Author: tirana

Një apartament në një pallat në Tiranë është shkrumbuar plotësisht nga flakët ditën e sotme. Mësohet se zjarri ka rënë në një apartament në katin e 7-të, të një pallati në rrugën “Rexhep Shala”, teksa flakët kanë arritur edhe në një apartament në katin e 8. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, teksa të gjithë banorët janë nxjerrë jashtë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Nuk dihet ende shkaku i nisjes së zjarrit, ndërsa mësohet se flakët kanë nisur nga dhoma e gjumit e shtëpisë që ndodhej në katin e 7.

Read More

Policia franceze ka njoftuar se sot ka evakuuar tetë aeroporte në territorin e Francës për shkak të kërcënimeve për bombë. Siç raporton Reuters, janë evakuuar aeroportet në Toulouse, Biarritz, Pau, Nice, Lyon, Lille, Rennes dhe Nantes. Evakuimi do t’Iu mundësojë autoriteteve të sigurisë “të qartësojnë çfarëdo dyshimi që kishin” lidhur me kërcënimet. Janë anuluar zbritjet dhe ngritjet e aeroplanëve në aeroportet që janë “prekur” nga këto kërcënime, kurse pasagjerët janë paralajmëruar për vonesa deri në tri orë.

Read More

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu pas ndërhyrjeve tek dentisti dhe klinika “Spitali i zemrës” në pronësi të Roland Xhaxhos ku ushtron aktivitetin dhe e bija e tij Ina Xhahos, ka bërë që prokuroria të hapë një hetim. Ende pas më shumë se dy javësh mungon përgjigja e autopsisë se përse ndërroi jetë i mituri Brian, ndërsa ndaj klinikës së stomatologëve dhe “Spitali i zemrës” nuk kanë munguar denoncimet publike dhe nga persona të tjerë. WebLajm raporton një fakt të pa bërë publik më parë, atë të bastisjes së banesës në pronësi të doktorit dhe vjedhjes së parave. Sipas dokumentave, rezulton…

Read More

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka mbajti këtë të mërkurë një fjalim nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili u mblodh në një seancë të posaçme. Milanoviç përsëriti qëndrimin e Kroacisë për të mbështetur fuqimisht Shqipërinë për anëtarësimin në BE. Milanoviç më herët gjatë ditës ka zhvilluar një takim me presidentin Bajram Begaj dhe ka kryer një konferencë për mediat me të. “Ju falenderoj për mikpritjen tuaj të ngrohtë, ne vendin tuaj të mrekullueshëm. Dy vendet tona mike dhe alete ndajnë lidhje kulturore, historike, gjeografike dhe politikë. Miqësia jonë daton shamë larg dhe marrëdhëniet e ngushta u konfirmuan kur ishte mëse…

Read More

Ka nisur sot seanca e pyetjes së dëshmitarëve të thirrur nga SPAK për tragjedinë e Gërdecit, mes të cilëve do të jetë edhe Shkëlzen Berisha. Mes 14 dëshmitarëve të pyetur sot ka qenë edhe Fejzi Shehu ish-roje në fabrikën e demontimit të armëve. Shehu ka deklaruar se ka parë momentin kur karroca e salduar ka marrë flakë në 15 mars. “Kam punuar në fabrikë me 14 dhe 15 mars, Qemal Deliu doli disa herë për saldim me lejen e përgjegjësit, emrin e tij e mësova më pas”, ka deklaruar ndër të tjera Shehu.

Read More

Zbardhen të tjera diskutime nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PD-së, ku deputetët dhanë propozimet e tyre për dalje për dalje nga kriza që ka prekur këtë parti. Janë bërë Publike qëndrimet e deputetëve, mes të cilëve dhe atë të Tritan Shehut. Ky i fundit sugjeron që deputetët e përjashtuar nga PD të rikthehen në grup. Ndërkohë, Berisha thekson se situata është më keq se në vitin e mbrapshtë të 1997-ës. DISKUTIMI Tritan Shehu: Ne duhet ta fillojmë duke bërë hapa konkret sa i përket bashkimit të opozitës. Duhet të na ktheni të gjithëve në grupin…

Read More

Ylli i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani ka dhënë një intervistë për median e huaj “Cronache Di Spogliato”. Ai ka folur për tifozerinë kuqezi, për golat, Silvinjon si dhe ofertat nga kampionatet e huaja. “Jam i bindur nëse në Tiranë do të kishim “Camp Nou”, shqiptarët do ta mbushnim plot. Jemi të çmendur pas futbollit. Në Shqipëri po na japin një dashuri ekstreme, në rrugë po na quajnë heronj. Kam mesazhet në celular të mbushura, nga mesazhet në Instagram me raste humb dhe ato të familjarëve të mi. Mendoja se Shqipëria nuk do të më thërriste kurrë më, por ja ku…

Read More

Hungari-Serbi u luajt në një atmosferë të zjarrtë në “Puskas Arena” të Bundapesit gjatë së shtunës në mbrëmje. Skuadra hungareze fitoi 2-1, sukses të cilin e festoi gjatë me tifozët e saj të zjarrtë. Në një moment, një tifoz hungarez shpalosi një shall të Kosovës dhe e drejtoi atë nga vendi ku ishin vendosur ultrasit serbë. Tre roje sigurie ndërhynë, duke u sjellë ashpër dhe në mënyrë të turpshme ndaj tifozit, siç dallohet në foto. Menjëherë vepruan edhe tifozë të tjerë hungarezë si pasojë e sjelljes së patolerushme të rojeve të sigurisë. Dhe i dolën në mbrojtje tifozit.

Read More

Vasil Laçi, i cili humbi të ëmën në shpërthimin e Gërcdecit që ndodhi në vitin 2008 thotë se asokohe ishte 15 vjeç dhe punonte në fabrikën e çmontimit. Ai tregoi se punën e nisi në vitin 2007 ku më pas mori mamin dhe babanë. Më tej tregoi se në momentin që ndodhi shpërthimi të gjithë u larguan por e ëma e i ati ngelën brenda. E ëma i humbi jetën pas 10 ditësh në Itali, ndërsa i ati qëndroi për 9 muaj në koma asokohe. “Në 2007 unë kam filluar punë në fabrikën e çmontimit. Më pas erdhën predhat e…

Read More

Dy emigrantë ilegalë shqiptarë që u kapën duke vjedhur vilën luksoze 1.5mln paundë të një futbollisti në Angli do të burgosen e më pas dëbohen nga vendi, teksa i kishin thënë policisë me ironi: “Shumë mirë që na kapët, është shumë ftohtë për të qëndruar këtu”. 23 vjeçari Sebastiano Gjoni dhe 26 vjeçari Skelidano Koliqi, u arrestuan pasi kishin hyrë në një shtëpi në zonën e vilave të futbollistëve në Cheshire, gjatë të ftohtit të janarit që shkoi. Policia u sinjalizua për vjedhjen kur rezidentët që gjendeshin në shtëpi telefonuan në numrin e emergjencës 999 pasi dëgjuan zhurma në banesë…

Read More

Parlamenti Evropian ftoi Malin e Zi që të tejkalojë ndasitë politike dhe të përparojë në procesin e integrimeve evropiane, duke theksuar se kriza aktuale politike ia ka humbur një vit të tërë këtij shteti kandidat për Bashkimin Evropian. Kjo është përfshirë në rezolutën për Malin e Zi që u votua më 18 tetor në PE. Ajo u hartua nga raportuesi për Malin e Zi në PE, Tonino Piculla, socialdemokrat nga Kroacia. Gjatë debatit për rezolutën, shumë eurodeputetë shprehën shqetësime për përpjekjet për ndikim nga Rusia në Mal të Zi si dhe përshëndetën vazhdimin e përshtatjes së plotë të Podgoricës me…

Read More

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u është vazhduar masa e paraburgimit nga gjykata Speciale e Hagës. Vendimet për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Thaçit dhe Veselit, janë marrë nga kryetari i trupit gjykues Charles Smith III më 16 tetor 2023. Sipas këtyre vendimeve, më 25 shtator 2023, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dërguar parashtresat e saj për rishikimin e masës së paraburgimit për Thaçin dhe Veselin. Mbrojtja e Thaçit thuhet se ia kishte dorëzuar përgjigjet e tyre për këtë parashtresë më 29 shtator 2023, ndërsa ajo e Veselit më 5…

Read More