në fleta të bardha përjashtimet e tyre nga zhvillimet e Kuvendit. Ka zgjatur vetëm 20 minuta seanca e sotme plenare, pasi zhvillimi i saj normal u pengua nga deputetët e Sali Berishës. E para që u largua nga seanca ishte deputetja Flutura Açka e cila është e grupimit pro Basha, e më pas u larguan deputetët e mazhorancës.

Read More

Seanca plenare në Parlamentin e Shqipërisë ende nuk ka nisur, pasi deputetët e opozitës kanë bllokuar vendet ku ulen ministrat. Por kjo nuk e ka penguar Sali Berishën, që të dalë live në Facebook nga salla e seancën plenare dhe të mbajë një fjalim. Kjo situatë po kundërshtohet nga maxhoranca, por deputetëve të PS-së, Berisha iu drejtua me thirrjen që të pushojë, pasi nuk e ndalojnë dot zërin e opozitës. ”Deputetët e opozitës fillojnë sot qendresën e tyre pemamente, sepse ky parlament është shndërruar në një institucion personal të Edi, Edi Ramës dhe Lindës së parlamentit që e drejton këtë…

Read More

Pensionistë dhe minatorë po protestojnë këtë të enjte para Kuvendit, në një kohë që sot mbahet edhe seanca plenare. Ata kërkojnë njëzëri rritje të pensioneve, por edhe miratimin e statusit të minatorit. Protestuesit pasi i kërkuan policisë që të hapte rrugën, janë konfrontuar me këtë të fundit. “Na hapni rrugën. Mos na prekni me dorë”, dëgjohet teksa thotë një nga protestuesit. Ndërkohë një tjetër iu drejtohet forcave të policisë se ”turp të keni”.

Read More

I sapodalë nga burgu, Martin Bardhi u vra në mes të Rrëshenit, dhe krimi që ndodhi në shtator cenoi rëndë rendin dhe sigurinë publike. Kur ende nuk ka autorë për këtë krim, Policia është vënë sërish në lëvizje. Pas ndryshimit të strukturës drejtuese të Komisariatit të Policisë Mirditë, në këtë zonë janë dislikuar dhe dy grupe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës të cilët qëndrojnë përgjatë 24 orëve. Patrullat e policisë lëvizin gjatë gjithë kohës në qytetin e Rrëshenit, ndërsa plani i masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike të cenuar rëndë gjatë viteve të fundit po drejtohet…

Read More

Ushtria izraelite ka vrarë Jamila al-Shanti, e cila është e veja e bashkëthemeluesit të Hamasit Abdel Aziz al-Rantisi dhe gruaja e parë e zgjedhur në 2021 në Byronë Politike të organizatës. Këtë e bëjnë të ditur burime lokale. Burri i saj Al-Rantisi u vra në vitin 2004 po nga një sulm izraelit. Nga ana tjetë,r Egjipti ka konfirmuar hapjen e një kalimi për ti shkuar në ndihmë palestinezëve në Gaza. “Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sissi dhe presidenti amerikan Joe Biden kanë rënë dakord për furnizimin e ndihmave humanitare për Rripin e Gazës përmes kalimit Rafah në mënyrë të qëndrueshme”, tha…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i shoqëruar nga Drejtori i DVP, Durrës Skënder Hita zhvilloi një takim me strukturat e Komisariatit të Policisë në Kavajë, ku theksoi nevojën për thellimin e procesit të vetë-pastrimit të radhëve të policisë dhe rritjen e besimit të publikut. Ministri nënvizoi gjithashtu angazhimin për të përmirësuar kushtet financiare, qoftë sa i përket pagës së përgjithshme nëpërmjet ndryshimeve në buxhetin e ardhshëm, ashtu edhe për pagesat e orëve shtesë që u miratuan në mbledhjen e fundit të qeverisë. Balla vuri në dukje se është bërë një punë e lavdërueshme nga strukturat e Komisariatit të Kavajës përgjatë…

Read More

Alyssia Paljevic është shtetasja më e Republikës së Shqipërisë. Atletja me origjinë nga Ulqini, por e rritur në Francë është betuar para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku ka ndarë një foto në rrjetet sociale, duke e cilësuar Alyssian krenari të kombit tonë. Ai shton se tashmë Alyssia është shqiptare jo vetëm me gjak, por edhe me nënshkrim, ndërsa i ka uruar asaj suksese që të bëjë krenarë shqiptarët kudo në botë. “Ceremonia e betimit të shtetases më të re të Republikës së Shqipërisë, Alyssia Paljevic. Alyssia, me origjinë nga Ulqini dhe e rritur në Francë është KRENARIA…

Read More