Author: tirana

Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën, që bën thirrje për një “pauzë humanitare” në konfliktin e furishëm Izrael-Hamas pasi teksti nuk respekton të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, tha ambasadorja amerikane. Dymbëdhjetë nga 15 anëtarët e Këshillit votuan në favor të rezolutës së paraqitur nga Brazili dhe negociuar gjatë disa ditëve, ndërsa Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar abstenuan. Dhe Shqipëria mbajti një qëndrim parimor. Pavaresisht votës kundër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mbështeti Izraelin dhe të drejtën për mbrojtje të tij dhe abstenimit të Britanisë së Madhe,…

Read More

Kryetari dhe bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës zgjedhore u takuan këtë të mërkurë gjatë paradites larg syrit të medias. Takimi mes Damian Gjiknurit dhe Enkelejd Alibeajt u zhvillua në një restorant pranë selisë së re të Partisë Demokratike ku ndodhet grupimi i Lulzim Bashës. Ishte Alibeaj i cili priti për disa minuta Gjiknurin dhe pas mbërritjes së këtij të fundit, diskutimi u zhvillua në ambientet e brendshme të restorantit. Në përfundim, Alibeaj tha jashtë kamerave se reforma zgjedhore kishte përfunduar 1 vit më parë kur mazhoranca refuzoi, por kur u pyet për takimin, ai nuk pranoi të jepte…

Read More

Disa dëshmitarë të sulmit në Spitalin Al-Ahli në Gaza përshkruan tmerrin që përjetuan. “Njerëzit erdhën me vrap në departamentin e kirurgjisë duke bërtitur na ndihmoni, na ndihmoni, ka njerëz të vrarë dhe të plagosur brenda spitalit,” tregoi një mjek. Ai e gjeti spitalin plot me trupa të copëtuar dhe njerëz të plagosur. “Ne u përpoqëm të shpëtonim këdo që mund të shpëtohej, por numri ishte shumë i madh për ekipin e spitalit,” shtoi ai. Shpërthimi i të martës vrau qindra palestinezë dhe shkatërroi një mision diplomatik të presidentit amerikan Joe Biden, i cili mbërriti në Izrael të mërkurën për të…

Read More

Komisionet në sigurimin e makinave kushtojnë më lirë. Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare, ato janë ulur me 10%, pas ndryshimeve ligjore në vitin 2021. Vendosja e një tavani për komisionet e ndërmjetësimit në sigurimet e detyrueshme motorike ka sjellë një ulje të ndjeshme të tyre me rreth 10 pikë përqindje. Pas hyrjes në fuqi të ligjit në vitin 2021, komisionet janë reduktuar, nga 27%, në mesatarisht 17%. Në konferencën për zhvillimin e sektorit të sigurimeve, Drejtoresha Ekzekutive e AMF, Mimoza Kaçi, tha se sektori i transportit ka përjetuar ndryshime pozitive në skemën e sigurimit. Tregu shqiptar i sigurimeve ka pasur…

Read More

Pas Kombëtares, prozhektorët e futbollit shqiptar kthehen nga derbi. Partizani dhe Tirana do të luajnë ndeshjen e prapambetur të javës së gjashtë të kampionatit. Sfida ndërmjet rivalëve të përjetshëm është shansi që ekipet ti afrohen kreut, pas oshilacioneve në javët e fundit. Tirana vjen në këtë sfidë pas fitores 0-1 ndaj Vllaznisë, takim që u zhvillua në Kukës. Ndërkohë Partizani mposhti 4-3 Kukësin në “Arenën e Demave”.

Read More

Pas ndarjes nga Egli, aludohet se aktori Olsi Bylyku po shijon prej katër muajsh romancën me të dashurën e re, e cila mendohet se është gazetare në Tv Klan. Megjithatë, sot në një postim në Instastory në një mënyrë ose tjetër Olsi “theu heshtjen” pas zërave që qarkullojnë për lidhjen e shumë përfolur. “Një në Angli, një në Gjermani, 7 në Zvicër, një në Suedi. Një kaçurrelse, njëra është bjonde. 7 kushërira, tjetra me onde”, është teksti i këngës që po dëgjon Olsi Bylyku, për të cilin thotë se kështu ndihet kur dëgjon lajmet për të. Ndonëse me këtë video ai…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim me strukturat e qarkut Tiranë foli ndër të tjera për nisjen e aksionit opozitar, duke u shprehur se do të nisin qëndresën e tyre që nga parlamenti. “Qëndresa do fillojë nga parlamenti. 43 deputetët e PD nisin të enjten qëndresën e tyre në parlament. Nuk ka më nënshtrime nga një kriminel, që s’ka parim e që shet e blen gjithçka për pushtetin e tij. Do e nisim në parlament për të mos e ndalur më, deri në vendosjen e të drejtës së votës së lirë së shqiptarëve. Do e nisim ne sepse kështu e…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit. Mësohet se dy autobotë janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga aksidenti i rëndë kanë humbur jetën dy persona. Përplasja ka ndodhur pranë tunelit të Kalimashit. Nga aksidenti është bllokuar rruga komplet, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje.

Read More

Këngëtarja e famshme, Adele ndaloi së konsumuari alkool prej tre muaj e gjysmë. Historinë e varësisë nga alkooli ajo e rrëfeu teksa fliste në shfaqjen e saj në Vegas. Adele tregoi se vuante nga çrregullimi i personalitetit kufitar (BPD), një çrregullim mendor që karakterizohet nga një model i paqëndrueshmërisë emocionale dhe alkoolizmi është një çrregullim që është i zakonshëm tek njerëzit me BPD. “Unë ndalova së piri ndoshta tre muaj e gjysmë më parë. Është e mërzitshëm. Dua të them, kam vuajtur nga BPD shumicën e të njëzetave të mia, por më mungon kaq shumë”, tha Adele. Më pas ajo e ktheu në…

Read More

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, ka zyrtarizuar me Lordin Kancelar dhe Sekretar i Shtetit për Drejtësinë, Alex Chalk, fillimin e implementimit të marrëveshjes për transferimin e shtetasve shqiptarë të dënuar nga Britania e Madhe për në Shqipëri. Kjo marrëveshje konkretizon vullnetin politik ndërmjet dy qeverive dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike. Qëllimi kryesor i marrëveshjes është rehabilitimi social i të dënuarve shqiptarë në Britani, duke i krijuar mundësinë e vuajtjes së pjesës së mbetur të dënimit në atdhe, pranë nënave, fëmijëve, bashkëshorteve dhe familjeve të tyre. Marrëveshja do të jetë me 0 kosto financiare për shtetin…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me një seri vendimesh defakto politikisht bën të paqenë opozitën në parlament. Në takimin me strukturat e qarkut, Berisha paralajmëroi Ramën dhe theksoi se kupa po derdhet. “Procesi i bashkimit të deputetëve, sepse ne nuk e injorojmë, ne ishim të ndarë, u përball me një ndërhyrje brutale nga ana e qeverisë. Së pari përpjekja për të caktuar kryetarin e grupit parlamentar sigurisht ka gjetur pengun e vet, peng Bashën dhe me të bën të gjitha skemat. Këto qëndrime janë shoqëruar nga përjashtimi i opozitës në tërësi nga cdo…

Read More

Aktori i humorit, Elvis Pupa, pas përfundimit të “Big Brother Vip”, vendosi që të provojë një tjetër eksperiencë televizive, kësaj here të sfidonte veten në kërcim. Së fundmi, gjatë provave për spektaklin “Dancing With the Stars”, Visit i ka ndodhur një “incident”. Më saktë i janë grisur pantallonat. Ai sigurisht e ka kaluar me shaka këtë moment së bashku me balerinën e tij. @topchanneltvalbania Ekskluzive! Elvis Pupës i grisen pantallonat në provat e para… #topchannelalbania #foryou #show #fyp #foryoupage #tv #topchannel #dwts ♬ original sound – Top Channel TV

Read More